Twitter ashpërson masat, bllokim për ata që përhapin informacione të rreme për vaksinat e Covid

2 Mars 2021, 20:07Hi-Tech TEMA

Rrjeti social Twitter do të ndalojë të gjithë përdoruesit, të cilët në mënyrë të përsëritur shpërndajnë informacione të rreme lidhur me vaksinat kundër Covid-19.

Sipas BBC, të gjithë ata do të postojnë informacion të gabuar për vaksinat do të bllokohen. Sipas politikave të reja të Twitter, ende nuk dihet kohëzgjatja e bllokimit pasi ende kjo masë është në diskutim.

Deri tani bëhet me dije se nëse një përdorues i rrjetit social do të publikojë 5 herë informacion të rremë llogaria e tij do të mbyllet fare.

Shumë aktivistë kundër dezinformimit thonë se suksesi i nismës tani varet nga sa rreptësia që do të zbatohen masat nga Twitter.

Edhe Facebook dhe Instagram njoftuan se do të mbyllnin llogaritë e atyre që do të përhapnin materiale të rreme. Këto politika të mediave sociale bëhet në një kohë kur ka nisur në luftë e ashpër kundër dezinformimit në internet.

1 komente në “Twitter ashpërson masat, bllokim për ata që përhapin informacione të rreme për vaksinat e Covid”

  1. Sokol says:

    Ne komunizem e quanin probagand e tani e quajn lajme te rreme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje