Prapaskenat me kandidatët: Topalli e Kryemadhi shmangin firmat në KQZ, marrin mbështetjen e dy deputetëve

8 Mars 2021, 18:34Politika TEMA

Lëvizja për Ndryshim dhe Lëvizja Socialiste për Integrimin nuk kanë depozituar listën me firma mbështetëse për kandidatët e tyre për deputet.

Burime nga KQZ bëjnë me dije se partia e Jozefina Topallit është mbështetur nga deputetja Edlira Hyseni. Kjo e fundit mori mandatin pas djegies së mandateve nga LSI, raporton A2.

Ndërsa LSI ka marre mbështetjen e deputetit Gjetan Gjetani, i cili u përjashtua nga Partia Socialiste në fillim të legjislaturës.

Kodi zgjedhor parashikon se partitë që nuk kanë mbështetjen e deputetëve duhet të depozitojnë në KQZ 5 mijë firma mbështetëse për kandidatët e tyre për deputet.

Kjo klauzolë bie poshtë në momentin kur një deputet nënshkruan në favor të një subjekti politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje