Rama thirrje qytetarëve: Kujdesuni sa më shumë për shëndetin! Ekipet e shëndetësisë kanë shërbyer 24/7

15 Shkurt 2021, 08:52Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me disa foto të ekipit të shëndetësisë dhe punës së tyre në lidhje me gjumrimin e rasteve të reja me Covid në terren.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Urgjenca Kombëtare i ka qëndruar pranë çdo qytetari edhe pse në një mot të keq.

Ndër të tjera kreu i qeverisë u ka bërë rritje qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre.

“MIRËMËNGJES dhe me ekipet e shëndetësisë që kanë shërbyer 24/7, në pavione por edhe në çdo shtëpi, kudo ku thirrja e Urgjencës Kombëtare i ka kërkuar pavarësisht motit tejet të keq, ju uroj një javë të mbarë me lutjen të kujdeseni sa më shumë për shëndetin,” shkruan Rama.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje