Nga Mary Ellen Synon
Thjesht imagjinoni si ishin vitet e adoleshencës së Angela Merkel në Republikën Demokratike Gjermane. Muri i Berlinit ndante vendin dhe dhjetëra bashkëqytetarë të saj u vranë në përpjekje për ta kapërcyer, me shpresën se do të shpëtonin. Në të gjithë Gjermaninë Lindore, një në dy gjermanë informonte për fqinjët dhe kolegët e punës në policinë sekrete të Stasi-t.
Agjentët sovjetikë të KGB-së vepronin lirshëm në vend, përfshirë oficerin e inteligjencës së huaj Vladimir Putin. Por Angela Kasner, siç njihej asokohe, kishte pak ankesa.
Ajo po edukohej në Gjermaninë Lindore, ku më vonë pranoi se ishte diçka ‘pothuajse komode’. Në një vend ku familjeve u duhej të prisnin vite për të marrë një makinë, familja e Angelës kishte dy.
Ata u lejuan të udhëtonin lehtësisht midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, një liri e rrallë në shtetin e rreptë policor. Por, zonja Merkel e ka pranuar vetë: ‘”Po, ne bëmë kompromise”.
Kompromise të tilla si mbajtja e uniformës blu të shndritshme të Freie Deutsche Jugend (FDJ) – lëvizja zyrtare e të rinjve të shtetit komunist, së cilës ajo i përkiste të paktën deri në moshën 26-vjeçare.
Fotografitë e saj nga ajo kohë janë të rralla, por Angela u fotografua duke mbajtur veshur atë uniformë në vitin 1970, kur ju dha edhe një medalje për përkushtimin e saj të veçantë ’ndaj lëvizjes’. Në atë kohë ajo ishte 16 ose 17 vjeçe.
Një tjetër, e marrë dy vjet më vonë, tregon atë duke buzëqeshur me uniformë, këtë herë mes një grupi kadetesh femra, në një kamp trajnimi të mbrojtjes civile. Sipas dy dëshmitarëve të identifikuar më vonë nga biografët, Angela Kasner punoi në agjitacion dhe propagandë për FDJ.
Kur u pyet për herë të parë në lidhje me këto zbulime, Merkel tha se nuk e mbante mend. Më vonë ajo i mohoi pretendimet, por shtoi: “Nëse rezulton të jetë ndryshe, unë mund të jetoj me këtë”.
Por, pse ka rëndësi e gjithë kjo tani? Për shkak se Merkel e ka udhëhequr Gjermaninë dhe vendet e BE-së në një politikë të vetme të bllokut për vaksinat e Covid, një politikë që do të kushtojë jetë, të shkatërrojë bizneset dhe të dëmtojë ekonomitë.
Monolit dhe i ngadaltë, BE nuk arriti të blejë doza të mjaftueshme të vaksinës dhe tani po provon se nuk është në gjendje të japë atë që ka.
Sot, teksa Britania ka vaksinuar më shumë se 30% të popullsisë së saj me dozën e parë të vaksinës, BE mbetet shumë prapa.
Vetë Gjermania mezi ka vaksinuar 6%. Ky është një dështim që tani e ka “zhytur” qeverinë e Merkelit në një kthesë poshtëruese. Ajo tani pranon që vaksina e Oxford-AstraZeneca është e përshtatshme edhe për personat mbi 65 vjeç.
Merkel, drejtuesja e kombit më të pasur dhe me ndikim të BE, drejtoi politikën e saj të sigurimit të vaksinave në mënyrën më të keqe të mundshme. Kjo është arsyeja pse duhet të kujtojmë se kush ishte në të vërtetë Fraulein Angela Kasner.
Sot ne shohim fasadën e një kancelareje të veshur me “rrobat e mërzitshme” të një amvise gjermane. Ato janë mashtruese, ose ashtu janë menduar të jenë, sepse fshehin mendimin e një trajnimi të hershëm në internacionalizmin marksist.
Sot, njerëzit në të gjithë kontinentin po vuajnë për shkak të besimit të saj në një ideologji mbi-kombëtare. Si një e re, Merkel u mësua të besonte në një sistem Sovjetik që “palosi” 15 republika në një shtet të vetëm, Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike.
Në muajt e fundit, ajo ka sakrifikuar të gjitha perspektivat e një vaksinimi të shpejtë dhe jetëve që mund të shpëtoheshin, për shkak të besimit të saj në “palosjen” e 27 vendeve të ndryshme, në një shtet të vetëm, të quajtur Bashkimi Europian.
Javën e kaluar, Filipp Piatov, opinionisti kryesor në gazetën gjermane “Bild”, shkroi se për një çështje kaq jetësore, Merkel preferoi ideologjinë para politikës së mirë, pasi ajo është “shumë e etur për të treguar fuqinë burokratike të Brukselit ndaj kombit”.
Në krye të burokracisë në fjalë është një politikane gjermane e krijuar nga Merkel. Ishte Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila hartoi politikën mbresëlënëse të vaksinave të BE, pasi ajo u vu në postin e Komisionit nga Merkel në 2019.
Deri atëherë, Von der Leyen njihej si ministrja gjermane e mbrojtjes, e cila e la ushtrinë gjermane në një gjendje që u përshkrua nga veteranët politikë të Berlinit si ‘katastrofike’.
Në vend që të siguronte staf dhe pajisje të mjaftueshme, ajo e shndërroi ushtrinë në “çerdhe familjare”. E paepur, kancelarja e la zonjën Von der Leyen si ministre të mbrojtjes për pesë vjet.
Fatkeqësia e ka ndjekur Merkelin që kur ajo u bë kancelare në 2005. Ishin politikat e saj agresive financiare në fillim të krizës së eurozonës në 2009 që i kthyen Italinë dhe Greqinë në ‘zombi ekonomike’. Përgjigja e saj ndaj tragjedisë bërthamore në Fukushima të Japonisë në vitin 2011 ishte një tjetër rast i rëndësishëm.
Kjo e çoi atë në panik. E trajnuar si shkencëtare, ajo kishte qenë prej kohësh një mbështetëse e energjisë bërthamore. Megjithatë pas Fukushimës, ajo deklaroi se të gjithë reaktorët bërthamorë të Gjermanisë do të mbyllen në fund të vitit 2022.
Ndërkohë, ajo gjithashtu dëshironte t’i jepte fund energjisë së qymyrit. Dhe pa energji bërthamore ose qymyr, ku do ta merrte Gjermania fuqinë e saj? Nga Moska, natyrisht. Tani Merkel planifikon të marrë furnizimet e gazit direkt nga Rusia përmes tubacionit Nord Stream 2, duke rritur kështu varësinë e Gjermanisë nga regjimi i Putinit.
Në javët e fundit, Merkel ka lejuar spekulime se helmimi i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny mund ta bëjë Gjermaninë të tërhiqet nga marrëveshja. Kjo nuk do të ndodhë. Gazsjellësi prej 10 miliardë eurosh, i ndërtuar direkt nga Rusia, nën Balltik dhe në Gjermani, është gati drejt fundit.
Pastaj erdhi vendimi i vitit 2015 për të hapur kufijtë e Gjermanisë për më shumë se një milion emigrantë dhe refugjatë.
Kjo shkaktoi tronditje në Gjermani dhe tërbim në vendet fqinje, të cilët zbuluan se kjo politikë e Merkel i vinte ata përpara krizave të mëdha të përballjes me mijëra afganë, sirianë, irakianë që po dilnin nga qytetet gjermane.
Kancelarja siguroi gjermanët asokohe: “Ne mund ta bëjmë këtë”. Por më pas, gjithçka u përmbys. Lajme të shumta nisën të qarkullonin, ku mes tyre, një 17-vjeçar afgan kishte sulmuar me thikë 20 pasagjerë në një tren afër qytetit të Wurzburg.
Ndërsa. gjashtë ditë më vonë, një azilkërkues sirian vendosi një bombë, duke hedhur veten në erë e duke plagosur 12 të tjerë në qytetin Ansbach.
Në prag të Vitit të Ri kishte një neveri publike pas raportimeve të shumta në rrugët e Këlnit për sulme seksuale, përdhunime dhe vjedhje nga burra të identifikuar vetëm si me pamje arabe ose afrikano-veriore.
Në atë moment, Merkel kërkoi që vendet e tjera të BE të merrnin përgjegjësitë e tyre, për një gabim që kishte bërë vetë ajo.
Kostoja financiare ishte e madhe dhe kjo vazhdon edhe sot. Tani rezulton se më shumë se 90 për qind e pacientëve në gjendje kritike nga Covid në spitalet gjermane, janë nga popullata e emigrantëve.
Kjo katastrofë e brendshme u kthye në një katastrofë të politikës së jashtme. Vendet dikur fort pro-BE, si Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia, janë kthyer në një bllok shtetesh të zemëruara anti-gjermane.
Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë, tani shprehet: ‘Ne jemi hungarezë, nuk mund të mendojmë me mendjet gjermane”.
Megjithatë, dështimi më spektakolar i Merkel ishte leximi i gabuar i mendimit britanik për Brexit. Në prag të referendumit në 2016, David Cameron bëri një turne në Europë, duke kërkuar që Mbretërisë së Bashkuar të lejoheshin kompetenca të reja për të kontrolluar emigrimin e BE në Britani.
Cameron mori një kundërshtim të mprehtë nga udhëheqësit e BE, të udhëhequr nga Merkel. Kancelarja i dha kryeministrit të atëhershëm një kontroll minimal, sa një “thërrime”, pasi gjykoi se britanikët nuk do të votonin kurrë për t’u larguar. Por, koha tregoi se ajo e kishte shumë gabim.
Merkel do t’i japë fund katër mandateve të saj si kancelare këtë vjeshtë. Kush do ta zërë vendin e saj?
Monolite, dogmatike, me dorë të hekurt, e verbër ndaj nevojave të votuesve të zakonshëm, Gjermania meriton diçka më të mirë se ideologjia e Luftës së Ftohtë të Merkel. Dhe po kështu edhe Europa.
Qesharake kjo perpjekje per te denigruar nje nga politikanet europjane dhe gjermane me te suksesëshme ne historine e Europes se bashkuar dhe ne Gjermanine e pasluftes.
Kjo zhabë është nga gazetaret më rraciste, idiote, demagoge dhe mashtruese që ekzistojnë. Përveç këtyre cilësive të detyrueshme për paçavuret në të cikat shkruan, kjo ndyrësirë është edhe një anti-shqiptare e betuar, e deklaruar, e provuar.
Gazeta Tema i ka hypur gomarit mbrapsht duke botuar plehra të tilla.
Shkrim alabakesh allashqiptar , Angela merkel shyqyr qe u edukua ne gjermanin lindore kjo e beri grua te perpikt e korrekte te hekurt qe kan rrespekt i gjith planeti , ajo mbajti gjermanin 20 vjet ky shkrimtari qe ka rrezik esht me origjin shqiptare meret me biogafin e merkelit , kta qe duan te dalin me te mir se me i miri duke shar e baltosur ate , ajo rrespektoj shtetin dhe politiken qe ndiqte vendi saj ne at koh ,kaq, prandaj esht nje grua me edukacion brilant dhe gruaja me e fort ne bot , le te nxieri gjermania perendimore nje te dyt si. Merkel pse nuk e nxier , shkrimtar pisanjos qe hedh balt mbi njeriun me te rrespektuar ne bot , legen shkrimtar katunar gazetar i temas qe e boton , njerzit punuan vepruan simas kohes qe ka qen dhe i kan sherbyer atdheut te tyre , ata qe gjoia kan qen kundershtar kan qen me shum antishqiptar ose njerez qe e shesin vendin e tyre per pak interes privat , e ka treguar koha , kemi msuar nga ky 30 vjeçar aq shum kurvlliqe sa jemi trondit si popull.
Pordhe me rigon!
Po si u pasurua valle Gjermania dhe ishte e pasur gjate kohes qe drejtonte kjo grua?!
Rroba zbori,komuniste te felliqur .Nuk ka me plehra se kera te kuqte.Keta nuk duheshin lejuar ne demokraci te merrnin pjese aktive ne jeten politike.Shikoni keta zombit e kuq qe vazhdojne te mbajne njeri tjetrin prej 30 vitesh.Na kane mbytur dhe nuk po i heqim qafe.Poshte ish komunistet dhe kelyshat e Bllokut
NEMESIS. Qelbesire ne gen qe e latë Shqiperine tone(jo tuajen se ju nuk dihet nga kush i keni nënat te mbarsura) jeni si pune e atij demit qe mjafton ti tregosh nje send me ngjyre te kuqe dhe versulet si i nderkryer duke shkuar drej ngordhjes se vete. Po te mos ishin komunistet mor klysh bushtre, ti nuk e kupton, bota do kish ngelur ne periudhen e pararevolucionit francez,- e mjerë, injorante, e polarizuar, pa asnje te drejte per njerezit e thjeshte.Qelbesire qe kundermonë akoma kalbesire mesjete. ishin komunistet ne mbare boten qe bene te reformohej edhe vet sistemi kapitalist dhe eshte pikerisht mungesa e tyre qe e ka bere te dyshimte egzistencen e sitemit kapitalist i cili po rokulliset tatepjete ku te drejtat e njerezve po degradojne njera pas tjetres. Plasi syte, qen bushtre, sesi i zbathi breket sistemi i degjeneruar dhe antihuman kapitalist perpara nje virusi dhe e katandisi njerzimin ne nje lufte per mbijetese siç e ka katandisur ne dy luftra boterore, me miliona te vrarë (te presim te treten o vemje e ndyre).Kjo eshte bote te ciles ti pleh injorant merr ne mbrojtje, dhe ajo ishte bota se ciles i perket e ardhmja. Mos harro qen i zgjebosdur se komunistet humben nje beteje por lufta nuk ka mbaruar mes sistemeve. liria e njeriut eshte nje aspirate drejt se ciles ai nuk ka per tu ndalur asnjehere ashtu si kafsheria juaj eshte nje histeri fundi i se ciles eshte parashkruar nga mendjet e ndritura te njerzimit.
Nemesis morracaku. I ke bërë lidhje trurit direkt me zorrën e trashë.
suma golems. ikni o rrace muti.
Shkrim me mllef, argumente të sforcuara
Verej se te gjithe analistat jane me te njejten prerje dmth ka te drejte z.Trump KAZAN
Merkel nuk pyt per zholat si puna kesaj se e ka treguar me fakte se cila eshte dhe ka mveshtetjen e gjere te popullit gjerman…. keto karagjozet qe duan te paraqesin Merkelin si komuniste jane injorante qe kane ide per veten dhe shpikin lloj lloj teorish konspiracioni se vetem ashtu terheqin vemendjen e mases injorante per ta perdorur ate si mish per top per te realizuar qellimet e tyre te kapjes se pushtetit.
Turp dhe vetem turp, ky shkrim eshte I porositur nga armiqte e Zj. Merkel dhe te Gjermanise, vetem se ajo deklaroi qe kombi shqiptar ne Ballkan ka te drejte te bashkohet. Zj. Merkel ishte gati t’i hapte negociatat me Shqiperine, por nuk donte te krijonte fracture ne mardheniet me France, si dy lokomotivat qe terhqin Europen. Edhe nje here turp per kete shkrim. Kur ngordh kali te gjith versulen per t’i hequr patkonjte.
Vendin,sigurisht jo nje si ty qe me laps e leter mbas lengjeve,MERKEL ishte nje mrekulli qe zoti DHA , ndriti e rrezatoi gjithshka rreth saj,efektet MERKEL do jene pishtare prej se largu gjithmone te rrezatuesheme
C’mund te themi per kete shkrim , kur Merkel e ka votuar populli gjerman –me kerkesa maksimale , per rregullin e disiplinen — 4 mandate dhe eshte nga shtetet me te fuqishem te Evropes , por edhe me gjere . Sigurisht smira te mbill syt , por megjithate s’te le fare qorr . Edhe tani te shkosh te banosh ne gjermani , si refugjat i merr 400 evro , me pare mirrnin 700 evro ne muaj . Ne vendet e tjera , qofshin keto edhe brenda BE-se nukse e kane respektin per njeriun , si ne GJermani . E drejta per pune te del brenda 1 muaji , pagesat jane sipas shkalles se profesionit , por edhe shkolles qe ke bere . Ska rroge edhe per punetorin e thjesht fillistar , nene 1800 evro me sigurime , C’do dokument te vjen ne banese . Keto jane tregusit me te rendesishem per popullin e thjesht , i cili eshte me ne nevoje , si vendasit si refugjatet . Kur kujdesen per te varferit dhe popullin ne nevoj keshtu , s’behet fjale per shoqerine e lart . Ja pra kjo eshte Merkel .
hahaha, qekan prek kozaket e tema-s, se i paskan share shoqen merkel. Vetem se nuk e ka share, o shoke kozake, ka rreshtuar fakte, nje per nje.
Gjermanet e kan votuar, dhe ja kan futur vetes, se shoqja merkel, me politikat e saj internacionaliste, si nje meme e dashur, rrote me rrote me shoqen tone nexhmije, i ka lene gjermanet e frustruar me bythe ne diell.
Te varur nga shoku putin deri per ngrohjen e banesave te tyre, me 1 milion lloje-soje qe po i plagosin, vrasin dhe perdhunojne kur ti doje trapi i zi, dhe se fundmi prej nje viti me shume biznese te mbyllura, gjermanet duhet ti thrrasin mendjes.
Ka qene e qartye qe Merkeli eshte agjente e sherbimeve sekrete ruse. Ajo do te jete terhequr ne bashkepunim qe ne kohen kur ne ambasaden ruse ne Berlin sherbente “diplomati” Putin.
Akoma nuk e kuptoni se shkrimi nuk ka aspak ose ka fare pak lidhje me Merkel. Shkrimi eshte bere per gazsjellesin dhe kaq. Normal, nga gazetare amerikane