Përballja për Tiranën: Fushëbeteja e Ramës me njerëzit e vet dhe taktika mbrojtëse e Bashës

9 Mars 2021, 17:21Politika TEMA

Ndryshe nga Partia Socialiste, Partia Demokratike garon në Tiranë me figura krejtësisht politike, pa asnjë emër surprizë.

Lulzim Basha është ai që kryeson listën e kryeqytetit, duke marrë përsipër rezultatin që do të ketë PD-ja në këtë qark.

Basti është i madh sepse Basha i ka “besuar” më shumë aleatëve se të vetëve duke i vënë në vende të sigurta në Tiranë, ndërsa qerren e tërheq vetë ai.

Basha është i pari në listë duke u pasuar nga Jorida Tabaku.

Që në krye të listës dallojnë taktikat e ndryshme që Basha- Rama kanë ndjekur me Tiranën.

Basha “i jep” Tiranës emrin e vet dhe një politikane grua tiranase Jorida Tabaku, ndërsa Rama luan me dyshen jo politike, por popullore për shkak të dy ngjarjeve të pazakonta në vend; Najada Çomo dhe “stërgjyshja” siç pëlqen ta quajë Rama, Luljeta Bozon.

Më tej fillon përballja politike Ervin Bushati dhe Ogerta Manastirliu jo “veteranë” në PS me Alfred Rushaj drejtorin e fushatës në PD dhe Albana Vokshi.

Vijon me pozicionin honorifik të Sali Berishës në njërën anë, dhe Arben Ahmetajn në anën tjetër.

Më tej, Rama luan sërish me emrat “e rinj”, por jo në politikë, Elisa Spiropali dhe përballë (si renditje emrash, por jo zonash) aleati i Bashës, Fatmir Mediu.

Ka një lëvizje të Bashës me vlonjatin biznesmen Agron Shehaj në njësinë numër 5 me Pandeli Majkon në anën tjetër edhe pse ky i fundit është pozicionuar në vijën e zjarrit nga ana e PS-së në vend të 19-të objektivi bazë që synon PS-ja për Tiranën.

Vijohet pastaj me një renditje aleatësh nga PD-ja, ndërsa përballe janë emra të rinj nga PS-ja për herë të parë në listë si Toni Gogu apo Etjen Xhafaj për të vijuar me deputeten Ermonela Felaj dhe  Xhemal Qefaliaj.

Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli njerëz ndër vite në PS janë pozicionuar poshtë ashtu si edhe nga PD me emrat e Flamur Nokës, apo Gent Strazimirit e Dorian Telitit.

Pra një listë PS-je me emra të rinjsh të pozicionuar në vend të sigurt bashkë me të ngjashmit e tyre në politikë, që vijon me “senatorët” e spostuar të PS, të cilët Edi Rama për herë të parë i ka hedhur në shesh beteje për të mbledhur vetë vota, ndërsa në anën tjetër një pozicion jo riskues për emrat kryesore të PD-së dhe “rehatim” për aleatët që deri dje kërcënonin Bashën se kishte edhe dyer të tjera.

Vota e 25 prillit do të tregojë se cila nga taktikat fitoi; eksperimenti i Ramës me rinovim liste duke futur garën brenda vetes (edhe me riskun e përçarjes brenda saj) në emër të “pastrimit” të PS për një tjetër mandat, apo e ajo e Bashës me taktikën e kundërt, jo atë të fitores më shumë, sesa të ruajtjes së votave brenda hambarit të koalicionit…

E njëjta situatë si me Bashën edhe me LSI. As Monika Kryemadhi nuk ka riskuar. Ajo e drejton vetë listën me figurat politike që bën opozitën në parti, të rinj të spostuar më poshtë se katër vjet më parë, dhe një mesazh për ata që nuk bënë aq sa duhet si rasti i Edmond Haxhinastos i vendosur poshtë mundësisë më të mirë të LSI-së për të kapur mandatin e deputetit.

Pra një renditje për të ruajtur radhët më shumë sesa për t’i lejuar vetes eksperimente me njerëz që nuk i njeh askush vetëm kryetari. Monika Kryemadhi nuk e ka më këtë luks… N.Perndoj-SI

6 komente në “Përballja për Tiranën: Fushëbeteja e Ramës me njerëzit e vet dhe taktika mbrojtëse e Bashës”

  1. Ela says:

    Per mua personalisht, eshte fitore e Pd, dorezim ne tavoline e pushtetit, Pik sic ben perher Edi Rama dorezon pushtetin, ta gezoj PD,. Gjynaf per popullin, por zoti do ta mbeshtes zoti, sdo hedh pandemi e termete sepse po te qe PD ne kete koh vdekshmeria do ishte shuuuum e lart. Me nje dor te hedh me tjetren te pret. Ta gezoni grup vazhdues i grabitjeve, plackitjeve etj. Kete popull e ruajt zoti. Ku mbeshtetem? Besoj e kuptoni ke listat.

    1. alE says:

      HAHAHAHA te dhjefsha propaganden o byrekotre e shqupit, keni marre fund o te mjere dhe akoma se keni kuptuar.

  2. Rrapi says:

    Luljetes do ti thoja qe nuk eshte depute e pavarur dhe mos flase romba pertomba.
    Doktoreshes se nderuar do ti thoja te nderronte ngjyren dhe formen e vetullave, se keto gjera te vogla edhe mund te demtonin imazhin e tyre.
    Numri edhe ka edhe ska rendesi. Kam bindjen se Gramoz Ruci do te fitoje edhe pse ne ate vend ne liste. Burre per se mbari, i ka drejtuar seancat me korrektesi, pa fyer e ofenduar askënd.
    Sa i perket Salianjit, jam dakord me vendimin e Lulit se cifti Suma Salianji nuk mund te liheshin te ndare,pra ka bere sevap.

  3. Moni says:

    Nuk beson njeri pd-lsi Jane the mbaruar. …por ishalla zoti ve doren ne zemer ….Rama kap 80 deputete. ..Likja do filloje lufte. ..

  4. dardan says:

    Lulezim Basha dhe Edi Rama jane pozicionuar per t’i fituar zgjedhjet
    me lista te diktuara nga baballaret e tyre shpirterore: ish-sekreatret dhe ish-ministart e PPSH: Sali Berisha dhe Gramoz Ruci.
    Lulezim Basha dhe Sali Berisha do te luftojne fort ne bastionet e tyre; Tiranen e malokezuar nga te ardhurit e Shqiperise se Veriut
    ndersa Edi Rama dhe Gramoz Ruci do te vazhdojne t’i perforcojne pozitat sunduese ne Shqiperine e lebereve te Jugut.

    Une parashikoj qe ne Shqiperine e Veriut do te sundoje diktatori Sali Kara Mahmut Pashe Bushatlliu me te birin filoserb;
    ndersa ne Shqiperine e Jugut, Gramoz Ali Pashe Tepelena me trimat e tij filogreke .
    Historia e percarjes se madhe te shqiptareve po perseritet me tiparet me targjike per nje popull fosil
    qe do te vazhdoje te votoje per shpopullimin e tij nga trojet e lashta te pellazgeve dhe ilireve fatkeqe.

  5. asd says:

    E keqja nuk jane listat. E keqja jane kryetaret. Ata perdorin cdo lloj liste vetem per tia hipur popullit. Basha, Rama dhe Meta jane semundje. Kane mbytur cdo lloj alternative tjeter.
    Nuk ka shume vend per tu gezuar se kush fiton. Te tre jane kancer qe perparon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje