Udhëheq në mënyrë surprizë listën e PS-së në Shkodër, Edona Bilali rrëfen takimin me Ramën

8 Mars 2021, 21:50Politika TEMA
Udhëheq në mënyrë surprizë listën e PS-së

Edona Bilali do të jetë në krye të listës së PS-së në qarkun e Shkodrës. Emri ishte surprizë. Por si e priti vetë protagonistja?

Në një bisedë për Abcnews.al, udhëheqësja e listës së socialistëve në Shkodër tregon se dje Edi Rama e ka thirrur në takim por konfirmimin dhe prezantimin që kryeministri i bëri e ka parë nga TV.

“Po e ndiqja me familjarët prezantimin që më bëri kryeministri, e pashë nga televizori. Nuk jam njeri politik, nuk vij nga radhët e partisë socialiste vij nga bota e biznesit dhe ajo akademike.

Po ndodh cdo gjë shumë shpejt. Me kryeministrin jemi takuar dje ku ndamë vizionin e përbashkët për Shkodrën.

Unë kam besim tek kryeministri që do ta transformojë Shkodrën. ‘Nëse ka dikush që e bën, ai është Edi Rama’. Duke qenë njeri që ka punuar fort në profesionin tim, vlerësimi që mu dha shpresoj që të motivojë edhe të rinj të tjerë’ tha.

Edona Bilali është e përfshirë prej vitesh në projekte me donatorët, në mbështetje dhe nxitje të krijimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të start-up. Pedagoge për vite me radhë në Fakultetin e Ekonomisë dhe aktualisht doktorante në Austri për Marrëdhënie Ekonomike, Ndërkombëtare dhe Menaxhim.

10 komente në “Udhëheq në mënyrë surprizë listën e PS-së në Shkodër, Edona Bilali rrëfen takimin me Ramën”

  1. Shkodran-Safi says:

    “Lufta” do Mustaqe or Babam!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Mastaf Lici nje kriminel says:

      Do Kesh Mustafa Licin ne Shkoder nje familje mafjoze dhe kriminele Keni kujdes

    2. mergim tari says:

      Do mustaaaqe, we ta varç tak, ke grepi mustaqes.
      Aaa, xha Laver …….

    3. vjeshta says:

      Si duket mustaqet i majnë gratë në Shkodër tonë.
      Se burrat deri tash s’kanë ba gja për te!

  2. Pilo Lala says:

    Shkodra ka qene gjithmone e veshtire per PS.
    Kete rradhe Edi se bashku me aleatet do marri 2 deputet me shume se opozita.

  3. servet says:

    Po e the ti o Pilo Lala eshte e sigurte.Tek ti kemi besim.Gjunah qe ste kane bere dhe ty deputet sepse dhe ti je nje fallxhor si Mona

  4. mateo says:

    Gjithmonë ka një herë të parë.Kushdo qê mendon per tja ndrruar faqen Shkodrës së harruar nga politika,”dikur,një zonjë erandë,”,
    siç thuhet këtu:”Ziti ia priftë mbarë”
    “Dona(duhen) njerëz si Edona.

  5. Trotski says:

    Dakord Mateo -Me pelqen Deviza :”DONA NJEREZ SI EDONA”

  6. matija says:

    Edona të ngjallē shpresë për vizionin dhe aftësitë që ka.E ka rastin ta tregojë veten qē tani,si deputete e sigurtē pas 2 javesh.Duke qenë se prioritet i momentit eshtë lufta kunde”mortajës”,le të bej diçka per shtresen mē vulnerabel dhe mē tē harruarAte tē moshuarve tē Pamundurqë s’levizin dot nga shtepitē.Shumica e tyre janë mbi 70-80 vjeç.Të vaksinohen nepet shtepija.Janë gjyshērit anë.
    Bej dićka,Elona qēj tani.Tu priftë mbarë.

  7. kushtrim says:

    ore oratore e llafolloge do ai.
    e cili eshte suksesi i saj si sipermarrese – qe merr fondet e shtetit dhe i ndan me ata qe firmosin ?! ?! e ben letra sa per sy e faqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje