Dy të rinj humbën jetën, Brataj: Ja ku gabojnë të sëmurët me Covid

22 Shkurt 2021, 23:30Sociale TEMA

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka komentuar në “Open” rastin e 18 vjecarit dhe vajzës 32 vjecare që ndërruan jetë ditën e sotme nga koronavirusi.

Brataj theksoi se gjenetika luan rol të madh ndërsa po qarkullojnë fjalë që në spitale “vdes” dhe njerëzit shkojnë në gjendje të rëndë me 70% të mushkërive të prekura, kur askush nuk mund të bëjë asgjë për ta.

“Çdo humbje jete është fatkeqësi, por ka pasur dhe fëmijë në botë. Mosha është e lidhur me shumë faktor. Duke parë dhe faktin që prindi është i sëmurë, gjenetika luan rol të madh.

Po kriminalizohen dhe spitalet “aty vdes” dhe kur vjen me 70% të mushkërisë të prekur, nuk ke çfarë t’i bësh. Sheh që kanë nxjerrë dhe jashtë funksioni mëlçinë dhe thonë që nuk kanë marrë asgjë”, tha Brataj.

Sa i përket mënyrës së trajtimit, Brataj tha se terapia duhet të merret nëpërmjet analizat e gjakut ndërsa me format e reja të virusit ndodh që komplikacionet të vazhdojnë deri në javën e tretë.

“Në momentin, pas javës së parë, nëse vazhdon aty është momenti i një terapie, jo agresive por në bazë të dhënave të analizave të gjakut.

Mund të marrësh antibiotikë, por nga goja dhe format e reja thonë që mund të ketë dhe në javën e tretë komplikacionet.

Unë kam parë shumë pacientë që kanë përfunduar në fatalitet dhe ka të tjerë që deri në ditën 16 kanë marrë vetëm paracetamolë dhe vitamina”, tha Brataj.

1 komente në “Dy të rinj humbën jetën, Brataj: Ja ku gabojnë të sëmurët me Covid”

  1. spartak says:

    Ore Brataj .
    Me gjithë resperktin , nuk mora vesh asgjë .
    A deshe me fut gojën në punë, apo si e kishe HALLIN .
    A e ke idenë e audiencës që po të lexon ?
    Eshtë POPULLI .
    Vdes një djalë i popullit 17-18 vjeç, sepse , pas 10 ditësh ja ka gri virusi mushkëritë , e ti vazhdon e më del tek GJENETIKA .
    S’ka gjenetikë në botë , që i shpëton komplikacioneve pasi ka 10 ditë që t’i rrin në pritje .
    Humbja e jetës është dhimbja më e madhe njerëzore . JU shihni vetëm shifra tek këto humbje !!
    Apo do fillosh edhe ti me na numru spitalet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje