Nën akuzë për komplot dhe për shpërndarje heroine e kokaine: Arrestohet gruaja e “El Chapo”-s

23 Shkurt 2021, 08:38Bota TEMA

Gruaja e bosit meksikan të drogës, të burgosur, Joaquín “El Chapo” Guzman është arrestuar në SHBA nën dyshimin për trafik droge.

Sipas autoriteteve amerikane, Emma Coronel Aispuro, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Dulles jashtë Uashington DC.

31-vjeccarja akuzohet për pjesëmarrje për planifikimin e shpërndarjes së kokainës, metamfetaminës, heroinës dhe marihuanës.

Po aq sa do të përballet me akuzat për trafikun e drogës, ajo akuzohet gjithashtu për komplotim me të tjerët për të ndihmuar burrin e saj të arratisej nga burgu në Meksikë në 2015.

Guzman, aktualisht po vuan një dënim të përjetshëm në New York për trafik droge dhe pastrim parash.

63-vjeçari është një ish-kryetar i kartelit Sinaloa, për të cilin zyrtarët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.

Coronel Aispuro dyshohet se ishte e përfshirë në planifikimin e një arratisje tjetër nga burgu të burrit të saj para se ai të ekstradohej në SHBA në janar 2017.

Në gjyqin e tij në vitin 2019 u dëgjuan zbulime tronditëse për jetën e tij, që nga drogimi dhe përdhunimi i vajzave të moshës 13 vjeç deri te kryerja e vrasjeve me gjakftohtësi të ish-anëtarëve të kartelit dhe rivalëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje