Bukëpjekësit francezë po kërkojnë vlerësimin e UNESCO-s

19 Shkurt 2021, 21:25Lifestyle TEMA

Një përzierje me miell gruri, ujë, maja, kripë dhe një pjekje perfekte, e bën bagetën simbolin e Francës, po aq sa Kulla Eifel, dhe së shpejti mund të bashkohet në listën e thesareve kulturore të UNESCO-s.

Furrtarët thonë se kjo bukë tradicionale artizanale, blerja e së cilës ka qenë për dekada me radhë një ritual në jetën e përditshme franceze, po rrezikohet nga prodhimi masiv përmes makinerive në fabrika, si dhe përbërësve jo të duhur. “Nuk ka ndonjë sekret për të bërë një bagetë të mirë tradicionale”, tha për CNN, Mickael Reydellet, pronar i tetë furrave. “Kërkon kohë, mënyrën e duhur të pjekjes dhe miell të mirë.”

Shoqata e furrtarëve francezë kanë paraqitur kërkesën e tyre për t’u shtuar në renditjen e thesareve jomateriale të UNESCO-s. Ata thonë se duhet të mbrohet një njohuri teknike e tillë e prodhimit të bukës, që ka kaluar nëpër breza dhe po vihet përballë rrezikut të prodhimit masiv. UNESCO tashmë prej kohësh po mbron metoda të lashta të bërjes së bukës në Iran dhe Kazakistan.

Një dekret i qeverisë franceze, i vitit 1993, dikton që bagetat tradicionale nuk duhet të bëhen nga asgjë tjetër përveç katër përbërësve klasikë. Fermentimi i brumit duhet të zgjasë 15 deri në 20 orë në një temperaturë ndërmjet 4 deri në 6 gradë celsius.

Rreth 6 milionë bageta shiten çdo ditë në Francë, por rreziku i humbjes së traditës është i pranishëm që nga viti 1950, kohë kur rreth 30 000 furra buke u mbyllën pasi supermarketet morën përsipër tregtimin e këtyre bukëve. Kësaj i shtohen, së fundmi, dhe kufizimet nga pandemia e Covid-19, ndaj një vlerësim i tillë nga UNESCO, do të inkurajonte furrtarët dhe gjeneratën e ardhshme.

4 komente në “Bukëpjekësit francezë po kërkojnë vlerësimin e UNESCO-s”

  1. Steinbrot ? says:

    Bageta Franceze eshte nga buket me cimin me te lire ne Gjermani Austri ,
    dy vendet qe kane 10-tra lloj bukesh , ku duhet theksuar se te bukat e zeza
    ne kto dy vende jane te pakrahasushme ne Bote ,jane nji art me vehte .
    ndersa per buke te bardhe eshte Italia Kampione .
    sidoqofte eshte e vertet qe buka qe behet sipas Formulave tradicionale
    eshte gjithmon me e mire se ato te Fabrikave te prodhimit ne mase .

    1. Kristak says:

      Nuk mbahet Gjermania dhe Austria per buke.

      Biles edhe shume nga buket me te mira i kane sjell bukpjekesit Franceze

  2. Petriti says:

    Kaq keq ka mbetur franca sa do te beje edhe bageten (buken e gjate) thesar te kultures boterore?
    Kjo eshte si te tironci futeni edhe vorben ne thesar te kultures boterore.

  3. Qytetare says:

    Bageta franceze e meriton kete vleresim. Eshte e mrekullueshme, fare e vecante dhe s’ka fare lidhje me buket e blera kudo tjeter, qe formen e kane si bageta. Ne France ka shume gjera me te cilat nuk do isha dakord, por ushqimin ( djathin, veren, kafete, gatimet), i ka shume cilesore dhe delikate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje