'Beteja më e vështirë e jetës'! Pëllumb Pipero flet për herë të parë pas infektimit me Covid

17 Shkurt 2021, 08:38Sociale TEMA

Dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës, çuditërisht, mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, rezultoi pozitiv ndaj Sars-Cov-2.

Në një rrëfim për Top Story, ai e konsideron si betejën më të vështirë përballjen me covid 19. Mjeku Pipero është i vetmi rast i infektuar në vendin tonë, pasi ka bërë dozën e parë të vaksinës anticovid.

“Ishte një nga betejat më të vështira të jetës time. Ato pyetjet posikur, posikur? Aq më tepër që kjo sëmundje ka ende shumë të panjohura.

Sëmundjen e kalova në shtëpi me mjekime të cilat mund të aplikohen në kushte shtëpie me ndihmën e infermierëve se një pjesë e trajtimit ishte me injeksione veçanërisht me ato që në gjuhën e popullit quhen hollues gjaku”, u shpreh infeksionisti, Pëllumb Pipero.

Megjithëse kaloi një formë të lehtë deri në mesatare të sëmundjes dhe simptoma më e rëndë ishte prekja deri në 35% e mushkërisë, ai rrëfen se sfida e vërtetë dhe me e veshtira ishte perballja me ankthin, per te cilin ka marre terapi specifike.

“ Nuk është e lehtë të gjesh sekretin e luftimit të stresit unë personalisht nuk e gjeta pata një javë ankth dhe pagjumësi, përgjithësisht ne rekomandojmë qetsues të gjithë pacientëve edhe vetes time edhe kolegët më rekomanuan.

Është e domosdoshme që pagjumësi dhe ankthin ta mjekojmë pra nuk duhet të kemi frikë ta mjekojmë sepse është e domosdoshme që gjatë kësaj periudhe të flesh sa më gjat dhe i qetë.

Ankthi nuk ikën me fjalë por duhet mjekuar”, u shpreh Pëllumb Pipero, Infeksionist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje