Ylli Manjani: Hartimi i listave reflekton taktikat e ndryshme, ja si i kanë vendosur "rrotat" elektorale PS, PD e LSI. Sa u mban "motori"

9 Mars 2021, 09:39Politika TEMA

Në Shqipëri dy partitë më të mëdha dorëzuan pak pas mesnate listat e kandidatëve të tyre për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Si socialistët ashtu dhe demokratët kanë bërë ndryshime të forta krahasuar me emrat e 4 viteve më parë, por ato dallojnë nga qasja në rreshtimin e kandidatëve në atë që quhet zona e sigurt.

Postimi plotë i Manjanit:

1. PD ngjan si makinë me rrota aktive para. Motorri dhe rrotat aktive janë të lidhura drejtpërdrejt me sistemin e drejtimit.

Motorri në këtë rast tërheq. Udhëheqësit e listave janë në krye për të dëshmuar marrje përgjegjësie.

Votuesi ka disi luks sepse i duhet të zgjedhë drejtuesin që tërheq makinën, pa u shetësuar shumë për pjesën e pasme të makinës. Pra nuk ka presionin që,a po bëhen udhëheqësit deputetë.

Lista në këtë rast është me këtë mesazh: ne që drejtojmë marrim përgjegjësinë.

2. PS ngjan si kamion me rrota aktive pas. Pra drejtimi nuk është në krye. Nuk tërheq, siç thot Rama, por shtyn.

Shtyn kamionin duke presuar votuesin.

Votuesi në këtë rast është nën presion sepse drejtuesi është i rrezikuar. Kështu mund të fiket motorri dhe ngeç kamioni.

Motorri ndërkohë është me kilometra të mbaruara, por faji për fikjen mund ti mbetetet votuesit, jo shoferit… Super presion.

Kjo listë që ngjan më shumë si bast sesa si llogari. Basti është po fitova i marr para po humba fajin e ka populli, por bëra reformë të madhe pastrimi.

Nuk dua të besoj që Pandi, Gramozi, Fatmiri apo edhe vetë Rama do hyjnë në parlament me skemën e djegies së mandateve…

3. LSI ngjan si foristradë me 4 rrotat aktive, ku të gjitha rrotat punojnë me motorr në vete. Harxhon shumë karburant, sepse rruga ku ecën është shumë e keqe. Motorrët e rrotave i lidh vetëm një telekomandë bateria e të cilës nuk është dhe aq e fortë…

Mesazhi që jep është: secili për vete, por partia përfiton.

Këto janë vërtetë KÇK elektorale.

3 komente në “Ylli Manjani: Hartimi i listave reflekton taktikat e ndryshme, ja si i kanë vendosur “rrotat” elektorale PS, PD e LSI. Sa u mban “motori””

  1. qytetar says:

    …. imagjino kush ka qene minister drejtesie ……

    1. Pd e 2009-2013 says:

      As militant e pd NUK dine Qfare te thone tani Edi Rama Ka 8 vjet ne pushtet Dhe e rinovone komplet partine dhe figurat e vjetra ju thote o votohi ose largohuni.. Kurse Lulzim Basha Ka 8 vjet ne opozite dhe dote na Ka sjedh gjith ministrat dhe deputeti e Sali Berishes dhe te ilir Meta 2009- 2013 Kjo eshte e pa degjume dhe e pame

  2. Flori says:

    Ky si gjithnje ja fut kot, sepse nuk eshte i zoti per asgje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje