Rama pret vaksinat e radhës në Rinas: Një vend mik na ka premtuar 360 mijë doza të AstraZeneca

15 Shkurt 2021, 19:52Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sërish në aeroportin e Rinasit për të pritur dozat e radhës së vaksinave nga marrëveshja e arritur me kompaninë Pfizer, të cilat kësaj radhe ishin mbi 7000 të tilla.

Gjatë një konferencë përpara gazetarëve, kreu i qeverisë zbuloi se është arritur një marrëveshje me një vend mik për 360 mijë vaksina të kompanisë AstraZeneca, e cila pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

“Jemi në komunikim për të arritur një marrëveshje me AstraZeneca dhe si ju kam thënë komunikimet janë në disa rrafshe.

Komunikimet zhvillohen dhe me shtete të tjerë. Kemi marrë konfirmim nga një shtet mik për 360 mijë doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca që do të fillojnë të lëvrohen në muajin prill.

Po e jap si informacion pa dashur të konfirmoj asgjë përderisa nuk kemi firmosur dhe vulosur marrëveshjen, pasi në një situatë që ndryshon çdo ditë, çdo fjalë mund të duket si propagandë.

Konfirmimi vjen si rezultat i një komunikimi intensiv dhe shpresoj që në ditët në vijim të kemi një kontakt në nivel të lartë me qeverinë e këtij shteti dhe çdo gjë bëhet publike”, u shpreh Rama.

4 komente në “Rama pret vaksinat e radhës në Rinas: Një vend mik na ka premtuar 360 mijë doza të AstraZeneca”

  1. Siktir git mr.Erdogan... says:

    Erdogan: qafirat e mi mos u shqetsoni,”turkish vaxin” se shpejti ne sumat tuaja…..allah uakbar.

    1. Pema, Cadra dhe Bunkeri says:

      mashtrues, ke vite qe ja ke kaluar Berishes me rekorde…

  2. Shqiptari says:

    Mirmbrema

    Po ti o i nderuar kryeminister the qe ke perfunduar kontraten me Pfizer per 500000 doza vaksine, pra e mbaruar.
    Tani del e premton edhe 360000 doza Astra Zeneca , nga nje vend mik.
    Aman ore me keta miqte ti.
    Dhe do te fillojne te vijne ne prill,
    Jo ne maj????????
    Harrova, si vajti vaksinimi i grupit te mjekeve qe do te vinin nga Kosova,
    Sepse sipas teje nuk te linte Pfizer qe te dergoje nje pjese vaksinash atje.
    Po Serbia qe ndihmoi Maqedonine, si e zgjidhi problemin me Pfizer.
    Po ik o njeri edhe ha nje pjate supe, se vetem mashtrime nxjerr nga goja.
    Dhe Ju gazeta publikojeni komentin, apo i prishet humori mendjendriturit.

  3. velo says:

    Shtete te perparuara po marin vaksinen Kineze ne leme Covitin te mari jete perse apo keni frike se ju ulerin Sali krimineli….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje