Kandidati i PS në Tiranë: Shqipëria është më mirë dhe më e zhvilluar, kur gratë përfshihen në çdo aspekt të shoqërisë

9 Mars 2021, 09:15Politika TEMA

8 Marsi është jo vetëm një ditë feste, por edhe një moment reflektimi për kurajon dhe punën e palodhur të grave dhe vajzave shqiptarë. Ndaj, me rastin e 8 Marsit, kandidati për deputet në zonën e njësisë 1, Alqi Bllako zgjodhi një urim krejt ndryshe për gratë dhe vajzat duke i dhënë jetë zërit të tyre dhe duke besuar se Shqipëria është një vend më i zhvilluar kur përfshihen femrat:

“Jeni ju nënat, gratë, vajzat dhe bijat tona që bëjnë botën të ketë kuptim, që na jepni fisnikëri, urtësi dhe dhuroni dashuri pa kushte për jetën.

Mbi të gjitha urimi im shkon për lumturinë dhe arritjet tuaja në jetë. Në çdo nismë tonën konkretizojmë fuqizimin tuaj! Shqipëria është më mirë dhe më e zhvilluar, kur gratë përfshihen në çdo aspekt të shoqërisë.”, tha Bllako.

Në këtë 8 mars, Njësia 1 organizoi një sërë aktivitetesh, ku një numër i madh të rinjsh dhe të rejash, shpërndan në gjithë zonën lule, një gjest i vogël mirënjohjeje për sakrificën dhe kontributin që gratë dhe vajzat japin për suksesin e qytetit të Tiranës dhe Njësisë 1.

“Sot ishim me gruan me zemër të madhe, me gruan energjike, me duarartën, me atë që dhuron veç buzëqeshje e dashuri për këdo, me aktiviste dhe mësuese. Sot ishim me JU zonja të nderuara që plot përkushtim nuk jeni lodhur kurrë të jepni kontributin tuaj për komunitetin e Ali Demit.”

2 komente në “Kandidati i PS në Tiranë: Shqipëria është më mirë dhe më e zhvilluar, kur gratë përfshihen në çdo aspekt të shoqërisë”

  1. Vari Karin says:

    Po tani ky Kiu Fiu…. me ke eshte… se nje here me PD, nje here me LSI…. po tani me ke eshte??? Py të….. do thoshte Çani….po pse ky, apo keshtu do kryekari… me fal Kryetari

  2. Alqi Bllako dora vete says:

    Ore ku punon kuy babi i Alqi Bllakos?! Mos merr gje rroge 10 milion leke ne muaj ?! Se sikur i dolen ca letra. Pra leket Alqi nuk i merr te si rryshfet nga Klpdjani I Arne Zotos por i merr te “pastra” dhe ja u ble virgjeria. Ore per kaq te trashena marrin keta ne apo si eshte ky muhabet?? Bllako bashke me ate palloshin e gjate mos ttallni karin me popullin se ndoshat e kuptojne qe ne keto zgjedhje dhe do hani ju karin e jo populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje