Nga Plarent Ndreca
25 Prilli duhet të sigurojë ndryshimin përfundimtar të Shqipërisë, duke refuzuar rotacionin partiak!
Më 25 Prill nuk ka zgjedhje mes krahëve politik, nuk ka një garë reale, përveç asaj virtuale mediatike, portalesh e banaqesh televizive, si një dozë “droge” që i duhet medias për t’u mbllaçitur patjetër në një lajm, apo për ta krijuar me çdo kusht atë.
Më 25 Prill nuk është në zgjedhje reale opozita, ajo është larg, shumë larg asaj ç’ka vendi kërkon prej saj. Opozita jonë është kthyer në një grumbullim individësh rreth një sërë interesash, që rrethojnë një drejtues pa vizion, pa leadership, e që ripërtypin çdo thashethem të ditës, çdo ngjarje të mëhallës, çdo stërkalë që lë pas troku qeveritar dhe nxin edhe ato pak gjëra të pa nxira akoma në këtë vend.
Fatkeqësisht, ajo vijon të mbetet parapolitike, nuk ka asnjë sens përgjegjësie shtetërore, nuk ka asnjë sens patriotik kombëtar, për të mbuluar me hijëshinë e moralit të saj, çdo boshllëk që krijohet sekuencialisht në shoqërinë tonë. Thjesht pret aty, në rrotullimin e çakorduar pa asnjë vizion, për të ngopur barkun me çorbën e përditshme politike, e për të shtyrë ditën me politikën që në thelb nuk thotë asgjë. Nuk dëgjon gjëkundi asgjë, se si dinjitetshëm jepen alternativat për këtë vend, pa pështymë, pa thyerje këmbësh, pa sharje. Nuk sheh gjëkundi përgjegjësinë dhe durimin e atij që nuk ka qëllim të vetëm pushtetin, por marrjen mbi shpatulla të vendit.
Një opozitë patriotike nuk ka qëllim rotacionin me çdo kusht, me çdo mjet, me çdo kosto, por të ndihmojë e mbështesë këtë vend, për stabilitet, punë, qetësi, siguri, bashkëpunim, duke treguar durim dhe lartësuar nëpërmjet sjelljes si një lojtar në stol, që pret gjithë dinjitet, kokëlart e forcë karakteri, ditën për të drejtuar Shqipërinë.
Më 25 prill, opozita nuk shkon për Shqipërinë në zgjedhje, kjo është e qartë! Ajo as nuk është e përgatitur dhe as nuk e mban dot peshën e Shqipërise, është shumë e madhe për të, thjesht shkon për të qënë në lojën e saj të vjetër, të zakonshme, të mërzitshme e rraskapitëse, në ruajtjen e atij estabilshmenti njerëzish e numrash që vetëm shqiptarëve nuk po ju vihen në shërbim.
Më 25 prill pra, ka vendim të fortë për të ndryshuar përfundimisht, por nuk ka zgjedhje mes krahësh, zgjedhja është bërë, qeveria është zgjedhur, është e njëjta qeveri me një mandat tjetër përpara!
Po a mjafton?
A i mjafton Shqipërisë tashmë thjesht një mandat qeveritar, për ta shtyrë atë në një proces transformimi të sigurt shoqëror e shtetëror?
Pas 25 prillit, na duhet shumë siguri për çfarë kemi bërë, na duhet shumë drejtësi sociale, dinjitet njerëzor, qetësim mendor, vendosmëri për drejtësi profesionale, të palëkundur, por me mendje të kthjellët qytetare e jo skajesh apo ekstremesh.
Na duhet check and balance konstitucionale, psikologjike e sociale në këtë vend, që t’i japim fund ekstremiteteve që po na trullosin kokën, e s’lënë të qetë e të sigurtë për shumë kohë, asgjë të mirë të bërë me shumë mund në këtë vend.
Për këtë shkak, më 25 prill nuk duhet thjesht një mandat qeveritar, ai mandat është i fituar. Duhet mandat për të garantuar Shqipërinë, për ta bërë atë të dinjitetshme në çdo skaj të saj.
E për këtë na duhet Parlamenti i Shqipërisë!
Aty është Shqipëria! Nëse ajo sallë nuk i kthehet atributit kushtetues dhe dinjitetit historik, mandati i tretë do jetë një stafetë arritjesh të reja, por jo një fitore përfundimtare e Shqipërisë që tashmë ne kërkojmë.
Aty duhet kontributi i çdo mendjendrituri me ide të qarta, përparimtare, profesionale, konstitucionale, me zë dhe mendim individual të fuqishëm, brenda mazhorancës, jashtë saj dhe çdo institucioni kushtetues që kontribuon për këtë shtet. Parlamenti i Shqipërisë duhet të kthehet në tempullin e ruajtjes së vlerave dhe dinjitetit kombëtar, e jo në ngrehinën e kakarisjeve pa sens, pa iman e braktisjes së tij.
Parlamentit i duhen njerëzit që duan Shqipërinë, duan opozitën, duan të punojnë me të gjithë, të respektojë, t’i japë frymëmarrjen dhe shpatullën e duhur çdo pushteti, t’i garantojë hapësirën për përgjegjësi institucionale, t’i forcojë ato, por të jetë njekohësisht aty si garant i Shqipërisë, kur kushdo prej pushteteve tenton të kalojë balancat tona konstitucionale dhe shoqërore.
Parlamenti nuk ka kompetenca ekzekutive. Ai është gardiani i shpirtit tonë konstitucionalist dhe i vlerave tona kombëtare si shqiptarë.
Më 25 prill vendoset mandati i një Shqipërie dinjitare e të sigurt, për të shtyrë të gjithë në një drejtim e kthyer Shqipërinë në një ushtri që shkëlqen, nën një vizioni që prin. Nuk jemi aq pak, sa për të mos dhënë secili një dorë në transformimin shoqëror, e jo vetëm qeverisës të këtij vendi, për të ecur të gjithë me një puls e me një sens, në bashkëveprim, përgjegjësi dhe kontroll reciprok.
T’a bëjmë opozitën duke u rraskapitur për bashkëpunim me ta, sepse ata janë ne, me të gjitha të metat e tyre, që janë të metat tona si shoqëri. T’i kthejmë numrat e nesërm opozitarë, numrat tanë për Shqipërinë.
Ky është mandati që duhet më 25 prill!
Më 26 prill, Shqipëria duhet të gdhihet jo thjesht me një qeveri të re, por me një mazhorancë ndryshimi, që aktivizon në shinat e qarta të vizonit të saj, të gjitha forcat lëvizëse të kësaj shoqërie, pa hequr dorë e liruar ndërkohë frerët e “kalit të karrocës” së punëve të përditshme qeverisëse.
Nëse më 26 prill nuk vendosim të sigurojmë ndryshimin e Shqipërisë, atëherë thjesht janë fituar zgjedhjet, është marrë qeveria, por nuk është fituar akoma Shqipëria, ajo do vijojë të presë me zemër në dorë një mandat tjetër 4 vjeçar!
Duhet te pranojme qe Rama ka nje talent me keta tipat.
I le te vjedhin aq sa ju del dhjami nga syte, i heq nja nje vit nga vemendja publike, dhe pastaj i kthen si “opinionista” ku duhet te vjellin tere leket qe kane vjedhur me pare.
E beri me Alfred Pezen, me Elisa Spiropalin, tani me Ndrecen dhe Arbi Maznikun. Te gjithe keta, njeri me hajdut se tjetri, tani duhet te hane m… nate per nate neper studiot televizive e te mbrojne ca tu dale perpara.
O plarent. Uroj te eksitohesh duke shkruajtur per vete dhe ps si e vetmja zgjidhje.
U kenaqe me 20% qe merrje te ministria e brendshme?
Po vjen koha te ikesh.
E kuptoj qe te vjen hidhet por ske cben.
Gjitjsesi mbaje veten me gajret deri ne 25 prill
Hahaha. Abi je ti? Shiko klubin e Partizanit e pastaj fol per vjedhje, se pa fakte akuzon kedo, kurdo, madje edhe prinderit e tu. Akuzon ti mor Ab, por harron se shpifja eshte veper penale, kokeeee.
Per “Albi_I”
Perse te paska djegur kaq fort ty?
Fundja nje shkrim gazete eshte, si ato te A Bushatit, F Lubonjes dhe kazanistet e tjere, apo vuan nga “sindromi” E drejta eshte imja.
Sa mir qe je i informuar ti albin ….sikur te jesh besa brenda ne cia…..apo ti ka mesuar motra me tet eme ato i din mir keto gjera beju te fala nga hypsi…
Shqiperise I duhet nje njeri mese normal….anormali anormalizon cdo gje….Shqiperia eshte xhep qe si duhet Europes …ndaj Shqiptaret duhet te jene me kembe ne toke e me te thjeshte….
Pervec ideve te reja politike , por edhe programit te opozites –persa kemi dieni per te — , per ta zbatuar , ne rast te marries se pushtetit ; nje qendrim i duhuri , vihet re tek leviziet dhe sjellia politike , por edhe dinjitoze te liderit –dhe grupit te tij politik — , opozitar , ndaj pseudopropagantave dhe sherbetoreve te tyre , duke mos konsideruar , dhe injoruar plotesisht , per nje pseudodebat ne median e shkruar dhe vizive . Edhe qorri dhe shurdhi , e shohin dhe digjojne –e ndjejne — veshtiresite qe heq e vuan , shumica e popullit , nen kete regjim totalitar e mosperfilles ndaj shumices derrmuese te popullit . Ndertimet , per 8 vjet jane vetem imagjinare . RRogat dhe pesionet teper diskriminuse , per rreth 1,800,000 banor , tmerresisht nene minimumin jetik . Asnje premtim i marre prej tyre , jo vetem nukse eshte realizuar por eshe ato pak qe kan filluar , asgje s’ka perfunduar . Mashtrimi dhe barbaria mbuluan vendin , asnje siguri jete e pasurie nuk garantohet , vrasiet dhe shkaterrimet , shum me te zhvilluara se ne mesjete . Prodhimi dhe tregetimi , ne gjendie mjerane . Si rezultat populli zvarritet rruges se madhe , po shprese , pa asnje mundesi permiresimit ekonomik , pa dinjitet . Na mbyti pseudopropaganta e qeveritareve dhe sherbetoreve te tyre besnik , me shpifie genjeshtra e mashtrime ; ne nje kohe kur edhe borxhi publik , kjo qeverisie e ka cuar , gati 10 miliarde evro ; por nese populli , ngopet , vishet , strehoet , siguron c’do kerkese dhe detyrim te tyj , — me brrockullat e propagantes qeveritare dhe lakejve te tyre — , atehere ; mir tju behet , punoni per te tjere , dhe hipuani shkarpave , duke votuar politikanet mashtrues , se vet mund te jetoni edhe rrecka–rrecka . Citoj . : Afer detit , te pa lare . Afer sofres , te pa ngrene . Afer dies te pa nxene .
Ky Ndreca merr rrogen tek Rama. Nuk i takon ky shkrim per konflikt interesi. Aq me teper qe eshte pacavure dhe i pavertete. Pse nuk shkruan ky Ndreca per nevojen e rinovimit dhe te ndryshimit brenda Partise Socialiste? Pse nuk hidhet idea qe edhe po te fitoje PS, te propozohet nje tjeter antar me vote per kryeminister? Shume dakort me komentuesin Ani, per faktin e udheheqesve anomale. Shikoni Maqedonine e Veriut, qe nuk ka lidera te “kalibrit superman” si Rama qe “udheheqin”, por njerez normale qe drejtojne dhe operojne per nje kohe te caktuar dhe ne skadence ia lene vendin nepermjet zgjedhjeve reale nje tjetri si ne Parti edhe ne Qeveri. E nderkohe ne shqiptaret jemi akoma te pa shprese ne kohen e sulltaneve.
Per “Konjak”
Je esell, apo i pire?
Me kaq vegime sa ke ti, me siguri je “esell” dhe jeton ne buti nga ku sheh vetem erresire.
Dil, derdhu jashte butise prej lande geshtenje ku te kane futur, dhe shkrihu me driten qe te shoç tamam.
SKOC Somelieri !!!…
Me autorin e shkrimit , s’ke asnje te drejte ta zesh me gojen dhe mendien tende , kamare dhe fiasko . Referohu te dhenave brenda shkrimit , dhe kundershtoi nese mundesh . Nje rroge punetori , para 8 vjetesh isjte 22,000 lek , sot 26,000 lek ; nje pension para 8 vjetesh ishte 14,500 lek , sot 16,000 lek . Keto nukse jane rroga dhe pensione mesatare , por nga pagesat me te mira . Te themi pensionet , Ne qeverisien e Nanos u ngriten 4 ,000 lek per cdo muaj , brenda 8 vjeteve , Ne qeverisien Berisha 6,500 lek per cdo muaj , brenda 8 vjeteve qeverisie . Ne qeverisien Rama , u shtuan 1,500 lek per 8 vjet , pa 2 muaj .. Pra respektivisht , Nano nga 4,000 ne 8,000 . Berisha , nga 8,000 ne 14,500 . Rama , nga 14,500 ne 16,000 lek , ne muaj .. Tani , na thuaj , cilat vepra te medha ka filluar dhe ka mbaruar qeveria e sotme ?.. Pra s’ka realizuar as 40% te premtimeve qe i mori me deshiren e vet , qoft ne mirqenien e popullit , qoft ne ndertimin e vendit .
Sa per jetesen ; Une jetoj ne mes te — librit — dhe ne mes te — qyteterimit — , more i mjer ,; mundohu te shikosh pak drite , more i perdorur nga rrufjanet politik .. Jeni per keqardhje ,, qorr , me sy hapet ..
Mos vazhdo te hedhish balte mbi vet-veten .. Per shifrat e me larteme , dhiko manualet satistikor .
” Konjak”, falemnderit per keshillat.
Qe jeton ne mes te librit, ne mes te drites, ne mes te qyteterimit, dukesh, nuk ka nevoje te thuash. Shifrave qe u referohesh, nuk u heq asnje presje, sepse sipas Darvinit, jeta ecen perpara duke seleksionuar llojin e keq.
Tani qe evolucioni ka hequr Nanon qe konsumonte konjak pa hesap, ka hequr Berishen vrases, Zenin me çante te zeze, qe u ngaterrohej neper kembe ministrave si Mediu, si Bumçi, per te cilet ai ishte k/ministri i vertete, ka hequr Lilin, te cilen sepse e ngaterronte zoti me “Taçi Oil”, nuk u mor vesh, ka hequr Argiten, e cila bente sekseren me zyren e K/M real te vendit, tani po qe se i ka ardhur ora E Rames te largohet, udha e mbare i qofte, por qe te iki ai duhet qe nje tjeter me i mire se ai duhet te vije.
Nuk e di, ne kete udhetimin tend ne te shkuaren, emrat qe ti permende jane me te mire se E Rama, sinqerisht qe nuk besoj te jene me te mire.
Do te lutesha shume, mos me thuaj se me i mire eshte Lulzim Basha, shume do te lutem, sepse eshte fyerje per intelektin e shumices se popullit.
Lulzim Basha me E Paloken, N Ndoken, F Mediun, G Bardhin, Salianjin, Griden, çunin e Fahri Balliut,F Noken, jo vetem nuk jane risi te reja, por te gjithe jane te varur nga kufoma Sali Ram Berisha, dhe i vetmi ndryshim qe do sjellin, eshte ai i qe populli e quan “qoftelargu”