Kush është adoleshenti shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Itali

1 Mars 2021, 11:21Kronika TEMA

Marinel Senka është 18-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën tragjikisht të shtunën në Itali pasi rrëshqiti dhe ra nga një shkëmb. Trupi i pajetë i të riut u nxorr nga humnera ku kishte rënë pasditen e së dielës.

Mediat italiane shkruajnë se funerali i shqiptarit do të mbahet të martën, ndërsa sot është organizuar një lutje në Pontremoli. I gjithë komuniteti është në zi për këtë tragjedi.

Mësohet se Senka ra nga shkëmbi i malit Marmagna në kufirin mes provincës së Parmës me atë të Massa Carrara. Në momentin e ngjarjes, ai shoqërohej nga disa miq të tij. Fatkeqësisht 18-vjeçari nuk është i pari që humb jetën në atë mal. Në të njëjtin vend dy javë më parë një tjetër person humbi jetën.

Siç raportojnë mediat, miqtë që e shoqëronin u përpoqën që ta nxirrnin nga ku kishte rënë. Por u desh ndërhyrja e ekipeve të kërkimit. Ata u përpoqën që ta nxirrnin trupin e pajetë që të shtunën, por kushtet e rënda atmosferike bllokuan operacionin. Ditën e djeshme u bë e mundur nxjerrja e kufomës. Për operacionin u përdorën edhe helikopterë.

2 komente në “Kush është adoleshenti shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Itali”

  1. Kritiku says:

    O shpellare te gazetarise, nuk shkruhet “kush eshte” por “cili ishte”. E para, per njerezit shkruhet “cili” dhe jo “kush”. E dyta, shkruhet “ishte” sepse nuk eshte me ne jete. E trata, ju treguat vetem emrin dhe asgje me teper, ndersa titulli tregon tjeter gje.
    Eshte mbushur gazetaria me shpellare!

    1. Nxenesi says:

      Zoti kritik!
      Uk themi “e trata” por e treta dhe nqs “kush” nuk perdoret per njerezit per kë perdoret vallë?! Per kafshet e shpendet se per sendet jo e jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje