Kryemadhi uron të bijën në përvjetorin e lindjes: Era ime, nuk jam sot me ty

16 Shkurt 2021, 10:41Sociale TEMA

Era, vajza e presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi feston sot përvjetorin e lindjes. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kryemadhi i ka uruar ditëlindjen duke i kërkuar falje që nuk është pranë saj në këtë ditë të veçantë.

Kryemadhi shkruan se nuk është sot krah fëmijëve të saj sepse detyrimet ndaj njerëzve që i përkrahin janë shumë të mëdha.

“Era ime! Ky vit filloi me vështirësi të madhe për punën time dhe ndonjëherë më bën mua të pavëmendshme për gjëra shumë të rëndësishme, për ty Era ime.

Por nuk mund ta filloja ditën sot sepse një gjë ishte në zemrën time që më shtrëngonte, dhe kuptova që mungesa e puthjes dhe perqafimit tënd ishte dhimbja më e madhe për mua.

Nuk jam sot me ty, Borën dhe Besin në shtëpi, sepse detyrimet e mia ndaj njerëzve që na përkrahin në sfidat që kemi janë shumë të mëdha, por Era, un të dua shumë por shumë shumë dhe të uroj mami edhe vite të tjera. Qofsh e lumtur dhe Zoti t’i plotësoftë të gjitha dëshirat zemra ime.

Më fal shumë për vonesën e mesazhit por rutina e tranzicionit e tjetërson edhe memorien njerëzore. Të puth mami fort ERA ime që sjell kudo ndryshimin. Të dua shumë”, shkruan Kryemadhi.

3 komente në “Kryemadhi uron të bijën në përvjetorin e lindjes: Era ime, nuk jam sot me ty”

  1. Viola says:

    E kuptoni si mendojne se tallen me njerezit keta.E ka lene vetem ne Angli se do zgjidhe hallet e shqiptareve. Shume mire mund ta urosh ne telefon.Po kjo nuk eshte nene qe perdor femijen e saj dhe i ngarkon barren e sharjeve qe do marre edhe femija per faj te prinderve.Kjo eshte trashegimia qe u ke lene pas pervec parave.

  2. student says:

    Ku paske fjete mbreme moj trushullice? I ha kush keto petulla? Na beni te vjellim .

  3. Tutu says:

    Na hapet barkun qe ne mengjes … Mona me urimin she gazeta ne shkrimin…!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje