Lulzim Basha çon më shumë emra se i lejohen: KQZ i kthen mbrapsht listën

8 Mars 2021, 23:20Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer mbrapsht listat Partisë Demokratike, pasi Lulzim Basha ka çuar më shumë emra se ligjërisht i lejohet për çdo qark.

Siç mësohet, KQZ, i ka kërkuar selisë blu të respektojë ligjin, ku për çdo qark të japë një listë që i përshtatet numrit të mandateve që ka ajo zonë zgjedhore.

Pak kohë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë edhe një qarkore ku bën të ditur se si duhet përpiluar lista përkatëse.

Por Basha, siç duket e ka bërë këtë truk, thjesht për të mbajtur debatin publik deri në mesnatë, që të mos agravojë përplasjen brenda PD-së.

Siç mësohet, në kryesinë e PD-së ka pasur debate, ku i kanë kujtuar Bashës, premtimin e tij të vitit 2017, ku kandidatët për deputetë do të zgjidhen me parimin një anëtar një votë.

E pikërisht për të shmangur këtë anomaly, Basha ka çuar në KQZ një listë më të madhe se ajo qëe ligjërisht i takon, që të mos ushqejë polemikat në panelet televizive.

Megjithatë, nesër gjithçka do të bëhet publike, pasi listat e deputetëve do të jenë zyrtare. (TemA)

5 komente në “Lulzim Basha çon më shumë emra se i lejohen: KQZ i kthen mbrapsht listën”

  1. ana says:

    eshte analfabet funksional-zoti basha.

  2. Astrit says:

    Vertet te jeta kaq i mencem apo arithmetika,gojet e liga besojne te dyten

  3. Muli says:

    Listat I bënë doktor mortja.

  4. eli says:

    Ah i shkreti ky!U ka premtuar te gjitheve.Si ata qe e shesin nje apartament tre here.

  5. Loje kalamajsh , kushdo qe e ka bere , se Shkollperendimori Luli s’ben dot gabime te tilla , por me qe komisionit Rruli i doli boja , tashti t’ja lene ne dere nje komisioni tjeter atij te zgjedhjeve .
    Ne deshem , po s’do KQZ ja !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje