Kryeministri Edin Rama e nis ditën me një video-projekt 3D të hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës. Sipas tij, shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e saj.
“Mirëmëngjes, dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.
Sipas kryeministrit, Tiranë-Rinas do të zgjasë 12 minuta, ndërsa Tiranë-Durrës vetëm 22 minuta. Megjithatë, Rama nuk jep një datë se kur do të nisë puna.
Me ne fund do te nise ndertimi i hekurudhes, nje tjeter nisme e mire e kesaj qeverie. Pune te mbara e shume te mirepritura per kete vend te vrare nga shkaterrimet e qeverisjeve te ashtuquajtura demokratike.