Bëri koalicion me PD pa pyetur Bamir Topin duke sjellë dorëheqjen e tij, Basha e lë Sali Shehun e FRD të 22-tin në listën e Tiranës

9 Mars 2021, 11:40Politika TEMA

Lulzim Basha ka lënë jashtë listes fituese të kandidatëve për deputetë Sali Shehun kryetarin e sapozgjedhur të Frymës së Re Demokratike.

Ndonëse kishte hyrë në koalicion me PD pa pyetur kryetarin e FRD Bamir Topi, me premtimin se do të ishte në një vend të sigurtë në renditjen e listës së kandidatëve për deputetë, Basha me sa duket e ka prerë në “besë”, duke e vënë të 22-tin në listën e qarkut të Tiranës. Pa asnjë shans fitoreje!

Sali Shehu sakrifikoi shumë duke hyrë në koalicion me Bashën, pasi në atë kohë sekretar i Përgjithshëm i FRD, nënshkroi marrëveshjen pa e pyetur kryetarin Bamir Topi.

Për pasojë Topi, përmes nbjë njoftimi publik deklaroi dorëheqjen e parevokueshme të tij nga drejtimi dhe të gjitha funksionet e kësaj partie, duke nënvizuar faktin se ai i qëndronte koherent deklaratave të tij.

Sipas të cilëve s’ka koalicion me PD sa kohë ështyë Berisha aty!(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje