Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmosën sot koalicionin paszgjedhor për betejën e 25 prillit. Analisti Andi Bushati i pranishëm në “Shock” në Euronews Albania thotë se ajo që panë sot shqiptarët me firmosjen e këtij koalicioni ishte një shfaqje e shëmtuar.
Ai theksoi se të vetmen gjë pozitive që sheh në këtë pjesë është se kjo marrëveshje është një “besë”, që dy partitë, konkretisht PD dhe LSI i kanë dhënë njëra-tjetrës së nëse Rama tenton t’i joshë për të ndarë pushtetin të mos e pranojnë një akt të tillë.
“Për mua ishte një shfaqje e shëmtuar jo që pamë sot, sepse nuk ka shqiptare që nuk e di se koalicion nuk ka , ata në zgjedhje do shkojnë veç e veç. Ulen në tryezë dhe firmosin një koalicion. Kjo është pjesa kritike për atë që ndodhi sot.
E vetmja gjë e mirë po të dua të gjej një të mirë në këtë firmosje, që u bë sot është fakti se zgjedhjet janë për dy muaj, nëse këto dy forca përballë shqiptarëve nënshkruajnë që pas 25 prillit do jemi bashkë, është një thirrje që nëse Rama del parti e parë dhe ka nevojë për dy partitë, ata i kanë dhënë besën njëri-tjetrit se nuk do shkojnë me Edi Ramën.
Ky koalicion i sotëm është një angazhim jo për të qenë bashkë deri më 25 prill, por për t’i dhënë besën njëri-tjetrit pas 25 prillit. Koalicioni është fals, por është një angazhim moral, që nëse dikush nga ne joshet nga Edi Rama, ne nuk do shkojmë me Edi Ramën”, tha Bushati.
Gjithashtu, në këtë pikë, Baton Haxhiu ndau të njëjtin mendim me Bushatin, duke shtuar se PS-ja në këtë sistem zgjedhor më 25 prill do jetë padiskutim parti e parë. Ai thotë se nuk përjashtohet as fakti që LSI-ja të hapë dyert dhe të bashkëpunojë me kryeministrin Edi Rama, për aq kohë që marrëveshja e firmosur sot mes PD-LSI nuk ka efekte juridike.
“Kjo është e vërtetë se ky koalicion për të përmbushur vetëm një kusht parazgjedhor: këta nuk do shkojnë me Edi Ramën dhe t’i bindin elektoratin se nëse votoni për ne, ne do e bëjmë koalicionin bashkë. Dihet kush është i pari në këtë lloj modeli zgjedhor, ose në këtë fushatë zgjedhore. E para është PS.
Dallimi më të dytin është i madh. Ne po e bëjmë një koalicion tani dhe nuk jemi në një listë, por jemi kundër Edi Ramës. A i beson dikush LSI që nuk i hap dyert e veta, që për fatin se kjo marrëveshje nuk e ka fuqinë juridike.
LSI kërkon që në momentin kur PS i fiton zgjedhjet dhe del e para, ajo mendon se PS nuk do qeveris si e vetme dhe e dyta se nuk do bëjë koalicion me PD, e vetmja shpresë që ndërton LSI është që t’i bashkangitet Edi Ramës dhe ky është momenti që sot kemi një koalicion mes PD dhe LSI”, tha Haxhiu.
Per mendimin tim , dje PD-ja dhe LSI-ja nuk nenshkruan koalicion parazgjedhor. Po te kishin nenshkruar koalicion parazgjedhor do te dilnin me lista te perbashketa. Por dalja me liste te perbashket nuk i leverdstie LS-se,sepse humbiste siglene partise dhe futej nen ombrellen e PD-se. Po keshtu kjo nuk eshte as koalicin pas zgjedhor. Eshte nje marrveshje e cila mund te behej edhe me goje,por si njera dhe tjetra jane te pabesa,ndaj e bene me shkrim, qe neser ta kene si fletushke per ta tundur nerastese ,sidomos LSI-ja kalon me PS-ne ,sepse eka dhe ne gjak tundjen sa majtas djathtas per te ruajtur pushtet, dhe PD-ja do ta perdori duke thene se : Joa cila na tradhetoj. E basha do te thote se une kam patur te drejte kur thoshje se me LSI-ne nuk behet marreveshje ,por c’ti bej babes qe vdes per Ilir Meten. Te ndara i bejne nder PS. Thuhet se qe te dalesh deputet te duhej rreth 9000 apo 10000 vota. Po te ishin te bashkuar nje deputet kishte mundesi qe t’i siguronte,kurse te ndare ka shume veshtiresi. Ne haket te gomares shkofshin ,pasi jane po ata fytyra qe i shporrem ne 2013-ten.