Listat, Rama taktikë surprizë për të mundur Bashën duke rinovuar partinë

9 Mars 2021, 09:16Politika TEMA

Nga Carlo Bollino

Partia Socialiste ka prezantuar listat e kandidatëve me të cilët do të konkurrojë në 25 Prill dhe Edi Rama ka zbuluar të disatën lëvizje të tij të befasishme. Në krye të listave të çdo qarku, ai nuk vendosi njerëzit e fortë të partisë, por figurat e reja, domethënë kandidatët më të dobët që në këtë mënyrë me siguri do të fitojnë një vend në parlament. Për ministrat, deputetët në detyrë dhe për veten e tij, Edi Rama ka zgjedhur pozicionin më të rrezikshëm në listë, atë që shënon kufirin midis fitores dhe humbjes socialiste. Duke vendosur veten në kufirin e të ashtuquajturës zonë e mbrojtur e listave, Rama ka vendosur kështu të bëjë një sfidë ndaj vetes dhe të gjithë njerëzve të tij në qeveri: kush nuk është në gjendje të japë kontributin e nevojshëm për partinë për sa i përket votave për të arritur shumicën absolute (të cilën ai, duke ekzagjeruar, e llogarit të paktën në 78 mandate), nuk do të zgjidhet as deputet.

Rezultati i këtij revolucioni strategjik është që Edi Rama, në garën për mandatin e tretë, po ndryshon një pjesë të madhe të grupit të tij parlamentar, duke ofruar një frymë të freskët në parti, gjë që do t’i kishte takuar Lulzim Bashës për ta propozuar. Ndryshe nga Rama, në fakt, lideri i opozitës ka zgjedhur metodën e vjetër ” Berisha ”, duke rezervuar vende të sigurta në listë për vete dhe për baronët e PD-së, Basha ka përsëritur të njëjtin model të ndjekur në zgjedhjet e vitit 2017, duke mos mundur të prodhojë qoftë edhe një risi të vetme. Vetëm emra të vjetër, duke filluar nga Sali Berisha që pas 30 vitesh në politikë, ka pretenduar prapë një vend të sigurt në listë në Tiranë.Premtimet e ndryshimit, madje të përfshira në emër të koalicionit të tij, janë tradhtuar edhe këtë herë. Asnjë ndryshim as në listat e LSI. E vetmja risi, si për të thënë, është Monika Kryemadhi. Pjesa tjetër e listës përbëhet nga emrat e zakonshëm nga Petrit Vasili e poshtë.

Zgjedhja e Luljeta Bozos ose Najada Çomos (që futi në panik opozitën) ishin vetëm shenja e parë e një plani shumë më të gjerë rinovimi dhe që sot Edi Rama e ka zbuluar duke prezantuar listat e të gjitha qarqeve. Emra të rinj kryesojnë listën për të cilën fitorja është e garantuar, ndërsa socialistët e vjetër do të duhet të djersitin gjatë fushatës. U kuptua që Rama po përgatiste disa nga lëvizjet e tij të befasishme pas nismës “deputeti që duam”, një konkurs në internet për të hapur dyert për propozimet e reja, duke zgjedhur kështu një listë të të rinjve të interesuar për të hyrë në politikë dhe për t’u regjistruar në radhët e Partisë Socialiste. Rama i ka hapur rrugën sot një vendi të sigurt në parlamentin e ri

Lulzim Basha nuk e kuptoi lëvizjen e kryeministrit dhe ai ndoqi rrugën e kundërt, duke shpikur nismën e çuditshme ” deputeti që nuk duam ”: duke ftuar bazën të votojë kandidatin më të keq dhe jo atë më të mirë, ai ka shkaktuar ​​pakënaqësi, urrejtje personale dhe largime nga partia, në vend që të motivonte të gjithë drejt fitores. Me kalimin e kohës u pa që Komisioni i Përzgjedhjes ishte thjesht tym në sy, dhe kështu, në fund, listat e lindura nga kjo procedurë e ngatërruar janë të njëjtat me ato të hartuara për vite në zyrën e Sali Berishës dhe në të tijat, duke mbyllur dyert për çdo emër të ri. Edhe Sali Berisha në 2005 bëri sikur e rinovoi imazhin e partisë përmes KOP, për të dëbuar më pas të gjithë intelektualët që naivisht e besuan atë. I vetmi ndryshim, kësaj here, është se krahas baronëve më të vjetër të PD, Lulzim Basha duhej të rezervonte një vend të sigurt në listë edhe për baronët e partive aleate, të gjithë emra të sterkonsumuar në politikë gjatë 25 viteve të fundit që do të transformojnë grupin e tij parlamentar në panteonin e një partie të mbaruar.

