Rama: Shqiptarët s’kanë emigruar vetëm në kohën e Enver Hoxhës, që i mbylli në kafaz si gardelina

19 Shkurt 2021, 09:47Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se fenomeni i emigracionit është një fenomen global që nuk ka lidhje me qeverisjen e Partisë Socialiste.

Rama u shpreh nga Vlora në bashkëbisedim me qytetarët se e vetmja periudhë kur shqiptarët nuk kanë dalë nga vendi është koha e Enver Hoxhës.

Ai tha se nuk mund të ndalojë të rinjtë që duan të largohen pasi kjo ka ndodhur në çdo kohë pas vitit 1990.

“Aeroportet nuk javë vetëm stacione autobuzi. Sjellin njerëz që duhet të hanë, të flenë, të konsumojnë kënaqësi të ndryshme përmes atraksioneve të ndryshme. Duhet të shkojnë në aktivitete artistike.

Duhet të marrin shërbime shëndetësore. Kështu që është kjo arsyeja pse 1 euro e investuar në një aeroport sjell 24 euro të tjera.

Këto struktura, hotelet që do të shtohen, shërbimet që do të shtohen do kërkojnë punonjës. Kjo do të sjellë edhe rritjen e pagës sepse cilësia e shërbimit duhet të jetë më e lartë.

Perspektiva është aty. Ka një gjë që unë e them dhe do e them, që jetojmë në një fazë historike ku trendi i largimit të të rinjve nga vendi është negativ.

Më shumë ikin se vijnë. Ky është një fenomen global. Shqiptarët vetëm në një periudhë nuk kanë dalë kur i mbylli  Enver Hoxha në kafaz dhe i bëri si gardelina që duhet të këndonin vetëm këngët e parties.

Në të kaluarën shqiptarët kanë qenë një popull që ka lëvizur gjithmonë. Jetojmë në një kohë tjetër. Këtu bëhet propagandë me këtë.

Nëse unë e shoh në aspektin e ikjes së të një të riu që nuk e gjen veten këtu është sikur më ikën një qelizë nga gjaku im.

Por shqiptarët kanë lëvizur që në ’90. Por shifrat që jepen këtu janë çmendurira. Nëse shkon sot në fshat është eksperienca e atyre që janë kthyer nga emigracioni, që i ka dhënë një shtytje.

Trendi historik do të kthehet por këtë nuk e vendos dot unë. I patë dje ata italianët që vijnë këtu se është më mirë”, tha Rama.

2 komente në “Rama: Shqiptarët s’kanë emigruar vetëm në kohën e Enver Hoxhës, që i mbylli në kafaz si gardelina”

  1. Na mbyten hajdutet says:

    Ky koqja thote qe meqenese Shqiptaret

    Emigruan pas pushtimit Osman (Arbereshet)
    Emigruan gjate pushtimit Osman (diaspora)
    Emigruan gjate pushtimit Jugosllav (Shqiptaret e Kosoves)
    Emigruan pas luftes civile ne 97
    Emigruan pas luftes te Kosovos

    Eshte normale te emigrojne ne mase ne kohe paqe. Dmth kush je ti Mehmeti II, Adbyl Mexhiti Apo Miloshevici?

  2. Haxhi Qamili says:

    Në vitin 2016, sipas një statistike, ishin rreth 47% shqipëtarë të emigruar gjatë kohës, duke filluar nga viti 1990.
    Tani, e kalojnë shifrën prej 50% me siguri, të mos themi më tepër.
    Tani, pa na thuaj zotrote, që na paraqitesh si koka e Zeusit, për të mbrojtur “kauzën 30 vjeçare”, më të ndyrë të historisë? Cili komb në botë, nga “qefi”, sipas teje, ka emigruar mbi 50% ? I cili, ashtu, “pa u menduar gjatë”, ka lënë vendlindjen, që për çdo njeri në botë, është e shenjtë! Se bie fjala, edhe zotrone bëre një xhiro andej nga Franca ca kohë. Duhet të të kujtohet, se me atë punën duke pastruar kopshtet e Francëzëve, nuk të dilnin të blinje brisqe për tu rruar. Të kujtohet, që kur të mori Fatos Nano, nuk të njihnin më të afërmit, nga “lezeti që i kishe nxjerrë emigracionit”. Apo nuk është kështu? Të paktën këtë ka pohuar Fatosi.
    Pra, i dashur, “timonier”, apo i zoti i “tepsisë”, a mund ta imagjinosh sa të lehtë e kanë pasur, ata bij e bija nënash, të cilët lanë vendin, shtëpinë, familjen (babë, nënë, motër, vëllezër, të afërt, shokë , miq….), dhe ikën, për të ngritur një jetë të re, në një vend të panjohur? Në një vend që s’e kishin idenë çfarë i priste, që nuk njihnin gjuhën, zakonet, traditat, të papriturat etj?
    E përse?
    Për qefin e fytyrave dhe zemrave tuaja prej përbinshash, që nuk pyesni përveç vetes dhe familieve tuaja.
    E kjo, nuk ka arritur, që kjo rrjedhje të pushojë. Në mandatin tënd të tretë, që vetëm për shqipëtarët nuk është, ashtu si pretendini ju, rrjedhja do vazhdojë më me shpejtësi.
    Dhe, do të shkojë deri aty, që nënshtetasi i vetëm që do të të ngelet, do jetë vetëm “Zaho”.
    Por, ruaje edhe atë, që edhe ai të mos të të ikë….
    Dhe kini gojë të hapni për premtime, gjëra që edhe ju vetë nuk i besoni! Dhe shpresoni t’ju besojë populli?
    Klasë politike “gjarpërinjsh”, keni ngulur “dhëmbët helmues”, në “thembrën e popullit”, qe po jep shpirt!
    T’ju vijë turp të gjithëve, e të keni frikë nga ai Lart që sheh veprimet tuaja të turpëshme!
    Brez pa besim e të pa Perëndishëm!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje