Nuk shkon Çe Guevara në Shqipëri, Albin…

5 Mars 2021, 14:42Politika TEMA

Nga Shpetim Nazarko

577-vjetori i Beslidhjes së Lezhës, pastaj lule te Çerçiz Topulli e ndonjë anabas tjetër i ngjashëm, që nuk pata kohë ta vë re, shoqëruan vizitën e Albin Kurtit në Shqipëri. Në një plan të përgjithshëm, mund ta cilësosh një shaka pa kripë, gjithë këtë punë. Po po të duash t’i vësh ndonjë vello historie vizitës, nuk ka pse të gërmosh shumë, për analogjira në kohë…

Në planin praktik, ajo duket një imitim i anabasit të Çe Guevarës, dikur. Që la Kubën dhe u hodh përtej saj, për të përhapur revolucionin botëror. A ka vlerë një plan i ngjashëm, në Shqipëri? Ligjet e natyrës të thonë thjesht, se depërtimi nga një objekt a një vend në tjetrin, është produkt i niveleve energjitike. Ato rrjedhin nga lart poshtë, por jo anasjelltas.

Që Kosova, nga lufta e këtej ka kopjuar në mënyrë të shëmtuar Shqipërinë, në shumë gjëra të këqija e jo të mira, kjo nuk ka ndonjë dyshim të madh. Ai që kalon kufirin shtetëror, shikon se në njëzet kilometrat e para pas tij, të duket sikur është në një nga vendet e BE-së. Fushat rrotull autostradës e ndërtimet me rregull, produkt për shaka të fatit, i kohës së dikurshme, janë shembull i mirë ilustrues.

Po sapo i afrohesh Prishtinës, në njëzet a tridhjetë kilometrat e fundit, vë re atë kaosin e madh, që Shqipëria, e krijoi vetes pas 1990-ës. Mjerim i madh, kaos ndërtimesh, thuajse asnjë pemë gjëkundi, mbjellë në këto njëzetë vjet, fusha buke të zëna nga ky kaos, shoqërojnë kudo Kosovën dhe çfarë është më e çuditshmja, shtohen pafundësisht, kur i afrohesh Prishtinës.

Një shaka e rëndë, që Rama, tentoi ta frenojë në Shqipëri, por Kosova akoma jo. Është parimi i thjeshtë i Fushesë së Napolonit, që shpjegon atë me përhapjen e valës nga qendra në provincë. Apo ndryshe, parim i niveleve energjitike që, për dreq këtu janë të ilustruara me shembull të keq. Kur ajo që ka ikur si modë në qendër, bëhet e tillë në provincë.

Ëshë detyrë e Kurtit që të bëjë të njëjtën gjë, si Rama. Me hir a me pahir. Dhe besoj se, po të ketë sukses në këtë punë, do të ishte shumë më i madh se ai i anabasit përtej kufirit. Ku edhe nëse nuk ka asnjë shembull për të marrë, ca më tepër, s’ka edhe më të voglin, për të dhënë.

Shembulli i dhënë qoftë edhe me ndërtimet pa fre, që siç i zunë frymën Tiranës dhe Shqipërisë, i kanë zënë frymën Prishtinës dhe gjithë Kosovës, pasqyron në një farë mënyre, atë që fola me nivelet energjitikë. Po është shembulli më i vogël… Kosova që është me resurse tmerrësisht më të kufizuara se të Shqipërisë dhe akoma nën një peshë e trysni ndërkombëtare shumë herë më të madhe se ajo, e ka dhjetëfish më të rëndë detyrën për të përparuar.

Albinit, nuk i duhet gjëkundi modeli i Çe Guevarës. Kur Çe Guevara iku nga Kuba, për të dhënë modelin e saj, kishte megjithatë, një lloj ekperience që duhej ta trasplatonte diku tjetër. Po Albini, çfarë kërkon të transplatojë?

Nuk do ndonjë mendje të madhe, për të dalë në konkluzionin e thjeshtë se, Çe Guevara ka vdekur dhe modeli i tij, nuk i hyn në punë njeriu. Si intelektual i klasit të parë, Albini duhet ta dijë këtë, apo të reflektojë të paktën, nja pesë minuta në qetësi…

Mos po e ngremë dorën e akuzës, më shumë sesa duhet? Çe Guevara kërkonte trasplatimin e ideve të tij, me revolucion. Albini, nuk kërkon këtë gjë.

Po nga sa u tha më lart, duhet të shpjegojë se çfarë kërkon të trasplatojë në një vend që, megjithë varfërinë dhe shtypjen e kohës së komunizmit, ka pasur kohën e mjaftueshme që t’i këndojë në gjuhën amtare, ata që kanë shpënë kombet përpara, realisht, me idetë e tyre…

E pastaj, besoj që atij atje dhe atyre këtu, do t’u mjaftonte një model në pamje më i vogël, po shumë më i ndritshëm se i Çe Guevarës. Është ai i Arbën Xhaferrit. Rilindasi madh i fundit i Shqipërisë, ka folur për Komunuelthin ekonomik mbarëshqiptar. Albini, duket e përmendi këtë.

Kur foli për një politikë të përbashkët mbrojteje, energjitike, apo të tjera. Besoj, kaq do t’i bënte nder. Po që të mos mbetesh në kuadrin e fjalëve, vlente që në qetësi, t’i bënte më të qarta idetë e tij, në mos tani, pak më vonë, kur të jepte shembullin praktik, sesi do qeverisej Kosova.

Dhe ca më shumë, pa zhurmë e duke u konsultuar si bashkëqeverisës i një pjese të vendit amë. Kjo do të ishte shumë më tepër, sesa shakara të tipit të Çe Guevarës, që e kaloi kohën me pushkë krahut në ca kohëra që kanë ikur, apo janë shumë largëta për botën e për ne.

Shakaja, për të ripërtëritur në një formë a në tjetër, me pushkë, apo pa pushkë iluzionet e Çe Guevarës, vetëm se dëmtojnë, jo individin Kurti, por vetë vendin amë. Apo, të paktën shtojnë kaosin këtej dhe andej, që edhe pa këtë anabas të tijin për të ngjallur Çe Guevarën, në një formë a në një tjetër, është ca më i madh sesa duhet.(Konica.al)

56 komente në “Nuk shkon Çe Guevara në Shqipëri, Albin…”

  1. Jack says:

    Bravo Shpetim.

    1. Katabasi says:

      Po mo, per ata qe s mbushin bravo i qofte shpetimit. Pavaresisht se ia fut fjaleve si kau peles
      Shpetim Nazarko nuk ia ka haberin Anabasit, se ndryshe nuk fo ta perdorte tuhafi.
      Anabasi eshte ekspedita ushtarake qe ndermerrej ne lashtesi kur nga bregu i detit ngjiteshin perpjete ne thellesi te territorit. Depertim nga bregu drejt majave, ngjitje me shkoqur.
      Albini tek ne beri te kunderten: zdrypi nga malet buze detit ne Lezhe. E shkoi gjetiu. Keshtu qe beri Nazarko pordhaci duhej te perdorte fjalen katabas, se ne kete rast Albini shkoi nga brendia ne det. Ate te beje dhe Nazarko e mos na hajd kohen ne me kesi dokrrash. Te shkoje ne det e te lexoje fjalore e libra e t i mbaje per vete

    2. Erhard says:

      Je bere si prift o Shpetim dhe nuk i mbush mendjen njeriu!
      Pervec pordheve nuk i ke bere asgje te mire ketij vendi se nuk ka pjerdhur njeri per idete e tua!
      Ate Ce Guevaren mos e ze me goje se nuk ke surrat te matesh me nje persoinal;itet,me idete e te cilit merret bota sidomos rinia!
      Merru me hajdutet dhe te korruptuarit e Shqiperise,qe kane 30 vjet qe ua nxine jeten shqiptareve,pastaj merru me Albinin!

  2. petrit says:

    Ve re se pothuajse te gjithe gazetare, analiste, politikabe etj etj, vazhdimisht dhe ne menyre agressive permendin ne cdo shkrim, analize, dalje ne publik etj etj , thenje apo veprime nga te huajt, sikur duan te na mbushin mendjen se une di( ai) , ju nuk dini, une di gjuhe te huaj , ju nuk dini, une lezoj, ju nuk lezoni etj etj. e E njejta gje ndodh dhe ne rrjetet sociale- shqiptare qe jeton dhe punon ne shqiperi , i flet / shkruan ndjekesve te vet ( shqiptare te gjithe ) ne gjuhe te huaj. po keshtu dhe kengetaret, nje fjale shqip dhe dhjete gjuhe.
    Shqiperia dhe shqiptaret kane pase dhe kane njerez te mencur, kane histori me vlere qe mund te merret si shembull.
    pra_ ndaloni se perdoruri keto lloj ” histoish, thenje te njerezve te medhenj ” etj etj. kemi tonat me shumice.
    Nuk beheni ” intelektuale” kur perdorni thenje nga jashte, perkundrazi.

    flmd

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Albin
      Po të japim hakun
      sipas marrinës
      Po të gradojmë
      Don Kishoti
      i Prishtinës!

      1. Qytetar says:

        Po zot. ..ç fare ka nje Albin ne Shqiperi !!!!????

    2. Qytetar says:

      Petrit !
      Kemi mjaft Albinat tane ….
      Albinat e Kosoves jane te tepert.

      1. petrit says:

        eshte shume here me i keq se keta tanet ky albini

        1. Kosovari Romantik says:

          Ja honksh bolet Albin Kurtit.

          1. thanas says:

            jo vetem Petriti i hengert bolet Albinit por te gjithe keta zagaret poshte dhe lart. Albini me nje vizite ne Shqiperi i le pa gjume keta zagare qe lehin.

          2. sillo says:

            Kishe pat me e shkurtue kete thanie duke e permbledhum me:E hongshi Al Bin Kurtin se ashte bole komplet!Pastaj ku te leni Ju andej kufinit se ja keni honger Ju bythperpjetet!

  3. Trebeshina says:

    Po cfare Guevara eshte Albini o Shpetim,apo intelektuali madh, sic e quan ti! Ai eshte nje maskara i lindur,e vret mendjen 24 ore ne dite vetem per poshtersi,i ka shpalle lufte te gjitheve, brenda dhe jashte Kosove. Brenda ka aleat ate dosen Osmani,qe eshte bosh ne koke,dhe ne Shqiperi llumin e vjeter te politikes shqiptare,Berisha-Meta.Mund te duket ne Kosove intelektual i madh, po ne Shqiperi duket nje karagjoz i madh.

    1. Pilo Lala says:

      Shpetim Nazarko e krahasoi me Ce Guevaren, me diplomaci, sepse ne fakt i ka thene qe je mbrapa bote, si Don Kishoti i Mances me Dylqinjen.
      Me fjale te tjera i ka ngulur nje gozhde , qe e ka lyer majen me vaj, te mos i djegi edhe aq shume Albinit…

  4. Korabi says:

    Ne Shqiperi Albini duket si klloun,anakronik ne te gjitha veprimet, na mallegjeu me flamurin ne Lezhe, apo te Cercizi ne Gjirokaster,shqipot e Shqiperise gajasen me keto veprime,ju duket si nje Don-Kishot.Habitem si e kane votuar kosovaret nje mashtrues te till.

    1. Bojkotoni celulen Greke Çani-Curri në TV-Klan says:

      [email protected],
      Ti nuk je Korab.
      Ti je Kënetë sërbe.
      Fatkeqësisht, nuk je e vetmja ligatinë në Kosovën ende pa sisteme kullimi.
      Unë shpresoj që qeveria Kurti-Vjosa të fillojë tharjen e këtyre moçaleve që infektojnë atmosferën e shqiptarëve.
      Unë shpresoj që Kurti të kapercejë sa më parë qefëmbetjet nga disa gafa të rënda te Ramës ndaj lidershipit kosovar dhe të bashkojë forcat me të dhe me intelektualët progresistë të Shqipërisë për hapa të mënçura në realizimin e objektivit final kombëtar të shqiptarëve, pa ndyrë veten me kriminelë she mafiozë shqiptarë si Berisha apo Meta, aktualisht.
      Kurti duhet të ndërpresë urgjentisht projektin e “VV”-së në Shqipëri që është një thikë pas shpine e misionit kombëtar të bashkimit dhe nuk do të ketë asnjë të ardhme, përveçse mund të kthehet një ditë si komandot e Bukoshit në ballë të zjarrvënësve, të kryengritjeve dhe të grushteve të shtetit të projektuara në Beograd dhe të zbatuara në Shqipëri nga kryeagjenti serb Berisha dhe horrat tropojanë të sojit Stem Hajdari.
      Vizita e tanishme e Kurtit në Shqipëri është një hap i gabuar, në drejtimin e gabuar.
      Unë uroj që kjo vizitë të ketë qënë thjesht një akt nervozizmi i tij.

  5. Taulant says:

    Ne Shqiperi duket si politikan pa leke sepse ne Shqiperi vetem korrupsioni e krimi sundon.
    Cfare shembulli do jape Shqiperia kur nuk ka ligj.
    Ne duhet te lutemi qe ALBIN KURTI duhet te vij me 200 Kosovar e te shporr gjithe eliten politike ne Shqiperi.
    Ndryshe do te zhdukemi si komb.

    1. Jeff says:

      Po Taulant, te vije si Xhafer Deva me 200 kosovare qe te na veje zjarr, a thua ska popull ne Shqiperi . Ja provojeni te ndizni zjarr se kemi kujtime te hidhura ketu ne Tirane dhe nuk leme me”miq” te tille na dhjesin ne shtepine tone. Se cfare do te beje ky populli i Shqiperise me eliten e tij , eshte pune e tij dhe jemi ne rruge te mbare. Mos fusni hundet ne punet e Shqiperise me ligesi ne prag te zgjedhjeve demokratike, ju nuk e deshet ndihmen tone te sinqerte dhe e quajtet nderhyrje ne punet e mbrendeshme te Kosoves, rrini urte.

  6. Populli says:

    Ab Bini vjen ne Shqiperi si Vuçiçi n Kosove!

  7. Nafija says:

    Sharlatanin Albin Kurti me shume e shqeteson rrezimi i Edi Rames se sa hallet e popullit. Tentoj edhe ne Maqedoni nepermjet Zijadin Seles te rrezonte Ali Ahmetin, po hengri mun, sic do ja haj edhe Edi Rames.

  8. padituria says:

    Albin Kurti mbriti ne Shqypni si kaqak malesh dhe u largue prej saj si minj halesh.

  9. arqile says:

    Ky Albini eshte dava rrote…….ERDHI NE SHQIPER PER SHERRE.NA SOLLI EDHE NJE PARTI VETEM E VETEM PER TE NDIHMUAR SALEN E LIKE FLORIRIN .NUK SHKON TE GJEHE CAKSINA PER KISOVEN SE ESHTE I VETMI SHTET NE EUROPE QE NUK KA FILLUAR VAKSINIMIN TURP IMADH PER ALBININ QE TI MA QUAN POLITIKAN TE MADH.AI ESHTE SHERXHI I MADH DHE MENDJEMADH.

  10. Ndroqi says:

    E ke gabim Shpetim, Ce Guevara prej Kosove Kurti,ne Shqiperi ka nje baze te fort,ai eshte mustaqemuti Bole Abazi,i cili mbasi u perzu nga Kosova si I dhunshem, erdhi ne Shqiperi te ndihmoj kriminelin Sali Berisha,dhe pregatiti terrenin per gangsterin Albin Kurtin.Treshja Kurti-Berisha-Meta me ndihmen e Bole Abazit kane gjetur nje briske te mire per tja rrujt Edi Rames.

  11. Zeni says:

    I nderuar Z. Nazarko!
    E kexova shkrimin tuaj! Ajo qe dya te them edhte se ky lloj sharlatani i llojit berishian Mark Marku, nuk ka cfare t’i beje Shqioeruse apo Kosoves! Ky eshte nie Sanco Panco qe ja dy zoterinje Don Kishire: Sali Berushen dhe Ilir Meten! Persa i perket Shqiperise dhe shqiptareve, u thuaj te gjej ndonje brisk Solingen dhe te na rruaje bythen! Njeri i neveritshem, ashtu sijurse jane Sali Berisha dhe Ilir Meta!

  12. 1444 says:

    Shpetim, me mire se te shkruash alibirat e fandaksura tuat per Albinin, shkruaj se kush e shoqeroj a kush e priti nga Pushtat-taret apo Pordhitikanet e vendit ame ne qendrimin tre ditor. Nuk eshte Norodom Sihanuku Albini more shahist. Nuk eshte ky nje problem me i madh se marrezirat e tua me Ernesto Che Guevara? Apo ush ush si gjithkush po i mbane ison komandantit?

  13. Fieraku says:

    Albin Kurti me kujton nje djale nga Fieri me emrin Njazi,ky Njaziu nuk punonte se ishte dificit nga mendja, por djali mire,ky merte bilbilin dhe dilte ne ndonje kryqezim te qytet per te drejtuar trafikun,zbaviteshin fieraket, por dhe shoferet. Tani ky kllouni prej Kosove,Kurti,i ngjashem me Njaziun kujton se po drejton kombin tone ne Ballkan,edhe ky po na zbavit shume ne kete kohe pandemie. Kush nga Fieri qe me lexon te thot, a kam te drejt?!

    1. Loni Pe Kolkondasi says:

      Ty duhet të të vijë turp o Fierak, që krahason Albin Kurtin me Njaziun. Njaziu është një ëngjëll perëndie, një njeri me shpirt të mrekullueshëm, një qënie që nuk shtyp as mizën me këmbë. Kurse Albin Kurti është një vrasës gjakftohtë, që për qëllimin e tij nuk ndalet përpara cdo poshtërsie. Edhe pse me zhvillim të kufizuar mendor, përsëri Njaziu është ku e ku më i mënçëm se Albin Kurti. Të paktën Njaziu, me butësinë e shpirtit të tij është në gjëndje të kuptojë se komunizmi është poshtërsia e ngritur në sistem, kur Kurti lufton për ta risjellë murtajën përsëri në gjirin e shoqërisë tonë.

  14. american says:

    Shume interesant ! Te gjithe kane marre detyre per te ndaluar sa te jete e mundur eren e ndryshimit ne teresi. Nuk e kuptoni se kemi te bejme me nje shoqeri te mbarsur e cila do pjelle se sben. Eshte mbarsur nga krimi, korrupsioni, oligargka qe zoteron 95% te pasurise se vendit, kapja e shtetit, droga e prostitucioni,deformimi i aresimit dhe i personalitetit te te rinjve etjer e tjer ,,, Cfare pret ti i dashur Shpetim qe te ndodhe me tej per ngritjen dhe reagimin e shoqerise… Dikush mund te thote “po ja te ia japim PD -se … ” Okay !!! Kjo do jete vetem temporary pasi shoqeria shqiptare e din mire se kush jane dhe ata .. Madje me kete karte Rama edhe mund te fitoje prape por SHUME SHUME SHPEJT do shihni se era e Albinit apo e VV, apo e ndryshimit rrenjesor te establishmentit politik do te ndodhe Kjo jo vetem ne Shqiperi por ne tere vendet ish diktatoriale te cilat vuajne kane te njejtat simptoma ……….

  15. katarakti says:

    Shkrim i dobet dhe i paargumentuar fare. Ndryshe anabas cfare do me thene?!

    1. Katabasi says:

      Shpetim Nazarko nuk ia ka haberin Anabasit, se ndryshe nuk fo ta perdorte tuhafi.
      Anabasi eshte ekspedita ushtarake qe ndermerrej ne lashtesi kur nga bregu i detit ngjiteshin perpjete ne thellesi te territorit. Depertim nga bregu drejt majave, ngjitje me shkoqur.
      Albini tek ne beri te kunderten: zdrypi nga malet buze detit ne Lezhe. E shkoi gjetiu. Keshtu qe beri Nazarko pordhaci duhej te perdorte fjalen katabas, se ne kete rast Albini shkoi nga brendia ne det. Ate te beje dhe Nazarko e mos na hajd kohen ne me kesi dokrrash. Te shkoje ne det e te lexoje fjalore e libra e t i mbaje per vete.

  16. Shqiptari says:

    Analize e poshter, qe as Rames nuk mund t’i beje pune. Te thuash se perse shkon Albini ne Lezhe dhe nderon Skenderbeun eshte njesoj sikur te pyesesh se ç’pune kishte Isa Boletini ne Vlore ? Apo pse shkoi tek Çerçizi ne Gjirokaster, eshte me keq se te thuash se çfare deshte Çerçizi qe shkoi te luftonte, madje edhe te vritej per tokat shqiptare pertej kufirit ? Nuk e kuptoj kete histeri anti-Kurti, veç ne mos qofte frika.

  17. emigranti says:

    Shkrim I dobet I bazuar ne mllef e shpifje.
    Hipokriti Nazarko vete e krahason me Ce Deguevaron dhe po vete thote nuk I afrohet.
    Pra vete krijon nje hiperbole dhe po vete e shfryn ate.
    Te ben pershtypje sulmet e gjithanshme te politikes se vjeter dhe arsenalit te saj propogandistik ( te pavarur ? ) kunder VV.
    Duket se elita e vjeter, pergjegjese per tranzicionin e sterzgjatur, korrupsionin galopant, politike grindavece e shoqeruar me nje politike servile e me leshime ne dem te vendit per 6shtetet fqinje eshte trembur nga fitorja e VV ne Kosove, pasi kjo si pasoje e efektit domino do kete reagim pozitiv kudo ne hapesiren shqiptare qe do te sjelle fundin e kesaj klase te degjeneruar politike dhe do ta coje vendin drejt prosperitetit.

  18. Shkupi says:

    Sqarim adekuat , ne shumice e te lexuaarit pajtohem , Albini duke patur ne Kosove nje milion probleme per ti zgjedhur e qe akoma ska filluar ai hape fronte edhe jasht cdo logjike , por ja qe , si erdhi me merita mud te ike pa merita .

  19. Ndryshe says:

    Shkrim i kendshem. Albinit i eshte mbushur mendja te eksportoje ideologjine e tij ne nje vend tjeter, ne shqiperi. Duket ca i vjeter kur shkon neper statuja, pa kuptuar se koha e heronjve ka ikur. Prandaj i ngjan Che Guevares kur vjen e ben fushate ne shqiperi. Dhe aspak mendimtar e gjenerues idesh, si Arber Xhaferi. Sepse idet mbi komunitetet ekonomike jane dukuri qe s’mund te perqafohen kur mendja ka ngel te luftetaret. Sjelljet e coroditura politike jane kosto e prapambetjes, qe kosova do e paguaje.

  20. Lida says:

    Shikoni dhenien e shtetesive nga presidenti ne kete kohe se i duhen votues e rriskon per gjithshka ne menyre te mshehte mafioze.

  21. Mst Al Bean says:

    Albini nuk ka ideologji, ai ka ,anarshizem, fondamentalizem, mundohet te imitoje patriotizmin enverist, etj, qe i perdor sipas rastit duke rene ne kontradikte te theksuar me vetvehten, shkurt, mundohet te jete me te gjithe ne dukje dhe me asgje ne fakt. Ai nuk eshte politikan, e per rezultat nuk mund te sjelle produkt ne jeten politike e per me teper te vleresohet.

  22. Lena says:

    Une jam fierake,me kujtohet Njaziu, rrezatonte miresi,na zbaviste po nuk bente dem, Kurti vetet na zbavit me donkishotizmat e tij,por eshte i rrezikshem mbasi eshte shume i lig.

    1. Kosovarja says:

      @Lena grekqirja ja honksh koqet Albin Kurtit.

    2. Gjakova says:

      Ua Lena nga Fieri, na e mbushe mendjen. Shqiperia ka patur ne jete te jeteve vetem Njazi.
      Albinin do e shifni per pak kohe, sa te rregulloje Kosoven, se kush eshte. Te pakten nuk do shiteni ne Itali me.

  23. Realpolitika says:

    BRAVO, SHPETIM.
    ALBINIT I KA HY VETJA NE QEF.
    KETU VJEN SE E KA ME EDI RAMEN.
    DO TE RREZOJ EDI RAMEN DHE BEHET ME SALI BERISHEN LIKE FLORIRIN E GJITHE PLEQTE ERRJEDHUR TE POLITIKES SHQIPTARE.
    ALBINI DO TE BEJE SHQIPERINE SI KOSOVEN…KTJIM PRAPA.
    ALBINI NUK SHIKON VLLEZER KUNDERSHTAR NE POLITIK …AI SHIKON VETEM ARMIQ.
    AI KUNDERSHTARET I DO NE BURG OSE TI VRAS.
    …PAS NJE VITI NE QEVERISJE DO SHOHIM SA PROBLEME DO TE HAP SI NE MARRDHENIET NDERKOMBEYARE EDHE ME SHQIPERINE.
    POR KETU EDI RAMA E LUAN MIR SHAUN POLITIK.
    ALBINI DO BEJ GAM GAM RRUGEVE.

  24. vexhi says:

    E regulloi Kosoven ky idjoti Albin Kurti dhe erdhi te regulloi Shqiperine. Fatkeqesi eshte se Kosova ka plot te tille idjot si Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj qe jane percares te kombit….

  25. Taulant says:

    Keta qe shajn Albin Kurtin jane bijte e plehrave Sllavo-Komuniste qe shkaterruan Shqiperin per 50 vjet.
    Shyqyr qe doli nje njeri i paster.
    I lutemi te zbres poshte me 200 trima te Kosoves dhe te cliroj SHQIPERIN prej llumit qe e ka mbytur.
    Jemi te pashprese prej elites politike 30 vjecare e korrupruar droguar te poshter ne gen tradhtar te ndyre.
    Gjithe populli do jete me ju sepse nuk jeni hajdut nuk jeni tradhtar nuk jeni fodull apo provincial anti kombetar si keta plehrat e Tiranes.

  26. Detari says:

    Shkrimin e Z. Nazarko, unë e mendoj shumë realist, në kohë dhe me shumë vlera. Albin Kurti është një populist i majtë, tip “revolucionar”, shumë i rrezikshëm. Edhe Stalini ka qënë i tillë, tetë herë i denuar për akte terroriste si revolucionar. Kurti duket se po ecën në rrugën e Stalinit. Deri tani është denuar dy herë, si “revolucionar terrorist”. I duhet kohë që t’a arrijë Stalinin, por me mendjen që ka, nëse nuk ndalet nga të tjerët, do t’a arrijë. Atë ose burgosjen e përjetshme.

    1. Pilo Lala says:

      O Detar, mos e krahaso Albinin qe lyen floket ne permanent me Stalinin.
      Mos e degjenero Stalinin me keta birbo rrugesh..

  27. Skenderbegasi says:

    Cudira kombetare.
    Kryeminister kosovar me shtetesi shqiptare.
    Nuk mund ta kuptoj kete parashkollor politik
    Se ce shtyu drejte shtetesise shqiptare dhe mosmbajta e asaj kosovare.
    Patjeter interesi personal politik dhe familjar.
    Me viziten e fundit ne Shqiperi duhet te kete mare
    nje mesim ne se ka pak tru.
    Gjate fushates elektorale eshte hequr si nje etalon
    antikorupsion.
    Por duhet ti them ketij parashkollori politik kosovar
    se nuk ka njeri te pakoruptuar eshte vetem ceshtje
    shume.
    Po nuk ndryshoj sistemin e koruptimit dhe te gjeja
    mekanizmat perkatese do jete me deshtake se parardhesit e tij.
    Dhe se fundi do ta paguaj shtrenjte presidentit
    e Kosoves ne se do te vendos Vjosen, se Ramushi
    do ti mare afersishte gjysmen e qeverise.
    Te presim c’do te ndodhe me kete parashkollor politike.

  28. Gjakovari says:

    Albin Kurti fitoi këtë herë falë shpresës se do bëjë më mirë për popullin se Ibrahim Rogova, Hashim Thaqi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj. Pra kjo është e vërteta, sepse në çdo bisedë dhe komunikim ndër qytetar shprehemi hajt ta provojmë Albinin se vetëm këtë s’e kemi provua. Pra nëse edhe me Albinin do të dështojmë atëherë çfar na mbetet?

  29. Ndroqi says:

    Klasa politike primitive e Kosoves ne vend qe te mesoj nga zhvillimet pozitive te Shqiperise nen drejtimin e Edi Rames,harxhon energji me folklorizma dale boje.

    1. Phoenix says:

      Komentet shume interesante. Albini mban parasysh rilindasit qe shkrinë pasurinë për Shqipërinë. Edhe Kenedi bëri thirrje për të këtë, prandaj përfundoi ashtu. Është çështje premisash. Albinit nuk ka Zot t’i ndryshojë mendjen, sepse e ka kokên plot dhe është i papërlyer. Albinin nuk e arrijnë dot kastat politike të Kosovës e Shqipërisë. Albini është pasqyra ku e shohin fytyrën hipokrite të gjithë këta politikanë e analistë. T’i japim kohë të provojë veten sepse votat e legjitimitetin nuk ia heqim dot.

  30. Ceni says:

    Keto gjendje karaktetixohdn me shprehjen: “Kaosi pjell ligjesine”. Shembulli klasik eshte krijimi i planeteve nga pluhuti kozmik. Kjo do ndodh dhe me kosoven qe perjeton rremuje e paqartesi, se s’ka pasur kurre qeveri. Do bredh pas populisteve, mburracakve, komandanteve e genjeshtarve derisa te dali dikush qe e kerkon koha.

  31. Qerim Vidohova says:

    Mendoj, se nje sponsorizim per nje vizite njejavore te Albin Kurtit ne Kube eshte vertete i domosdoshem. Ai duhet ta shohe me syte e tij gjendjen e vajtueshme ne te cilen e kane cuar idete revolucionare ate vend, dikur parajse e mrekullueshme per turizem nga e gjithe bota. Aty ai do te shohe me syte e tij ku te cojne fantazite ideologjike komuniste. Dhe nese edhe pas vizites ai do te qendronte i patundur ne bindjet e tij, atehere te mos kete askush iluzion, se Kurti eshte thjesht nje njeri i lig, aventurier i shkalles siperore, nje fatkeqesi dhe mjerim i madh per popullin e Kosoves.

  32. Ppp says:

    I shoh te gjith te trembur ne tirane dhe shoh nje fushate denigrimi pa kufi e cila demostron pa dyshim tmerrin qe quhet albin
    I gjthe perendimi plot ze thote qe qeveria kurti-osmani eshte qeveria antikorrupsion ndersa pashallaret e tiranes kan nxjerr tellallet per te kunderten
    kur dihet qe vete duhet te demostrojne pafajsine para vetingut
    Te thuash qe albini nuk qenka i joni por vjen nga matane kufirit i pershtatet pikerisht mentalitetit te pashalleqeve
    Me vjen keq nazarko qe te paskan detyruar te besh propagande pro vilajeteve sepse ti shume here ke shkruar kunder
    apo te kane kerkuar borxhin?

    1. Ed says:

      Qeveri antikorrupsion me aleatet e ndershem Berisha-Meta !! ???

  33. Të hëngërt anabasi says:

    Sigurisht që vangjel dulja ja mësuar anavasi(anabasi) këtij babuçit!
    Mbas sinergjisë,pragmatizmit, kleptokracisë, erdhi dhe anabasi( ngjitja,kalimi)!
    Nuk është rastësi që ky grqizmi i zotërisë vjen të plotësojë një qasje antikombëtare që përçon ky shkrim.
    Përse zoti nazarko, një shqiptar nga një krahinë shqiptare nuk mund të konkurojë më shqipëri?
    Është nga një shtet tjetër, do thonë lolot e integrimit. Po,por nga një shtet shqiptar që qëllimin e tij përfundimtar ka bashkimin kombëtar.
    Atëherë???
    Është e qartë që kritika vjen nga mentaliteti që trojet e pushtuara shqiptare u janë falur përfundimisht fqinjëve.
    Pikërisht këtë rrugë që çon në zhdukjen graduale të shqiptarëve në ballkan përpiqet të ndryshojë albin kurti.
    Kurti i drejtohet ndërgjegjes kombëtare dhe jo pashtyllkurrizorëve pa identitet.
    Është e vërtetë që rama nuk është antishqiptar si berisha,por nuk ka formimin kombëtar ti çojë shqiptarët drejt një shteti shqiptar në ballkan.

  34. Kuq e zi says:

    Ka dicka qe nuk shkon, albin kurti erdhi vetem ne lezhe apo me te tjere dhe kush ishin ata?
    Flitet qe aty ishte dhe
    (zeadin sela deputet i kuvendit maqedonas spo permendin sa i dashur eshte ai per sllavet e maqedonise
    (Shaip kamberi deputet i kuvendit te serbise perfaqsues i shqiptareve ne jug te serbise
    (Gjithashtu ishin dhe perfaqsues te malit te zi
    Pra ishin politikanet shqiptar te tre shteteve te ballkanit
    kush mungonte?
    Vetem palaçot e tiranes e te gjitha kraheve madje mungonte dhe kryebashkiaku i vete lezhes sikur beslidhja e lezhes te ishte dita e gomarit ( respekt per gomeret kafshe puntore)
    Prandaj lihni pa pushim sepse ksaj i thone qe i zoti shpise diten e dasmes shkon per peshk vazhdoni lihni

  35. marjani says:

    Albinin mbajeni lajeni e thajeni ju koqevaret ,por ti Nazarko e ke kursyer ne analize, se kuptoj pse te duket e heret e folura troc,me ben cudi si ta kan mbajt dhembet,mua nuk me plas qimja fare se ca do krrici,puna eshte se sa mban,dhe rruga qe duket zdo kallauz

  36. Besa says:

    Z Nazarko shpalos horizontin e dijes ,e kombinon me mungesn e kohes per te ndjekur aktivitetin e z Kurti dhe pretendon se e analizon.Per dreq shkrimi eshte nje mllef

  37. sapa says:

    Albin Kurti vjen ne shqiperi vetem me qellimin per te vjedhur idete e Rames qe ka ngritur nje shtet te jashtezakonshem!Rama duhet te reagoje nga ana juridike kunder tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje