Deklaroi largimin përfundimisht nga politika, Halimi: U riktheva sepse duhet t’i shërbej familjes politike, e kam mik Lulzim Bashën

7 Mars 2021, 16:05Politika TEMA

Pasi u caktua koordinator politik i kryetarit demokrat për zgjedhjet 25 prillit, ka ardhur edhe reagimi i Eduart Halimit i cili më herët kishte deklaruar se do largohej përfundimisht nga politika.

Në një postim në rrjetet sociale Halimi shprehet se nuk mund të refuzonte ftesën e Bashës, pasi e thirri për të shërbyer.

Ai thotë se nuk do të jetë deputet, por i bën thirrje kujtdo që të bashkohet për t’i shërbyer PD-së.

“Unë e pranova kërkesën e Lulzim Bashës për t’u caktuar si “Koordinator i posaçëm politik i kryetarit të PDSH për 12 qarqet, në zgjedhjet e vitit 2021” . Kurrë nuk do hezitoja të ndihmoja mikun tim Lulzim Basha, ashtu si kurrë nuk kam hezituar të ndihmoj dhe si anëtar i thjeshtë familjen tonë politike, gjatë gjithë jetës sime.

Kur thirresh për të shërbyer, askush nuk ka të drejtë të mos pranojë t’i shërbejë familjes politike.

Të shërbesh, për çdo anëtar të së djathtës politike, është detyrë, dhe nuk duhet lidhur kurrsesi me të qënit deputet. Unë nuk do jem deputet, por do t’i shërbej familjes politike.

Është koha të bashkohemi për t’i shërbyer familjes sonë politike në këtë betejë”.

Halimi deklaroi dorëheqjen nga politika duke ngjallur dyshime lidhur me motivet e largimit.

Asaj perjudhe, ish ministri u përfol edhe për negociata me biznesmenin Astrit Veliaj për t’i liruar karrigen e deputetit.

8 komente në “Deklaroi largimin përfundimisht nga politika, Halimi: U riktheva sepse duhet t’i shërbej familjes politike, e kam mik Lulzim Bashën”

  1. Lolo-Politikane says:

    Eduar Xhuxhi-lolo i Bashes…u ktheve, se te Urdheroj Basha qe te Qendrosh Gati tu, sepse ata ti Dhane Parate e Lergimit…..tani Kerkohet “Besnikeri” ndaj Partise dhe Berishes..lol

    1. Eduard Halimi rrëfehet says:

      U ktheva sepse dua t’i sherbej familjes Berisha. Lulin e kam mik, po ate e pjerdhin njesoj sa mua.
      Mua me thirri Berisha, se po qe per Lulin, do t’i thosha: “ik ore spurdhjak”.
      Por ma mblodhi ai, qe nuk ka bythe njeri ne PD t’i ktheje fjalën. Ai qe të heq kokën. Doktori pra Doktori, sikur nuk e dini ju. Mua me shpetojne pordhet nga Doktori.
      Por hallall, kam marre para mjaftueshem per ta justifikuar.

  2. Ky Luli edhe kete radhe e beri vete listen dhe nuk e pordhi komisionin says:

    U kthye se ne politike i del me mire. Rri dhe merr pagen kot.

  3. Velo says:

    Ky është nga ato kokrrat e fikut që nuk i ka zënë shurra.

  4. Agim says:

    Halim e ke te kot ti kalitesh dhembet ky esht me plot fjalen debil e ka mesuar shum bukur shprhjen familja edhe ket radh fiton Rama ju zagaret e lulit Rama ka per tujashtip oken me cekic.

  5. Lymi says:

    Paske pjerdh Halim. Burrat lidhen nga fjala, por ti e paske humb rruges. Mos me thuj se i bere presion Lulit. Nuk je aq i “holle” per politike.

  6. tropoja says:

    vertet halimi tha qe do te terhiqej nga politika por u tregua burre qe ne dite te veshtira qe kalon atdheu yne me edvin krastaq koleken duhet te kthehen dhe te vdekurit nga varri jo me te gjallet,ashtu siç jane rikthyer shume mjeke pencionist per te dhene ndihmen kunder pandemise apo ne raste lufte ku dhe pleqte e rezerviste mblidhen kthehen per te luftuar te keqen prandaj te gjithe i madh e i vogel te mblidhemi kunder kesaj epidemie siocalisto-komuniste korruptive kriminale anti perendim kunder kesaj flame te vertete qeveris se krimit kjo eshte flama e vertete ne shqiperi jo pandemia e covid-19 urime zoti halimi njeri i nderuar

  7. Tashti qe u kethye Halimi ,shpetoi Shqiperia , natyrisht dhe SHQUP i si pjese e rrendesishme e saj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje