Kujtim Gjuzi, Selami Jenisheri dhe Kostaq Papa regjistrojnë koalicionin e dytë në zgjedhje

24 Shkurt 2021, 20:45Politika TEMA

Një grup deputetësh opozitarë, të cilët u futën në Parlament pas lënies së mandateve nga ana e opozitës, janë regjistruar si koalicion për zgjedhjet e 25 prillit.

Në kërkesën e depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i dytë që regjistrohet, pas atij të Partisë Demokratike dhe aleatëve, është ai me emrin Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët, ose shkurt AOKBEPEK.

Pjesë e këtij koalicioni është Partia Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, Partia Ora e Shqipërisë me kryetar Zef Shtjefnit, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, me kryetar Selami Jenisheri dhe Partia Emigracioni Shqiptar, me kryetar Kostaq Papa.

6 komente në “Kujtim Gjuzi, Selami Jenisheri dhe Kostaq Papa regjistrojnë koalicionin e dytë në zgjedhje”

  1. Ben says:

    Ç’na ka gjet.Budallenjte kane shperthu gjithanej.

  2. Sa kam pire une uiski ju nuk keni pire uje says:

    Ju pelqeu qyli ketyre injoranteve.
    Duke pare saliun e ilirin e co qe jane bere milioner pa punuar,duan ta provojne edhe keta me kacurrela.

  3. HAJDUTI says:

    A e ka pa ndonjoni Aldo Bumcin ketej?

  4. Niku says:

    Tani po, tani u rregullua muhabeti. Votoni Kosten, lereni Lulin bejini naften.

  5. xyz says:

    Lajmi më i mirë i shumëpritur për Shqipërinë, rajonin, kontinentin, planetin, sistemin diellor dhe galaktikën tonë.

  6. Liku says:

    Hallall voten Qirje Kostaqi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje