VIDEO/ Rama në Shtëpinë e të Moshuarve, takon gruan që kishte frikë nga vaksina dhe bën batuta: Të thanë që do vija unë dhe je veshur si nuse

16 Shkurt 2021, 12:08Sociale TEMA

Vaksinimi antiCOVID ka nisur sot edhe për të moshuarit në Azilin e Shkodrës. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në nisje të këtë procesi, tha se “kemi pasur fat që ne nuk kemi pasur goditje se në shtëpitë e të moshuarve në Evropë është bërë nami”.

“Kjo është e lidhur me sakrificën e madhe të stafeve e moshuarave që janë mbyllur si burg”, u shpreh shefi i Qeverisë.

“Ne e kemi pasur merak këtë punë, kushtet nëpër shtëpitë e të moshuarve kanë ndryshuar rrënjësisht dhe ajo që është e rëndësishme për ne është që ju të jeni mirë”- i tha Rama një të moshuari i cili i deklaroi edhe votën që ai do japë më 25 prill.

“U bëfsh 100 vjec edhe do ju thoja votën do ja jap juve prap”, i tha i moshuari Ramës.

Por në këtë azil, ishte edhe një zonjë e cila kishte qenë skeptike deri në momentin e fundit dhe e frikësuar për të bërë vaksinën, por sot tha se ishte bindur.

“Kemi edhe këtë zonjën që dje e kemi diskutuar që nuk kishte shumë besim, sot erdhi”, i tha Silva Bino, Ramës.

Rama: S’kishe besim? Po normal.

Zonja: Po me tërë ato defekte që kam unë, kisha frikë.

Ndërsa nuk kanë munguar as batutat e shefit të Qeverisë me të moshuarit.

“Të kanë thënë që do vij unë e je vesh si për nuse”- i tha kryeministri një gruaje pasi mori vaksinën.

“Kemi ardhur t’ju bëjmë vaksinën që të shpëtoni nga ky siklet, mbaroni sot”, iu drejtua Rama të moshuarve në ikje.

Sot përfundon vaksinimi me dozën e parë në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër dhe nga nesër tha ministrja Manastirliu nis vaksinimi në gjithë azilet e tjera në vend.

 

1 komente në “VIDEO/ Rama në Shtëpinë e të Moshuarve, takon gruan që kishte frikë nga vaksina dhe bën batuta: Të thanë që do vija unë dhe je veshur si nuse”

  1. Pema, Cadra dhe Bunkeri says:

    ‘KEMI PASUR FAT”?????…LOL…… ndoshta “JEMI ME FAT”qe Rama ka siguruar vetem 500 vaksina, nje per vete dhe per ca te tjere..te tjerat do vijne sot ne darke nga nje vend mik(sekret).
    =
    Ducja dhe shakate e kripura te tij, lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje