Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kavajës humb jetën nga Covid. Mesazhi i kryebashkiakut: Shumë u lutëm për ty or mik por kjo flamë të mundi

15 Shkurt 2021, 10:17Sociale TEMA

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kavajës, Ramazan Cara është ndarë nga jeta, pasi nuk ka mundur të fitojë dot betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i bashkisë, Redjan Krali,  i cili në një status në Facebook thotë se “Shumë u lutëm për ty o mik i mirë, por kjo flamë të mundi”.

“Tepër e hidhur është ikja jote sot, për secilin nga ne që pati fatin të të njihte.

Të të njihte zemrën e butë, urtësinë e mendimit, besnikërinë e një miku të rrallë.

Nuk ka ngushëllim kjo humbje për familjen tënde; Zoti i dhëntë durim dhe forcë!  Të qoftë dheu i lehtë Ramazan Cara!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje