Ditmir Bushati jashtë listave? Rama: Ylli është skuadra, jo individët

8 Mars 2021, 19:58Politika TEMA

Duket se as Ditmir Bushati nuk do të jetë pjesë e ekipit të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. Edhe pse nuk është bërë ende publike, kryeministri Edi Rama tha këtë të hënë para gazetarëve se më e rëndësishme se sa individët për të është skuadra që ka Partia Socialiste.

Kreu i qeverisë deklaroi se për secilin në PS ka një kohë që merr, por edhe një kohë që jep.

Do ndalesha në Qarkun e Shkodrës, ju thatë që e keni bërë vlerësimin edhe në bazë të kritikave të mediave dhe rrjeteve sociale. Me shumë gjasë besoj do konfirmohet që Ditmir Bushati nuk do të jetë pjesë e listës, A ishte një kriter?

Edi Rama: Në këtë betejë ylli është skuadra dhe unë flas vetëm për skuadrën, nuk flas për individë.

Duke qenë se ju vetë e keni konsideruar si një ministër yll si ministër i Jashtëm?

Edi Rama: Patjetër, por skuadra e PS-së është shumë më tepër se sa skuadra e deputetëve kështu që besoj se të gjithë kanë shumë për të dhënë dhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë më shumë me siguri. Pjesa më e madhe kështu do të bëjë, sepse ka një kohë për të marrë, ka një kohë për të dhënë.

6 komente në “Ditmir Bushati jashtë listave? Rama: Ylli është skuadra, jo individët”

  1. Papi says:

    Hahaaaaa
    Ylli jam un thuj te tjeret jane numra…
    Kurz dha dorheqjen per nje keshilltar ti shkarkove tre qeveri, tre ministra te mbrendshem sa e sa kajmake e pjetra iken ne drejtim te paditur
    Do ishte me e mençur te thoje thjesht
    ” skam koment”
    Mos e rruj se fiton edhe sikur te genjesh edhe me pak, jo se e meriton por thjesht ska opozite

  2. Asd says:

    Bushati mund te ishte kandidatura me e pranuar per kryeminister ne kater vitet e ardhshme, dhe Rama kete e ka kuptuar. Po e largon Bushatin per rivalitetin e tij ne linjen e paraqitjes si nje figure me e paster dhe me profesionale se Rama.

  3. Baxhanaku says:

    Ilir Beqja ,fytyre tipike e te korroptuarit mega,….me kete zgjedhje ne Shkoder Rama e ka te humbur kete qytet!!!!

  4. NSDAP says:

    Ky vertetoi edhe 1 here qe ne listat e PS-se vendos vetem ku..va, pederaste, impotente, bythlepires te Rames dhe vemje.

    Katastrofe se kush eshte ne krye te politikes Shqiptare keto 30 vite .

  5. K says:

    Keshtu eshte kur minister te ben K/ministri dhe jo kur je i afte per te qene i tille! Dhe nje dite mendon se je yll ne politike! Saliu i beri i hoqi i beri prape i largoi prape dhe ata u ofruan falas!

  6. Ceni says:

    Vota eshte gare, eshte dhe vlersim. Te tjerat jane opinione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje