“Radari amerikan është ndalur në vendin tonë”! Preç Zogaj: Tre arsyet pse u vlerësua Ardian Dvorani nga DASH

28 Shkurt 2021, 23:09Politika TEMA

Emisioni “Java në RTSH” që drejtohet nga analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli kanë zgjedhur si personazh të javës që po lemë pas gjyqtarin Ardian Dvorani, të cilit iu dha çmimi Kampion i Antikorrupsionit nga  Departamenti i Shtetit Amerikan.

Analisti Preç Zogaj ka zbërthyer dhe domethënien që ka ky vlerësim për vendin tonë dhe Reformën në Drejtësi.

“Përtej meritave dhe  sadisfaksionit vetjak që merr fituesi, ky çmim është një ngjarje  shumë domethënëse në një rrafsh të gjere”, thekson drejtuesi i emisionit Preç Zogaj.

“Së pari, kjo do  të thotë se  administrata e re e Presidentit Biden i ka përcaktuar si përparësi  standardet e antikorrupsionit dhe transparencës në gjithë botën.

Së dyti, në  implementimin e parë të këtij çmimi, shohim  me gëzim se radari amerikan është ndalur në vendin tonë ku është në  proces zbatimi reforma në drejtësi me bashkautorësi amerikane  e evropiane në konceptim dhe zbatim.

Së treti, duke mbajtur parasysh faktin  e njohur se  në  vendet ku sundon kultura e pandëshkueshmërisë magjistratët dhe individët mund të mbeten vetëm e të thyhen në përpjekjet  e tyre, SHBA, ofrohet me një çmim që njeh dhe promovon në një nivel të lartë këto përpjekje dhe vetë autorët e tyre.

Nga kjo pikëpamje, laurimi i Adrian  Dvoranit  është një nxitje dhe një inkurajim i jashtëzakonshëm  për gjithë trupën e prokurorëve, gjyqtarëve,  hetueseve  të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe  individëve të çdo fushë që kanë detyra e sfida  për të përmbushur  në shërbim të demokracisë dhe  shtetit ligjor .

Është dikush që i sheh, dikush që i vlerëson, dikush që i mbron , dikush që ua  di.  Dhe ky “dikush”  është as me pak e as me shumë fuqia me madhe demokratike e botës”, pohon Zogaj.

5 komente në ““Radari amerikan është ndalur në vendin tonë”! Preç Zogaj: Tre arsyet pse u vlerësua Ardian Dvorani nga DASH”

  1. Trotski says:

    Analize e sakte .tashti ne deshirojme te shohim frytet e kesaj perpjekje te madhe.Duam hapsanosjen e te Korruptuareve dhe Konfiskimin e pasurive te tyre ,te vena ne menyre te paligjeshme ,sidomos pasurite e vena ne kurriz te fondeve publike dhe te pasurive kombetare.

  2. Laku says:

    JA KE FUT PORDHES PREC HARRABELI.MBASI DVORANI DONTE TE DENONTE HAJDUTIN META,RAMIU E BERI PRESIDENT.MBASE DO MARI DHE AI NDONJE CMIM NGA SHBA PER VLERESIMIN QE I BERI METES.

  3. Nje qytetar says:

    Me ne fund po flet kjarte z. Zogaj, pa perdredhje dhe nenkuptime ne drejtim te qeverise apo E. Rames, por megjithate ne menyre te pergjitheshme, duke i futur te gjithe ne nje thes . E jo , nuk jane te gjithe njesoj!

  4. pjeter says:

    Tashme e dine te gjithe qe çmimi Dvorani eshte nje goditje per kedo qe tenton te zhbeje reformen ne drejtesi,me qarte se keshtu nuk ka,vetem te vije direkt Biden e ti zere me shpulla ne surrat MonaLiken e gjithe te tjeret .Kurse persa i perket menyres se shqipes se shkruar,Zogaj nuk mund te perdori nje fjalor teresisht shqip,por ju pelqen shume ketyre intelektualeve tane ti fusin ndonje fjale hibride si “SADISFAKSIOKNIN” apo “LAURIMI”

  5. Liku says:

    Ho me Preç e le politiken? Mire bone se nuk ishe per ate pune ti….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje