Artan Fuga: Rama na ka shtuar ankthin. Vendos ai se kush do jetojë më shumë e kush do vdesë

3 Mars 2021, 10:43Sociale TEMA

Artan Fuga ka dhënë një intervistë për Adi Krastën në televizionin e familjes Berisha, që i ka zyrat në pallatin e familjes Meta.

Fuga thotë se Rama na ka shtuar ankthin dhe po vendos kush do jetojë e kush do vdesë.

“Në Francë dominon një gjendje normale. Disa njerëz nuk mund të jenë mbi ligjin. Njerëzit në Francë thonë se është gjendje normale, gjithashtu edhe gjykatësit.

Bota ndodhet në problematikë të madhe, e ka zbuluar vaksinën dhe ka një pengesë në shpërndarje.

Për sa i përket Ramës, ai rrit ankthin social, diferencën mes pushtetarit dhe masës.

Duhet të jemi racionalë dhe mos të bëjmë kot protagonistin. Nëse do të kishim avancuar në integrimin evropian, sot do të ishim trajtuar ndryshe.

Europa nuk është treguar fare egoiste deri tani me ne. Nuk mund të bëjmë etnocentrizëm

Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër legjitime veçse të vendoset në linjën që është Komisioni Europian. Mbreti që del nga ligji fillon dhe bëhet një njeri tjetër, që nuk i shërben shoqërisë

Në shtetin ligjor shqiptar nuk është shkruar se kryeministri përcakton se kush ka më shumë shanse për jetuar e kush më pak”, tha Fuga.

1 komente në “Artan Fuga: Rama na ka shtuar ankthin. Vendos ai se kush do jetojë më shumë e kush do vdesë”

  1. LUAN says:

    THJESHT I LAJTHITUR ME NJE KRASTE TE VENITUR. MESHIRE PER TA!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje