“Frymëzim për gjithë familjen”/ Kreu i KESH, Benet Beci uron për ditëlindjen babain e tij: Si përherë me një libër në dorë!

6 Mars 2021, 17:41Politika TEMA

Administrator i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Benet Beci ka uruar për 85-vjetorin e lindjes, babain e tij, akademikun Bahri Beci.

Me anë të një postimi në Facebook, Benet Beci thotë se babai i tij është frymëzimi për gjithë familjen.

“Gëzuar ditëlindjen Busho!  Se çfarë babai ke e vlerëson nga qëllimet , ëndrrat dhe frymëzimi që ai krijon jo vetëm për veten, por për të gjithë familjen .

Jemi të bekuar që je babai ynë.

Në këtë 85 vjetor, që të gjen ty sot me energji dhe gëzim, me dashuri e urtësi,  ne urojmë të mbetesh përherë kështu, dhe si përherë me nje liber të ri në dorë . Jetë të gjatë! Të duam!”, shkruan Benet Beci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje