A do të dorëhiqesh nëse humb zgjedhjet? Si përgjigjet Lulzim Basha

9 Mars 2021, 18:02Politika TEMA

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi një konferencë për media këtë të martë pasi partia që ai drejton dorëzoi në KQZ listën me emra që do të jenë në betejën e 25 prillit.

Kryeopozitari u pyet nëse do të japë dorëheqjen nëse nuk fiton zgjedhjet e 25 Prillit. Basha nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë, por tha se kryeministri Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim brenda 8 viteve dhe nuk ka për ta bërë as nëse votohet për një mandat të tretë.

“Pyetja e ka përgjigjen brenda, a mendojnë shqiptarët se vendi po shkon në drejtimin e duhur? A mendojnë shqiptarët që punët po na shkojnë mirë? 

A mendojnë shqiptarët se kemi 300 mijë vende punë shtesë? Shëndetësi falas, legalizime falas? Brenda kësaj është përgjigja. 

Çfarë s’ka bërë për 8 vite, s’ka për ta bërë më. Këtë shqiptarët do ta vërtetojnë me votën më 25 Prill. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën”, tha Basha.

Ndërkohë sa i përket listës së PD-së, Basha tha se “Nuk është përgjegjësi e askujt tjetër përveç tij që sot ishte tamam njeriu i varur në litarin e krimit që e mban varur prej 8 vitesh”.

3 komente në “A do të dorëhiqesh nëse humb zgjedhjet? Si përgjigjet Lulzim Basha”

  1. Tirana says:

    Ik var veten o Lul. …Nuk je politikan. ..laj enet. ..hekuros. ..luaj me kalamajte. ..Je pyke ne diell! !!

  2. ben says:

    Mbase Rama nuk ka bere aqsa duhet, por sidoqofte ka bere shume gjera, pervec se te fuse ne burg keta maskarenj qe e kane rrjeput te gjalle popullin, por PD e LSI kane bere zero gjera te mira per shqiptaret. Nese Lulushka quan gjera te mira vjedhjen galopante qe i kane bere bashke me LSI-ne, atehere duhet thene se kane bere cdo gje per … xhepat e tyre.
    Per sa kohe qe nuk do zhduket nga udheheqja e PD-se se sotme si Sali Berisha , Lulushka dhe te tere banda e hajduteve e krimineleve ordinere, kjo parti do vazhdoje te rrije ne opozite, nese nuk shperbehet me pare. Sa i perket partickes se familjes Meta, nuk besoj se ka kush iluzione se cfare do beje mender Presidenti yne i (c)nderuar, nese i jepet mundesia te jete ne qeverine e re.
    Shqiptaret nuk jane aq budallenj sa ti varin “melcite” ne qafe cakejve si Lulushkes e familjes Meta.
    Sic thone amerikanet: If you fuck me once, shame on you, if you fuck me twice, shame on me
    (Po me mashtrove nje here, turp te kesh ti, po me mashtrove heren e dyte, turpi me mbetet mua)

  3. popull del prej pylit says:

    rama te fali 14 000 000eur; hajdutet bejne marreveshje. pallati i shembur ne vlore drejtesi : rama ti nxjerri nga xhepi i vet e se ka vjedh bolle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje