Punishte guri mes të lagjes, pronari: Banorët të vënë kufje, nëse i bezdis zhurma!

16 Shkurt 2021, 21:00Sociale TEMA

Fiks Fare denoncoi veprimet e disa institucioneve, të cilat kanë lejuar një punishte guri në mes të një lagje në Kuçovë. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan banorët e lagjes “Postbllok”, të cilët pohojnë se jetesa iu është bërë e vështirë për shkak të kësaj punishteje, e cila pret gurë të mëdhenj.

Ata thonë se fabrika ka sharra të mëdha që bëjnë zhurmë dhe pluhur, pasi vendi ku priten nuk është i izoluar.

“Në këtë lagje jemi disa familje dhe pranë banesave tona është një punishte guri. Bën zhurmë të madhe. Pret gurë të mëdhenj. Bën pluhur dhe institucionet nuk marrin masa” thotë një banor.

Një tjetër pohon se “është bërë e pamundur të jetosh nga zhurma që zgjat deri në 12 orë”. Pronari i një servisi ngjitur me fabrikën thotë se është sëmurë nga pluhuri dhe zhurma, teksa po mendon që të mbyllë biznesin. “Jemi ankuar kudo, te Bashkia Kuçovë që na thotë se është bërë biznes i vogël.

IKMT e pezulloi disa muaj ndërsa AKM-ja na përgjigjet se janë në ristrukturim dhe nuk marrin dot masa” shtojnë banorët. Ata pohojnë se “kjo është me keq se Covidi”. Në momentin që banorët ankohen për punishten, në sfond dëgjohet një zhurmë e madhe, pasi në punishte janë të instaluara disa sharra të mëdha.

Pas ankesës, gazetarët shkojnë te punishtja dhe bisedojnë me pronarin dhe punëtorët. Një punonjës thotë se fillimisht kanë qenë të pezulluar disa muaj.

Pyetjes nëse biznesi ka apo jo leje mjedisore, thotë se “nuk kemi”, ndërsa aludojnë se ndoshta ka pasur subjekti që ka qenë në të njëjtin vend më përpara, por pa na treguar dokumente. Gazetarët e pyesin se si punojnë pa një leje mjedisore, pronari thotë se kanë filluar me një vendim prokurorie. Në fakt, vendimi i prokurorisë për të pushuar hetimet është vetëm për pluhurat dhe jo për zhurmat. Gazetarët e pyesin për zhurmën e madhe që krijojnë, ndërsa pronari dhe punonjësit u kthejnë përgjigje se “banorët të vendosin kufje”.

Fiksi bisedoi edhe me Drejtorin e Mjedisit në Bashkinë e Kuçovës, i cili tha se janë bërë disa inspektime, referime nga IKMT dhe nga Policia. Sipas tij, subjekti pretendon se pret më pak se 5 metër kub në ditë gurë dhe s’duan leje mjedisore.

Drejtori pohon se vendimmarrjen duhet ta marrë Agjencia Kombëtare e Mjedisit, por nga këta të fundit ka marrë një përgjigje se janë në ristrukturim dhe s’ka asnjë vendimmarrje. Gazetarët e pyesin drejtorin nëse biznesi do apo jo leje mjedisore për ndotje dhe zhurma dhe ai përgjigjet se “për mendimin tim po”.

7 komente në “Punishte guri mes të lagjes, pronari: Banorët të vënë kufje, nëse i bezdis zhurma!”

  1. Une says:

    Ju thoni ne Kucove! Ne jemi ne Tirane, ne njesine 5, ne te famshmen Komune te Parisit, ku nje gjelltore ka vene nje tra ne rrugen ku banoret futen ne oborr te pallatit dhe e ngre dhe e ul vetem per klientet qe i hane gjellen. Banoret dutet tu luten kamariereve qe ata t’i thone pronarit te gjelltores qe ky te ngreje trarin. Ju qifsha Bashkime e Tiranes, policine Bashkiake, policine e shtetit, ju qifsha mu ne Arnautllëk.

  2. Une says:

    Gjelltorja quhet “Pica Uno”. Ju qifsha edhe juve qe hani dhe porosisni tek ajo.
    P.s. sa per info, pas picerise dalin ujerat e zeza qe zbresin qe nga kodra e diellit

    1. Me mire me Kanun says:

      Hahahaha… Pronari i Pica Uno ka mik Lali Erin or shok. Duhet te durosh.

  3. E verteta says:

    Kur ka pisllek ne mes, fillon pinpongu i papergjegjesive per ta bere te pamundur marrjen e nje vendimi qe te mbyllet ai absurditet ne mes te qytetit. Jo po “e ka agjensia e kombetare e mjedisit”, jo po “ata te tjeret nuk marrin vendime se jane ne ristrukturim”. Po mire, kush eshte ne ristrukturim, trute e drejtorit, e specialisteve apo e godines se nuk po e marrim vesh. Domethene pisllek. Nje vendim i thjeshte per tu marre, por pislleku, korrupsioni ben te veten. Ah mallku qofshi qe nuk zgjidhni nje problem kaq te vogel por qe eshte i madh pasi ndot akustiken me zhurmen e perditshme, dhe ndot mjedisin ku i futet gjithe pluhuri ne mushkeri banoreve qe jetojne aty. Ju duheni kapur pre leckash e me shkelma t`ju perzesh nga institucioni. Qelbesira!

  4. marjani says:

    UNO,sa te drejte paske,nje here e nje kohe te fortet vidhnin arme,pastaj femije dhe mall,skandale ka kudo,ndaj mbrojeni spakun si syte e ballit qe UNO prej vertetiti ket borxh e detyrime tangerllikut deri tek bizhamet me vija vertikale dhe mos shohe me nga syte kembet

  5. Kapedani says:

    Drejtori thote : “qe jane ne ristrukturim”, po rrogen o kok bole a e merr .Dhe pastaj shton qe per mendimin tim mendoj se duhet leje , eshte ne medyshje dhe jo i sigurte.

  6. Tuk Tuk says:

    Mos blini dhe mos porosisni nga Picka Uno derisa te mbyllet haleja,,,,ne kucove nje bidon benzine makinerive naten te digjen,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje