Fushata e vaksinimit anti-Covid ka nisur sot në Shkodër me 150 vaksinat e para të Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë siguroi se në ditët e ardhshme “do rritet numri i vaksinimeve.
“I pari do të nisë drejtori i spitalit rajonal, për të dhënë një shembull. Pastaj vijnë edhe mjekët e infermierët e spitalit të Lexhës dhe do të jemi edhe tek azili në Shkodër”, tha Manastirliu.
Në prani të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ky proces startoi dhe në këtë qytet, ku kanë ardhur disa doza vaksine. I pari që bëri vaksinën ishte një mjek, të cilit Rama i uroi shëndet.
Ministrja lajmëroi se të enjten e kësaj jave hapet edhe qendra e vaksinimit në Vlorë, duke shtuar se “jemi gati ta shtrijmë vaksinimin me ritme të shpejta në gjithë Shqipërinë”
“Vaksinimin do ta infeksifikojmë. Kanë mbërritur këtu vaksinat e para. Do të hapim të enjten qendrën e vaksinimit në Vlorë dhe do të shtrijmë kështu këtë proces në gjithë vendin.”, tha ministrja.
Ministrja Manastirliu tha se tashmë, me hapjen e pavijoneve Covid edhe në spitalin e Durrësit dhe të Shkodrës, nga dita e djeshme, mjekët e infermierët që do të trajtojnë pacientët me koronavirus do të marrin bonusin njësoj si mjekët në spitalet Covid në Tiranë.
“Me futjen në sistemin e pacientëve covid, si spitale covid futen dhe në sistemin e bonuseve të gjithë mjekët e infermierët. Sa i përket bonueseve, të gjithë spitalet rajonale që kanë trajtuar raste post covid apo të dyshuara ne në bazë të punës i kemi shpërblyuer me bonues në bazë të ngarkesës që kanë pasur”.
Po Voltana, nuk e beri vaksinen?