Por sfida e vërtetë dhe padeklaruar e hedhur nga Edi Rama për 25 prillin është të rinovojë partinë duke qëndruar në pushtet. Atë që Berisha dhe Basha nuk ishin të zotët ta bënin në 2013 dhe as guxuan ta bëjnë në 2017.  Një gabim që po e përsërisin edhe për zgjedhjet e 2021, kur ëndërrojnë të kthehen në pushtet, pa ndryshuar asgjë.

12 komente në “Listat, Rama taktikë surprizë për të mundur Bashën duke rinovuar partinë”

  1. Presheva says:

    Shumë e vërtetë për çka thua më sipër z.Bollino, analizë e përkryer për të dyja palët.
    Ju jeni pakëz skeptik për sa i përket numrit të mandateve që mundë të fitojë partia socialiste kurse unë e besojë vërtet se minimumi i deputetëve që partias socialiste fitonë ktë rradhë është mbi 80.
    E them me plotë bindje duke parë partinë e shqupit dhe aleatët e tyre gjithashtu partit e reja me kryetarë të vjetër nga 200 votues, z.Rama e ka të sigurtë fitoren.
    N’faktë me ktë lëvizje z.Rama është duke u përgatitur për mandatin e 4 pse jo të 5, provat janë që është i duhuri për Shqipërin e të nesërmes.
    Urime PS-së.

    1. Kalec Dega says:

      Rinovimi i Partise?!LOL!
      …pse nuk ndohh kjo sa here ka zgjedhje dhe perseri shikojme Ruca, Tualete dhe xh Braho.
      =
      Vertet eshte ndryshe ket radhe?
      =
      Tall , vazhdonte tall bith n me ju Rama dhe PPSH, lol…ene ky i paguari papagall ne sherbim te Partise qe zhgarravit propogande per bosin e vet…

  2. Niku says:

    E kam thene per te disaten here, se PD dhe LSI, nuk jane parti te mirefillta politike, por grupime bandash hajduto-kriminele, me llumpenin injorant e analfabet dhe fiset tribale malokare mesjetare te shqipove… PS eshte e vetmja force politike qe mund te nxjerre nga bataku kete komb mjeran… Gjithmone me rezerven qe n.q.se kjo gje eshte realisht e mundur

  3. çizmja fluturuese says:

    sa te kete Rama keta injorante ne opozite, ska nevoje per plane fare. Problemin Rama se ka ketu por atje ku nuk fut hajdutet e kriminelet e politikes ne burg. Rama ska koqe ky eshte problemi

  4. Lomi says:

    Karlo po del pike per pike cfare ke thene ne gjithe keto vite. Bagetia e Pd dhe Lsi do te shfarosen bashke me gjithe shkatrrusit e hajdutet

  5. anticensurë says:

    o boliçino,me çfarë po e rinovon partinë??
    me “njerëz të rrugës”,apo me të ngjashëm si veten që nuk kanë asnjë lidhje me PS??
    or tallash pri italie,mos vallë kemi të bëjmë me partinë e bepe grilos??
    ai që të mban ty me bukë,që të ka korruptuar është pronar i PS,ose PS shpk,prandaj të ka dhënë ty një dorë parash për marketing!!
    nuk na mjaftonin idiotët tanë mashtrues por duhej të na vinin dhe mashtrues importi!!

    1. Martin says:

      Ti hash mune Bolinos o zagar i Sale qenit

  6. Made says:

    Nje analize perfekte Carlo Bolino.Nuk kam ç’te them i ke vene te gjitha pikat mbi i.Shkrimet e tua i lexoj me ëndje . Ju dhe Mero Baze i vini per fund te gjithe ate lukuni psedo analistesh qe per hir te se vertetes bere nje cike si shume por qe te gjithe jane per lume.Ju falenderoj se na ndriçoni mendjen.

  7. Skenderbegasi says:

    Taktikat jane element dytesor ne fitoren e nje force politike dhe jo
    paresore.
    Ato mund te jene te sukseseshme
    ne % te vogla kur forcat jane ne
    baras peshe elektorale.
    Por pak me shume ne % te sukseseshme eshte rinovimi I partise.
    Elementi baze I nje fitore te nje force politike eshte ndryshimet I dukshem dhe sidomos I ndjeshem
    nga grupimet shoqerore.
    Po permendim vetem disa prej tyre,
    ritjen ekonomike, sigurine e rendit
    publike, punesimin, drejtesine, arsimin e avancuar, luften kunder
    korupsjonit, administraten operative
    pastrimin e mjedisit te qyteteve
    konkurencen e ndershme, aksidentet
    rrugore.
    Por me e rendesishme puna e palodhur e nje qeverise se sotme ne
    termete e ne pandemi.
    Kalojme tek opozita mjerane ne c’do kohe si ne pushtete nje katastrofe kombetare dhe ne opzite
    nje organizat pothuajse teroriste.
    Prandaj po nuk u demokratizua si
    force politike nuk eshte as per Shqiperine dhe as per vete.
    Me Saliun as nuk behet fjale qe
    kjo mejhane politike te ndryshon.
    Pale kur thone per te udheheqes
    historik.
    Ky ka qene nje gure I rende ne
    qafe per kete popull.
    Ne partine demokratike jane nje grupe batakcinjsh, frikacak, servile,
    dhe hajdutesh prefesjoniste.
    Prandaj Edi fiton ndjeshem me kete
    force totalishte te c’thurur e regresive.
    Partia socialiste kufirin minimal e ka 80 deputete,

  8. Alban Eftimiu says:

    Cfare zgjuarsie fshihet ne oksipitalin e ketij terrone nga Bari – Lum gazetaria rilindare qe e ka Karlon e Malltezit. La ne hije gri-rende edhe Minxhozin, edhe peqinsin po edhe Meron bashke me Muqin.
    Karlo Malltezi per kryeminister !
    Niko Pe Leshi kryetar i PS, Pazarit te Korces dhe Prespes!
    Benet Beci kryeminister rezerve !

  9. Drini says:

    Dash Sula, sa qesha, vetem jurist i njohur nuk eshte, eshte nder me te rendomtet studente te drejtesise, eshte koka e mafies, ne Elbasan do te marre rrocken. Kur ka qene prokuror ne Elbasan, ka qene i lidhur me grupet mafioze, sidomos ne 97. Ne Peqin ka qene edhe kunder mitingut te Sali Berishes. Cuditem si e ka vene PD kete njeri. Zenka ne stadium nuk eshte asgje para kesaj fytyre te shpifet qe bredh me benz 200.000 euro e depositon para te pista ne austri, dhe nderton vila ne Malin e zi e me prona ne supermarkete. PS gerrmo per kete njeri se me duket nuk dini asgje ose nuk doni sepse ky eshte kunati i Maganit i cili ka lidhje familjare me Aqif Rakipin dhe kane zaptuar politiken e pushtetin ne Peqin. Ai nuk eshte Peqinas por nje fshatar i ndyre, imoral nga Vashaj.

    O tema, postoje komentin

  10. astrit usa says:

    Analize e plote ,shum e sakte .Urojme qe votuesit te kuptojne jete qe ka bere Rama per te sjelle be parlanebt njerez,te rij per te punuar per te ardhmen e vendit tyre.Kjo eshte pkatforna deputetit qe duam ndersa basha ka vendosur ate te deputetit qe nuk duam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje