Strategjia e Ramës për 25 prillin: Drejtuesit e qarqeve, në fund të listës së sigurtë

8 Mars 2021, 09:25Politika TEMA

Edi Rama do të ndjekë një strategji të ngjashme me të 2017-ës, për zgjedhjet e 25 prillit.

Në thelb strategjia e ndjekur edhe 4 vite më parë synon që të nxisë drejtuesit politikë të qarqeve dhe figurat e tjera qendrore dhe vendore udhëheqëse të partisë që të mos e marrin si të mirëqënë praninë e tyre në Kuvend, duke u vendosur në atë që quhet si “zona e diskutueshme e listës”.

Zona përcaktohet qark pas qarku në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 2017-ës. Si shembull, katër vite më parë vetë Edi Rama e vendosi emrin e vet të gjashtin në listën e kandidatëve të Vlorës, më shumë si shembull për t’u treguar të tijve se as ai vetë s’e kishte vendin e sigurtë si deputet, por edhe si bindje për fitoren.

E më 25 prill, emri që mund të përfundojë i gjashti në listën e kandidatëve socialistë për Vlorën është ai i drejtuesit të qarkut, Damian Gjiknuri.

Rama vetë pritet që të kryesojë listën në këtë qark, ndërsa në vendet fituese parashikohet që të jetë edhe kryebashkiaku aktual i qytetit, Dritan Leli.

E njëjta skemë pritet që të ndiqet edhe në Qarkun e Fierit dhe ndoshta edhe në Berat. Në Fier, Gramoz Ruçi mund të vendoset sërish i nënti në listë, aq sa ka qenë i renditur në zgjedhjet e 2017-ës.

Mandati i 9-të konsiderohet si objektivi minimal i socialistëve në këtë qark me 16 mandate në total. Në 2017-n, objektivi u tejkalua dhe PS mori 10 mandate, 4 Partia Demokratike dhe 2 LSI. Mbetet për t’u parë nëse katër vite më vonë ky rezultat do të përsëritet.

Në Berat, në lojë janë 7 mandate. Në 2017-n, PS mori 4, LSI 2 dhe PD 1. Objektivi është ruajtja e të njëjtit rezultat ndaj Blendi Klosi, si drejtues politik i qarkut mund të përfundojë i katërti në listë.

Të paktën në Vlorë dhe në Fier strategjia e ndjekur nga Edi Rama në zgjedhjet e 2017-ës funksionoi. Në të dyja këto qarqe, socialistët ja dolën mbanë që të sigurojnë një mandat përtej “mandatit të diskutueshëm”.

Rama vetë ishte i gjashti në Vlorë, ndërsa PS siguroi 7 mandate, e po ashtu Gramoz Ruçi ishte i nënti në Fier, ku PS siguroi 10 mandate.

A do të ndiqet e njëjta strategji dhe për më tepër, a do të prodhojë kjo strategji të njëjtin rezultat dhe pritshmëri për socialistët si në 2017? Kjo mësohet vetëm pas 25 prillit.(SI)

7 komente në “Strategjia e Ramës për 25 prillin: Drejtuesit e qarqeve, në fund të listës së sigurtë”

  1. Shqiptar says:

    PS ne Vlore nuk mori 7 mandate por mori 8 mandate dhe ju fal mandati i 9-te Vangjel Dules me urdher nga Greqia, sepse ne fakt vota mori per 9 mandate.

  2. Pensionisti me Kapele Republike. says:

    ??
    =
    RroftePPPSH me ne krye Rucin Sekretar.

  3. Martin says:

    Sekretaret dhe ministrat e PPSH nuk duhet te jene me ne listat e zgjedhjeve te 25 prillit 2021;
    pas 30 vjeteve le t’ua lene vendin politikaneve te rinj te formuar ne universitetet demokratike te botes. .

    1. qytetar says:

      Martin !!!! Ke shume te drejte.
      Te arsimuar ne Europe … sidomos ne Hollande!!!
      Por….. harrove Saliun !!!!!!!
      Na jep ndonje keshille si te bejme !

  4. Arber says:

    Leli e meriton te jete se eshte koke e madhe a kokmadh mereni si te doni .
    Ka shtate vjet qe fle ne kembe , ska vene nje poç ne shtylle dhe mburet me punet e te tjereve .Keshtu qe meqenese e rregulloi zyren e vet , me patjeter do te sjelle nje fryme te re ne parlament edhe sa me shume si ky aq me e sigurt fitorja.

  5. Moni says:

    Suksese PS…

  6. LAÇJANI says:

    P.Socialiste (specialiste) me keto gjyshet kyt rrallë do e gatuaj byrekun, se per prurje te reja i ka dhier fare, me Ruç e (Spiren e Palit).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje