Analisti Frrok Çupi ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 25 prillit, mund të ketë një koalicion mes PS dhe PD.
Teksa komentonte koalicionin opozitar në “Top Talk”, Cupi e lidhi këtë teori me faktin që një ndër aleatët e PD është partia që dikur drejtohej nga Mark Frroku dhe sulmohej vazhdimisht. Sipas Çupit, koalicioni mes Ramës dhe Bashës do prodhonte stabilitet dhe do të ishte një barrierë kundër reagimit në reformën në drejtësi.
Çupi: Partia kryesore e koalicionit nuk merr parasysh se çfarë do të ndodhë më 26 prill, por çfarë do deri më 25 prill me idenë se do t’i konsiderojë njerëzit të paditur, të panjohur, budallenj që do votojnë për të njëjtën gjë. Pavarësisht se kush është, Partia Kristian Demokrate me Mark Frrokun ishte qendra e sulmit për PD për një periudhë të gjatë duke e konsideruar PS kriminale se ishte brenda Mark Frrokun.
Sot ndodh e njëjta gjë me Mustafa Licin, një parti tjetër. Që të dy janë të dënuar për trafik njerëzish, për krime monstruoze, herë janë kapur, herë në kërkim, pra njerëz me rekorde të frikshme kriminale. Ka një çështje morale për këtë. Me koalicione të tilla, çfarë do bëjë PD në ditën pas zgjedhjeve, a mendon për publikun. Atë ditë që mund të fitojë, mund të mos fitojë, mund të jetë në koalicion me PS.
Pyetje: Pse e shikon të mundshme këtë gjë?
Çupi: Sigurisht, mund të jetë një nga mundësitë. Shoh një koalicion të PD me PS dhe në kohën kur PS kur të ketë mbi 70 deputetë. Ta gjykojmë politikën në kontekstin e kohës, në kontekstin e zhvillimeve në rajon dhe zhvillimeve botërore.
Pyetje: Çfarë do prodhonte një koalicion i tillë?
Çupi: Do prodhonte stabilitet, një barrierë kundër reagimit në reformën në drejtësi. Ju e dini, do ketë shumë probleme, do cojë para drejtësisë liderët kryesorë të 30 viteve sepse po shfaqen përditë. Nuk është aq shumë hipotetike sa e vërtetë sepse kemi një reformë, një deklaratë prej publikut shqiptar, një investigim amerikan, angazhimin e SPAK-ut për disa nga aferat më kriminale të vendit, ku kryesojnë udhëheqësit kryesorë të politikës shqiptare.
Nje koalicion i tille prodhon shitjen e rehatshme te detit dhe badiava te atyre pronave publike qe kane mbetur. Me keq sesa te fitoje njera nga palet ☹️??
NE TE SEMES PS NESE BEN ALEANCE ME PD
TALLJA ME ELEKTORATIN SOCIALIST E MBUSHI KUPEN
E PO U DERDH KUPA PS DO TE ZHDUKET NGA SKENA POLITIKE SEPSE FIROSEN EDHE MILITANTET E DROGUAR ME IMAZHIN E TE MAJTES INEGZISTENTE TASHME
Frrok, duket po flet ne jerm.Ti ala nuk e kuptuar qe PD sundohet nga krye krimineli i Shqupit,qe si qellim ka vetem qe ti shpetoje drejtesise qe po vjen.
Dhe ti thua ta sjellim ne qeveri k/kriminelin. Nje opsion i pa mundur ne te gjithe kalkulimet e mundeshme. Ti thua sjell stabilitet. Po sjell vetem stabilitetin e plakut kriminel te Shqupit,dhe sjell irritimin dhe pakenaqesine e shumices se pooullit.
Doren nuk e ve ne zjarr por dyshoj shume tek ju se e keni thene me qellim kete prononcim nuk e di se nga cfare atavizme jo krenare te koheve me te hershme qe keni kaluar..
Po pse, Basha nuk ëhtë objekt i SPAK-ut, dmth i reformës në drejtësi? Çupi e quan të pastër? Kur u pastrua hajduti e vrasësi?
Këtë jua kam shkruar par dy muajve! Dhe është gjëja më pozitive që mund ti ndodhë Shqipërisë!