Fotoja që po shikoni më poshtë është slogani i Partisë Socialiste për fushatën elektorale.
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar konferencë për prezantimin e objektivave për zgjedhjet e 25 prillit, pas orës 18:30.
Dhe slogani do të jetë pikërisht ai që shihni në foto: Shqipëria, e ardhmja jonë! Nga ana tjetër në orën 19:30 pritet që të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste.
Çdo drejtues politik do të publikojë emrat e skuadrës së tij të qarkut për t’i lënë fjalën kryeministrit Edi Rama që synon mandatin e tretë.
E ardhmja e këtyre, po, por e popullit s’ka qënë kurrë!
Me keto “slloganet e tyre”, ata thonë: “Ju lutemi o popull, edhe nje mandat, kemi akoma disa ëndrra që si kemi realizuar akoma”.
O popull, ke 30 vjet, që e ke pësuar si “kau me gomarin”, te 1001 netët.
Nëse ndonjëri nuke di, apo nuk i kujtohet, po e përshkruaj shkurt.
‘Në një stallë të një zotrie të pasur, jetonin sëbashku, një gomar dhe një ka.
Gomari bënte qef duke ngrënë mirë, dhe duke dalë herë pas herë nga një xhiro me zotrinë e tij.
Kau fatkeq, ngriheshe që pa u gëdhirë, dhe punonte deri në mbrëmie vonë, ku i hidhnin për të ngrënë një ushqim të keq, dhe pastaj flinte mbi bajgat e tij.
Duke e pasur zili gomarin, ja shpreh një ditë me fjalë, se sa mirë jetonte gomari, dhe sa jetë të vështirë kishte ai.
Mbas kësaj gomari i dha mend kaut , duke e mësuar të rebelonte. Veç të tjerash, i vuri në dukje edhe “fuqinë që kishte kau” i cili për këtë “nuk ishte i vetdijshëm”.
Çdo gjë funsionoi mirë për rreth dy ditë, për kaun i cili u çllodh dhe e mori veten.
Por në vënd të kaut, zotëria që kishte dëgjuar bisedën (i cili “njihte gjuhën e kafshëve), dërgoi në punë gomarin.
Gomari i cili u rraskapit, kuptoi çfarë gabimi kishte bërë! Në mbrëmje, kur kau po e falenderonte për “kshillën e dobishme që i dha”, gomari me dinakri ja ktheu: “Dëgjova zotërinë, i cili urdhëroi kasapin që të të therë nese vazhdon të jesh i sëmurë, prandaj….”.
Vetkuptohet si veproi kau…..!
Por kjo ilustron pikërisht zotërinjtë që ke zgjedhur të të drejtojnë, “si sovran”, këto 30 vjetët e fundit!
Ata janë “si gomari” te përrala, dhe ti si sovran, “si kau”.
Përherë para zgjedhjeve dëgjon të njëjtat fjalë, “ti je sovrani, ti je ifuqishëm, me ne ti fiton, jemi shërbëtorët e tu”.
Por faktikisht, mbasi “zenë vend në karrige”, të thonë: “shko e lëviz, bëj si të thonë, se vjen kasapi”!
Dhe, ti , “sovra, harron që ke fuqi si një ka”! “Ul kokën, dhe tërheq parmenden që të propozon gomari” deri sa vjen koha të marrësh “kshillën e radhës”!
Sovran, (popull) nëse e sheh, se në 100 ditët e para, “nuk e kanë vënë ujin në zjarr, drejtoja brirët e tu të fuqishëm, dhe tregoju vendin gomerëve që u ke besuar tepsinë dhe timonin”.
Vetëm kështu, do të tregosh se je i fuqishëm, dhe me ty nuk tallen dot!