Nga Frrok Çupi
Te sheshi…
Se jeta e fosileve është gjithë jetën ‘si dikur’; mbetet atje e koracohet, nuk ndryshon e nuk ecën përpara. Sa shumë njerëz kemi rrotull, që edhe pse kanë parë botë me sy, edhe pse kanë mbaruar shkollë, prapë mbeten ‘si dikur’. Ne ndodhemi në kapërcellin e një periudhe politike kur bota jonë ndahet mes asaj që quhet ‘si dikur’ dhe kësaj që aspirohet nga shumica dhe nga përparimi. Sapo na u shfaq një video ku kryetari i opozitës ngiste një makinë pa belt, dmth., si dikur. Në një shtet të dominuar nga kjo specie, gjithçka bëhet si dikur: Ligji- tjetër për fisin e tjetër për qytetin; polici- tjetër për këta pa rrip dhe tjetër për ata me rrip; financat- shumica për fisin dhe familjen; vrasja për kundërshtarët; qyteti i ndotur për të gjithë deri në dritaren e katit të dytë; folklor dhe tallava gjithandej…
Presidenti i Republikës shkoi sot te eshtrat e Skënderbeut dhe u lut për ‘rrëzimin’ e Edi Rimës. Këta që, me çdo kusht, duan ta rrëzojnë maxhorancën ‘te sheshi’ janë ata që as e njohin as e duan sallën…, as shandanët, as ligjin, as shtetin, as procedurën, as parlamentin. Prej dy vjetësh këta kishin braktisur parlamentin dhe kishin dalë ku di se ku. Ka të dhëna se tani janë bërë gati për një sulm nga jashtë parlamentit. Ditën e zgjedhjeve nuk do t’i njohin zgjedhjet dhe do të vrasin njerëz si në 1996. Ose presidenti do të caktojë si maxhorancë minorancën dhe aty plas. Ose do t’u bëjnë thirrje terroristëve që zakonisht aktivizohen në kohë të egra, dhe do të rrethojnë qytetin… Por ditën e zgjedhjeve, mbi 3000 trupa amerikane dhe trupa ushtarake shqiptare të NATO-s këtu do të nisin manovrat nga toka, qielli dhe deti. Të mos ishte Amerika, kësaj here zor se do t’u bënim ballë këtyre vulgarëve që kërkojnë sheshin.
Pse ‘te sheshi’?, ka edhe një arsye tjetër:
Nesër do të jetë vonë, madje edhe dje ka qenë vonë.
Nëse kësaj here nuk rrëzohet Edi Rama, atëherë këta kot që janë këtu. Presidenti i Republikës Ilir Meta e tha qartë: Nëse nuk rrëzohet ai, atëherë në 26 prill ‘unë nuk do të jem më ‘, president. Si Meta, Monika, Berisha, Basha…, kanë krijuar një ‘Edi Rama’ që tani u duhet ta rrëzojnë në barkun e tyre. Në bark u rri frika, aty kanë krijuar edhe shkaktarin e frikës. Frika e vetme e tyre është ‘gryka e thesit’, një psikozë që u zhvillohet të gjithë mëkatarëve të mëdhenj të kësaj bote. Këtyre kur u vjen një moment, njësoj si çdo frymor që trembet nga fundi, u feksët para syve thesi; thesi që mban mëkatet dhe që po i mbyllet gryka. Këtu janë bërë shumë ‘name’, qysh nga korrupsioni, vjedhja e pronave të të zotëve dhe e pronave të publikut; është hapur disa herë gropa e ferrit për njerëzit; kanë humbur jetë të pafajshme; janë vrarë njerëz të pafajshëm dhe ‘fajtorë’ pse janë dëshmitarë…
Nami që ka bërë shteti tani po mblidhet në thasë, një nga një. Drejtësia e re ka hapur gojën dhe do të përpijë të gjithë thasët. Këtej u është krijuar këtyre fobia e ‘frikës në bark’, ku mendojnë se rri Edi Rama si roje: ‘Ti për në ferr, ti tjetri dil në rrethin e shtatë’. SPAK ka marrë në dorë dosje të rënda kriminale. Këta që kërkojnë rrëzimin e Ramës ‘tani, se nesër është vonë’, këta mendojnë se Rama dhe amerikanët janë Një dhe janë Drejtësia. Frika i bën të mendojnë… Presidenti Meta tha dje se ‘amerikanët e Ramës do t’i kap për veshi’. Domethënë është keq puna nëse Rama nuk rrëzohet tani. Nesër këta shkojnë në burg; e burgjet kanë regjim tjetër, ndërsa në kohën e tyre kishte shumë pleshta e këta atë kohë mbajnë mend.
Koha ndodhet në kapërcell, vërtet. Po nuk u rrëzua Rama tani, më vonë është tepër vonë. Sepse shoqëria po vjen duke u përsosur dhe i harron vulgarët. Po vjen edhe një brez e mentalitet i ri shtetëror që kanë nisur të tremben kur shikojnë fotot e këtyre që vijnë nga e shkuara. Për katër vitet e ardhshëm, nëse nuk rrëzohet tani, do të rritet shpejtësia. Shpejtësia është armiku i këtyre. Po rritet shpejtësia e lëvizjes, shpejtësia e ideve, shpejtësia e shijeve dhe e qytetarisë. Vendi ynë, që mbeti këndej nga bregu i bllokut socialist, vuajti uljen e shpejtësisë dhe u zhyt në varfëri e në prapambetje. Pas komunizmit lindor, lidershipi ynë u zhyt në anadollakllëk. Këta tani që duan të rrëzojnë Edi Ramën, e duan ’te sheshi’ ku mblidhen dembelët dhe shakllabanët.
Po nuk rrëzuan Ramën, kjo ka lidhje me lakun. Duket se po u ngushtohet laku, por po u ngushtohet ‘prej vetes’. Pse e lidhin ‘lakun’ me ekzistencën e Edi Ramës? Pse ia bëjnë gjithë këtë nder?
Ti rruani bishtin Edit. Ju e keni vendin ne burg te gjithe ju skizofrena ,kriminele e hajdute, qe nuk i vini as ke thembra KM Rama.
Shqiptaret duhet ta kuptojne njehere e mire se e keqja shqiptare ka dy emra Sali -Like! Po nuk u larguan keta te dy nga politika Shqiperia nuk behet! Edi Rama eshte i vetmi Europian ne Shqiperi! Te tjeret jane “zvarranike”!
Shume e vertete kjo!
Me Edin keta kane shku per lesh,Edi keta hale i nxori nga vrima ,i diskretitoi,jo se nuk ishin te diskretituar,po tani i nxori jashte loje krejt,le c’fare thone e c’fare duan te bejne,keta te rrujne bolet,Edit dhe te gjithe atyre qe do votojne kundra e tyre,qe jane shumice,ketu problemi eshte teper i zgjidhur,skenari rus i ketyre kriminelve eshte penalizimi perfundimtar i kapos se krimit dhe anti-shqiptarit Sali Berisha dhe unukut te tij ,rezidentit te Gazidedes IM,fundi i tyrepo e lujten bythen shume do jete ai Sadamit dhe Kadafit,ketu do jemi dhe do ti shikojme keta krimba se c’fare do bejne,qe jane trima te medhej keta,sa i shpallin lufte dhe Amerikes,do ti shofim,fundi dalte hajer-thote populli,po per keta nuk ka hajer,keta i ka mund zullumi,ketu do lahen te gjitha
ISHTE LIKE FLORIRI POR DO TE JETE LIKE BQIRI KETEJ E MBAS.NE REC E KA VENDIN AI E SAL HALE VICIDOLI.ORA PO AFRON.NUK I LE ME NJERI OR FRROK AS TE SHESHI AS TE LESHI.I KANE QR ATIJ POPULLIE VENDI PER 30 VITE.TE MUND ZULLUMI I THOMI NE KETEJ.
Në vitin 2017 dy media maqedonase “fakte.net” dhe “lajmpress” kanë botuar një lajm ku deklarojnë se Mijallkov ka pasur një darkë me damir fazlliç, mikun e sali berishës. “në një restorant në parkun e qytetit (shkup) janë takuar ish- kreu i dsk-së dhe kushëri i parë i gruevskit, sasho mijallkov me damir fazliç dhe avenir peka. Fazliç është biznesmen kontravers serboboshnjak i njohur për opinionin shqiptar dhe më gjerë, kryesisht si person i afërt me familjen e sali berishës, por njëkohësisht edhe me shërbimet serbe. Fazliç është nip i jovica stanishiq, ish shef i shërbimit sekret serb (1990-1998) gjatë kohës së sundimit të millosheviqit. Në takim ka qenë i pranishëm edhe avenir peka, ish zv.ministër për punë të brendshme në shqipëri, në kohën kur sali berisha ishte kryeministër i shqipërisë”, thuhej në artikull. Por mediat maqedonase kanë hedhur aludime dhe për një takim të kryespiunit maqedonas me Ilir Metën. Në prill të këtij viti(2017), Meta bëri një vizitë të beftë në Maqedoni dhe analisti i gazetës “lajm”, Gafurr Adili në një analizë të publikuar në gazetë me titullin “çka po ‘gatuan’ z. Ilir Meta?!”, theksonte se Meta ka takuar jo vetëm Ali Ahmetin, por edhe ish shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkovin Dhe Mulla Sulën E Bfim-së. “Disa ‘gojëkëqinj’ thonë se, z. Meta erdhi që t’i ‘koordinojë’ pazaret e koalicionit BDI-VMRO për ta destabilizuar fyrom-in, si mënyra e vetme që mafia politike në trekëndëshin tiranë-prishtinë-shkup të shpëtojë nga vetingu (në tiranë), nga gjykata speciale (në prishtinë) nga dhe prokuroria speciale (në shkup); ndërsa, disa ‘gojëkëqinj’ të tjerë thonë se, z. Meta kishte ardhë për të lobuar që në zgjedhjet e vitit të ardhshëm (2019) ali ahmeti të kandidojë për president të fyrom-it”, ka shkruar adili në gazetën “lajm”. Pra duket se rënia e kryespiunit maqedonas, është një goditje për të gjithë njerëzit e lidhur me Gruevskin.
Nje kenaqesi e rralle per mendjen eshte leximi i Frrok Cupit. Nje shprese per te nesermen vjen kur shoh qe ka njerez te tille te ndejtur. Respekt pa fund.
Frrok cupi je ivecant ,te lexoj me kenaqesi…. jo sot ,por nga vitet 90 ….
Eshte e vertete ajo qe thua, mor Frok,por prapeseprap ata e kane nje as nen menge per te shpetuar:
Skenderbegu,prej Kosovet al-bini alias Bin-Ali,nen bekimin e Babe Erdoganit,ka me i bashkue si dikur trojet e vilajeteve shqiptar dhe kosovar,ku sali dhe meta,do sundojne si me pare ne keto ane,me syckat dhe zemren nga porta e larte dhe konferenca islamike.
Mbas kesaj na zuri more Frok,qe sojin tone do ta bejne synet,ka mundesi nga zelli te na e presin te tere hajdarin.
Kesaj hataje mund ti shmanget,ndonje me origjine kristiane i llojit Lesi,qe ka lehur deri ne ngjirje per shpellaret laraman aziatik.
Lidhjet e metes me struktura te mir organizuar per destabilitet ne zgjedhje, po kuptohet qarte. Vjen haradinaj takon moniken dhe ben selfije ne jug te vendit. Vjen prap haradinaj takon meten, vjen kurti takon meten, per sy e faqe takon dhe ramen e bashen. Nje gje eshte e sigurte qe keta po organizojne per qellime personale situata, ku vemendja dhe puna e drejtesise te devijoje ne favor te tyre. Kush i han dhe pranon qe kurti erdhi se kishte mall per skenderbeun. Ketu ka nji diversion me zyrtare te larte te drejtuar nga berisha dhe meta, dy protogonistet e shperthimeve ne gerdec, per vrasjen e kok palareve, per vjedhje dhe urdhra vrasjesh te deputeteve, per vrasje dhe zhdukje njerezish ku nuk kane as varre. Banda e ketyre qe vejne e vine nga kosova e naqedonia vetem se do hane kokat e tyre, qe ne fakt, duhet ti kishin henger me kohe.