Jozefina Topalli: Ja si do të ishte PD me Sokol Olldashin kryetar!

25 Shkurt 2021, 15:11Politika TEMA

Ish nënkryetarja e PD, njëherësh dhe kryetare e partisë së re Lëvizja për Ndryshim, në emisionin “Aktualitet” në televizionin “FoxNews” ka kritikuar Lulzim Bashën për drejtimin e partisë.

Topalli njëherësh ka dhënë dhe qëndrimin e saj se si do të ishte PD nëse kryetar i kësaj partie të ishte zgjedhur ish deputeti i ndjerë Sokol Olldashi.

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim është shprehur se do të ishte një zë i guximshëm dhe do të ishte vrarë frika.

Sikur të ishte Sokol Olldashi kryetar i PD çfarë ndryshimi do kishte?

Do kishte një zë të guximshëm më shumë. Ne kemi nevojë që njerëzve t’u heqim frikën.

Njerëzit për shjkak të varfërisë dhe lidhjes që kanë me pozicionin e punës, dhe frikës që kanë se mos na heqin nga puna, nuk flasin publikisht!

Sigurisht ata do të reagojnë me votën e tyre, bashkë me familjet e tyre, sepse ata e dinë se kanë armën më të fuqishme, votën, për të ndryshuar dhe për të mos u vrarë në dinjitetin e tyre.

Por sa më shumë zëra publikë kundër tre kryetarëve të korruptuar, aq më e rëndësishme do të ishte!

Fakti që në Lëvizjen për Ndryshim janë bashkuar njerëz që i bëjnë nder çdo shqiptari, të cilët dinë të rrinë me njerëzit, të flasin me njerëzit dhe janë potenciale dhe histori suksesi në fushat e tyre tregon se ka shpresë.

4 komente në “Jozefina Topalli: Ja si do të ishte PD me Sokol Olldashin kryetar!”

  1. Scutari says:

    Po, po!! Tek Sokol Olldashi e ke mendjen!! Se edhe qitjet me automatik MP5, menjehere pas vrasjeve te 21 janarit, me te i ke bere ne poligonin e Zall Herrit!

  2. Qerim Vidohova says:

    Sikur te ishte Sokol Olldashi ne krye te PD, tere te burgosurit me burgim te perjetshem, per vrasje dhe perdhunime do te perbenin kupolen drejtuese te Partise. Olldashi ka qene personi qe siguronte lidhjet midis botes se erret te krimit dhe Sali Berishes, ishte nje kobure i Berishes, njelloj sic ka qene Mehmet Shehu per Enver Hoxhen. Ne ka veper te mire qe ka bere Berisha, ishte mosperkrahja e tij per te dale ne krye te PD. Situata midis Berishes, Olldashit dhe Bashes eshte identike, po ta krahasosh, me ate te Enver Hoxhes, Mehmet Shehut dhe Ramiz Alise. Enveri hoqi qafe Mehmetin per tja lene partine Ramizit, te njejten gje mund te thuash edhe per Berishen, qe mbeshteti Bashen dhe jo Olldashin.
    Nuk besoj se ka fat me te madh se qerimi politik i Olldashit. Te vjen keq per fundin e tij, por ai vete e kishte fajin, pasi tere kohen rrinte “ulur mbi iriq”. Dhe po te rrish ulur mbi iriq, eshte e pamundur te mos te shpoje ndonje gjemb i tij. Dhe hajde merre vesh kush ishte ky gjemb. Te vjen keq per familjen e tij, por ai vet gjeti ate qe kerkoj, nuk mund te kish fat tjeter.

  3. njaci says:

    Jozefina eshte femer e ndyre….. Nuk e ka fajin Luli por Sali krimineli njeriu yt i zemres….

  4. Temali says:

    Ti je shembulli ma i keq i tolerances dhe pastertise njerzore o Zhelefine! Olldashin e hoqi cafe Birisha, ke bythe ta thuash kete? Jo. Ik dhe na u zhduk nga syte femer hajdute dhe tmerrsisht primitive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje