Infektohet me COVID-19 ministrja e Arsimit, Evis Kushi

15 Shkurt 2021, 11:34Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është infektuar me koronavirus.

“Të dashur miq,  Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive.

Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.

Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit. Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”- shkruan Kushi në rrjetin social facebook. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje