Bëri lëmsh PD e listat, Basha “provon” të bëjë humor: Kemi lajme të shumë të mira për… boshnjakët! Ja sa e kanë pagën mesatare

9 Mars 2021, 13:19Politika TEMA

Një ditë pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu drejtohet shqiptarëve me një mesazh.

“Shqipëria mund të ndryshojë, Shqipëria ka nevojë për ndryshim, ne do ta sjellim ndryshimin!”, shkruan Basha.

Ndërkohë, në mesazhin në video, kryedemokrati ironizon sërish qeverinë për pagën minimale në vendin tonë, teksa thotë se kemi pagën më të ulët në rajon. Sipas kreut të PD, në tetë vite qeverisje kryeministri Edi Rama nuk bëri asgjë.

“Kemi lajme të shumë të mira për… boshnjakët! Paga e tyre mesatare është 780 Euro! Në Shqipëri paga mesatare është 424 Euro. Paga më e ulët në rajon! Për 8 vjet Rama nuk bëri asgjë. Asgjë, përveçse dështoi në çdo drejtim.

Është koha për punë. Është koha të ndryshojmë. Koha për paga më të mira. Për qeverisje më të mirë. Koha për Partinë Demokratike. Koha që Shqipëria të fitojë”, thotë Basha.

Deklarate kjo qe vjen menjehere pasi ka bere lemsh PD-ne me punet e nisura e te pabitisura si zgjedhja e kandidateve per deputete nga anetaresia, dhe perfundimi te lista e emergjences me emra pa gjini, atesi dhe vitlindje!

3 komente në “Bëri lëmsh PD e listat, Basha “provon” të bëjë humor: Kemi lajme të shumë të mira për… boshnjakët! Ja sa e kanë pagën mesatare”

  1. NSDAP says:

    Bosnia eshte nje shtet qe mbahet gjall nga nderkombetaret dhe cso gje qe nga pagat tek ekonomia eshte fallco

    Paga mesatare ne Bosnje eshte diku tek 600 euro dhe 780 euro .

  2. Viola says:

    Ky eshte koncepti i PD per shtetin.Shkresa te nisura dhe te pa bitisura.Kur nuk dorezojne dot nje liste me emra dhe mbiemra imagjino ti fusesh ne te thella. Mjere shteti qe bie ne dore te ketyre.

  3. eli says:

    Ashtu siç ke thene zotrote.Ta bejme diten nate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje