Për dy ditë me radhë, të shtunë e të dielë, mediat e Ilir Metës postonin foto e video të këtij të fundit, nga Tirana në Maliq, ku shëtiste rrugëve vetëm me Blushin e tij, duke takuar njerëz që i dilnin para në rrugë.
“Presidenti Meta vetëm me zëdhënësin në krah, lëviz e takon qytetarët pa truproja”, shkruanin mediat e presidentit, këto dy dite me radhë.
“Presidenti i vendit, Ilir Meta këtë të diel ndodhet në juglindje të vendit nga ku do të urojë me rastin e 7 marsit, mësuesit e gjithë Republikës së Shqipërisë. Lajmi i djeshëm ku Kreu i Shtetit lëvizte i qetë në rrugët e Tiranës pa truprojat e tij, bëri bujë të madhe mediatike. Por e njëjtja gjë ka ndodhur edhe sot.
Teksa ka vizituar të afërmit e tij, Meta nga fotot shihet i shoqëruar vetëm nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi. Ai shihet pranë qytetarëve, teksa i takon dhe komunikon me ta.
Presidenti pak kohë më parë ka thnë se nuk i trembet daljeve në rrugë pa truprojë dhe me sa duket diçka të tillë ka nisur ta praktikojë”, shkruante një prej gazetave të Metës.
Natyrisht që truprojat e Metës, qendrojnë disa metra më tutje nga ku bëhen takimet, por nuk është ky diskutimi.
Fakt është, se Ilir Metën nuk e akuzon njeri se është në gjak dhe duan ta vrasin.
Përkundrazi, atë duan ta takojnë të gjithë, pasi e dinë që ai të “dorovit”.
Ndaj mirë është të na i kursejnë këto lajmet pasi Ilir Meta akuzohet si politikani më i korruptuar (së fundmi dhe pak i marrë, pasi jo më kot i shkoi në shtëpi edhe një të çmenduri në Korçë), jo si vrasës.
Për të vrarë ka aleatin e tij Sali Berisha.
Ndaj nuk e dimë nëse këto lajme janë një sfidë për të, se Berisha nuk del dot rrugëve vetëm për shkak të atyre që ka bërë!
(TemA)
O Mero! Mos i klasifiko politikanet: ky me i korruptuari, ai me pak i korruptuari. Korrupsioni ka vetem nje ngjyre, te zi.
aMA, mERO i ka vleresuar?..si me fleterrufe si ne Zerin e Popullit , ju kujtohet?!
Ne fakt ne vrasjen e 4 vetave ne bulevard eshte pjese e vrasjeve Iliri, por ai kete veprim e ben me nje qellim. Ju keni pare tani qe dikush hidhet nga ballkoni, dikush nga dritarja e dikush vrete veten… por Iliri duke pare fundin e tij, ka vendosur me mendjen e tij qe te dale rrugeve mbase e ha ndonje qen i terbuar e te mos shkoje ne burg si i turperuar, por te vdes nga terbimi si presidenti qe bredh neper rruge e futet skutave neper shtepi si eshte rasti i Vranishtit te Vlores apo asaj shtepise ne qytetin e Vlores qe na lane ne te erret dhe gazetaret e media me ndonje informacion plotesues se kish nje emer ajo shtepi dhe pse shkoi. Gazetaret tane futen dhe ne breket e Saliut e ate vend nuk na e zbuluan dot qe ishte me kate ne mes te qytetit. SE m’u kujtua ai rasti Vranishtit, Mero, e degjove ate djalin ne video qe thoshte do shkrije pasurine vetem te bejme referendum qe Ilir Meta te zgjidhej President i Kosoves dhe Shqiperise?! Ai djali nje mut pasuri kishte si e degjova, bile kishte shkuar ne fshat se s’kishte ku te jetonte se i kishte humbur te gjitha parate dhe rrinte ne shtepite e babait qe i kishe lene, por s’eshte kjo fjala. Nuk ishte pa gje fjala e atij djalit, dikush e kishe instruktuar mire per te shprehur nga populli (!) qe te merrej veshe ne publik kjo çeshtje. Ardhja e Albin Kurtit qe u mundua deri ne Gjirokaster eshte komploti qe ka bere Ilir Meta, Sali Berisha si fuks qe Albin Kurti te behet kryeminister i Shqiperise dhe i Kosoves, ndersa Ilir Meta president dhe keshtu realizohet bashkimi kombit ne krahun e Serbise, pastaj me Shpetim Idrizin e Vangjel Dulen kane menduar dhe per pjesen e jugut me vone. Dua te qeshe por s’me qeshet. Nuk e di sa do rrojne dhe a do e hedhin dot shpetimin nga virusi, por Iliri ka dy variantet edhe ate te presidentit rajonit dhe ate te qenit terbuar. Ndonje gazetar investigativ si Lala, Hoxha apo televizioni Qimo-s mund te na e zbuloje me sakte per kete pune. Vetem nje gje duhet te besh ti Mero: nje gazetar duhet te ja çoshe mbrapa presidentit se do kemi material te bollshem dhe do konkurojme Portokalline dhe Al Pazarin me bemat e tij.
Ai shoqerohej nga shume polic por be distance Ne po thonim pse ka kaq polici rreth e rrotull kush paska ardhur nga qeveria! Wow sa mashtron!
Sigurisht me asnje ne vecanti .. por … me te gjithe popullin …..
E kush thote qe nuk ka vrare?
Dhe ne eshte i korruptuar, do jete korruptuar tani kohet e fundit. Para ca kohesh e kishim presidentin me te mire te gjitha koherave.
Sa me fat qe jemi. Kemi nje president te qyteteruar,i thjeshte, i dashur, i respektuar nga te gjithe, i pakorruptuar, shume i ndershem dhe populli e don dhe i uron çdo dite “marrsh nga ditet tona te rrosh sa malet se na e bere Shqiperine lule. Sa me fat qe jemi!…