U caktua në vendin e 21-të në listën e Tiranës, Kodheli: Pas 2 dekadash politikë, kam pranuar sfidën e radhës. Jam e bindur që do t’ia dalim

9 Mars 2021, 15:36Politika TEMA

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, aktualisht deputete e Partisë Socialiste, ka reaguar për herë të parë publikisht pasi i vendos në një vend jo fitues në garën e qarkut të Tiranës më 25 prillit.

Mimi Kodheli një ditë më parë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS, ka shprehur pakënaqësi për këtë pozicion në të cilin është vendosur në qarkun e Tiranës.

Ditën e sotme ajo ka theksuar se pas 2 dekadash në politike ka pranuar sfidën për të garuar në Tiranë në pozicionin në të cilin e ka caktuar kryetari i PS.

“Kanë kaluar plot 20 vite nga kjo foto dhe nga dita kur u ftova të bëhesha pjesë e politikës transformuese të qytetit tim të lindjes, Tiranës.

Pas 2 dekadash, mbrëmë kam pranuar sfidën e radhës të cilës, jam e bindur që do t’ia dal me ndihmën dhe mbështetjen tuaj miqtë e mi. 2021 do të jetë një vit i mbarë për të gjithë!”, shkruan Kodheli.

Një ditë më parë gjatë debatit të zhvilluar në mbledhjen e kryesisë së PS, Mimi Kodheli ka theksuar se ajo edhe po të garonte në vendin kush e kishin vendosur, ajo nuk e fitonte dot mandatin.

3 komente në “U caktua në vendin e 21-të në listën e Tiranës, Kodheli: Pas 2 dekadash politikë, kam pranuar sfidën e radhës. Jam e bindur që do t’ia dalim”

  1. Sara says:

    eh moj mimi, ju iu koha juve, nup e beni mire llapen si perpara, tani duhen Bushkat e Lushkat

  2. Mimi says:

    Mimi for President!

  3. Predatori says:

    Mbase merr Noc Rrokun. Thuaji Arjan Krajes të të japë një dorë. Edhe aq dhe e ke shumë dhe atë vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje