E ftuar në emisionin “Historia ime” ka qenë Jozefina Topalli e cila si rrallë herë ka folur më gjatë për jetën personale, familjen dhe karrierën e saj në politikë.
E pyetur nga moderatorja e njohur Mirela Milori se si i ka përballuar bashkëshorti i saj përballjet e forta në politikë apo në parlament, Jozefina ka treguar se ai ka qenë gjithmonë mbështetës dhe nuk është ndarë asnjë moment nga ajo.
Madje Topalli ka treguar se periudha kur u vra Azem Hajdari dhe momenti i arrestimit të Berishës nga Ilir Meta në vitin 2000 ka qenë shumë e vështirë për të.
Mirela Milori: Si u njohët me bashkëshortin?
Jozefina Topalli: Ne kemi qenë afër në një lagje, ne flisnim më përpara por nuk kishim asnjë gjë. Në një moment të caktuar, ai u afrua. Fillimisht isha në distancë por ne kishim edhe një lidhje tjetër familjare, kushërira e tij ishte e martuar me djalin e tezes time.
Pastaj më ndërroi mendjen, është më i madh se unë, por qëndrimi i tij për të qenë i njëjtë si përpara se unë të hyja në parlament, si kur unë isha në parlament, sikurse jemi sot, ka qenë një vendim shumë i mençur.
Mirela Milori: Disa përballje shumë të forta që janë më shumë kosto personale sesa në emër të partisë, kur ktheheshit në shtëpi çfarë ju thoshte bashkëshorti jam kurioze?
Jozefina Topalli: Në ’98-ën kur u vra Azem Hajdari ishte një situatë shumë e tmerrshme, edhe në 2000-shin pastaj, kur Ilir Meta arrestoi Sali Berishën në mesnatë, e çoi në drejtori dhe unë isha mbas dhe përfundova në Drejtorinë e Policisë.
Nuk më është ndarë asnjë sekondë, ka lënë çdo gjë në shtëpi dhe në momentet më të vështira ka qenë bashkë me mua. Nuk hynte në zyrë për të qenë bashkë me mua, por rrinte aty dhe ndiqte çdo gjë me sy, sigurisht që nuk më ka lënë asnjëherë vetëm.
Në përballje me Ilir Metën, ka një dozë të madhe civilizimi, unë nuk besoj që çdo burrë do e përballonte me qetësi dhe mirëkuptim atë që ai ka përballuar gjatë asaj situate në më mënyrë të veçantë, kur çdo gjë thuhej në parlament dhe ndonjëherë kapërcehej, sepse mund të bëhen sulme politike dhe nganjëherë kapërcehej fjalori.
Nuk them se nuk është mërzitur por ka shumë zotnillëk që e ka nga familja e tij që kanë qenë njerëz të jashtëzakonshëm. Këshilla më jep vazhdimisht edhe sot edhe në fillim. Për shembull, për çfarë të duhet, po lëre. Në fakt po ta kisha dëgjuar pak më shumë edhe ndoshta më mirë do kishte qenë për mua.
Topalli ka ndarë me publikun një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në vitin 2000 në Vlorë gjatë një fushate elektorale. Ajo tregon se e kanë ndaluar disa persona me kallash dhe ishin në rrezik për jetën.
Jozefina Topalli: Im bir ka pasur disa përjetime të rënda kur ka qenë i vogël. E para kur ka ndodhur një ngjarje në Vlorë, ka qenë shumë i vogël. Në vitin 2000 ishim në fushatën elektorale.
Mirela Milori: PD-ja ishte në ditët e saj më të errëta duhej ngritur.
Jozefina Topalli: Kishte filluar të ngrihej. Unë kam shkuar në që ’97-ën në Vlorë, meqë burrat nuk shkonin, shkoja unë. Nuk ekzistonte Partia Demokratike dhe unë nuk i harroj kurrë ata vlonjatë që në atë klimë që ishte, bashkoheshin dhe më kanë dashur shumë. Edhe unë i kam dashur shumë. Shkuam të bënim fushatë elektorale në periferi të Vlorës dhe një moment të caktuar, dihet vendi ishte me probleme të mëdha, dëgjoj disa të shtëna.
Çlidhje kanë me mua, unë isha në makinë, afër meje ishte një zonjë që është mikja më e veçantë vlonjate Dorotea Konomi, është një ndër familjet më të mira. Ishte shoferi, truproja sepse isha nën kryetare parlamenti. Nga të shtënat që po dëgjonim, afrohen 4 veta tek makina dhe na ndalin. Hapën të 4 dyert dhe i vunë kallashin shoferit, kallashin tek koka e bodygardit, dhe kallashi tjetër që ishte afër qafës së Doroteas dhe që vinte tek koka ime. Përpara meje ndaluan dhe makinat e tjera që më shoqëronin nga dega e partisë demokratike në Vlorë. Thyen xhamat e makinës tjetër që ishte përpara. Ku është Jozefina? Jozefina ishte mbrapa. Njëri prej tyre kishte vrarë shumë të tjerë gjatë ’97-ës dhe ai thotë cila është Jozefina Topalli këtu?
I thashë unë jam. Çfarë bën ti këtu më tha, i thashë jam për fushatë. Kujt i ke marrë lejë më tha, s’po dija t’i jepja përgjigje dhe i thashë ju thashë që jam në fushatë dhe më thotë kujt i thua ju, ti? Tek dera ku isha unë nisi të gjuajë me kallash poshtë tek makina, kurse tjetri vazhdonte ma mbante kallashin tek koka.
Mirela Milori: Pate frikë?
Jozefina Topalli: Jo, gjëja e parë që mendova thashë unë nuk mund të shoh më djalin, fëmijët e mi dhe mora celularin për të tentuar të flas me djalin, por pashë që s’kishte valë dhe shpresa ime e fundit dhe e lashë celularin. Pastaj fillova të mendoj për shoferin dhe bodygardin sepse ishin djem të rinj. Mendoja po fati i tyre, mirë që unë jam e angazhuar në politikë, ndërkohë që Dorotea mbante një qëndrim stoik, nuk i lëvizte qerpiku sepse po te lëvizte ajo ne do ishim të shuar në sekondë.
Kjo mua mu duk sikur ka qenë 20 minuta dhe besoj se ka qenë aq. Ndoshta dhe mu duk mua, sepse mu duk sikur nuk po mbaronte kurrë. Ai vazhdonte të bërtiste, të gjuanin mbi makinë, nën makinë, pas 20 minutash më iku kallashi nga koka dhe ja hoqën kallashin atyre të dyve. Shoferi im nisi t’i jepte pak gaz makinës, unë nuk i thosha as jepi as mos i jep sepse asnjëri prej nesh nuk e dinim se çfarë të bënim dhe filluam të ecnim avash avash me 4 dyert e hapura, po prisja të kërciste plumbi pas koke, por nuk ndodhi dhe pastaj mbyllëm dyert.
Në televizor shkruhej antentat ndaj Jozefina Topallit, në shtëpi Megi me Genarin po luanin. Megi shikon në televizor dhe e lexon me zë të lartë, ky e dëgjon dhe fillon të qajë mama, mama. Nga ai përjetim i keq, ai nuk binte të flinte se thotë kam frikë se mbase nuk e dëgjon baba dhe mbet mami pas dere.
Në një moment të intervistës kur ajo po fliste për nënën, u përlot dhe ndërhyri Mirela Milori duke thënë se në parlament ajo ishte një grua e fortë dhe madje zoti Balla nuk duhet të ketë ndonjë përvojë tjetër që dikush t’i thotë “ Kapeni për zhele dhe nxirreni jashtë”.
Mirela Milori: Gjatë kohës në parlament keni qenë një grua e fortë, e ashpër. Zoti Balla s’besoj që dikush tjetër t’i thotë… Atë batutën e famshme që është bërë tani, batutë… (qesh).
Jozefina Topalli: Nganjëherë të shet një fjali që… Unë kujtoj që kishim të ditën e buxhetit. Gjithmonë kur ishte buxheti, kishte 10 orë debat, aty kishte sulme nga të gjitha anët, që kryesisht pas kryeministrit, vinin tek unë dhe në një moment të caktuar, pas 10 orësh seancë pa u ndal, sigurisht që edhe njeriu lodhet, edhe presioni bën efektin e vetë. Por unë i them një gjë, nëse ky është mëkati im i vetëm gjatë 20 viteve, ky është një kompliment, kështu që unë e kam kapërcyer në mënyrën time.
Jozefina Topalli ka folur më gjatë për jetën private, fëmijërinë dhe karrierën e saj në politikë. Ajo ka treguar se kur ishte e re, nuk i dhanë mundësinë e shkollës, pasi familja e saj kishte një emër të keq në atë kohë, kështu u detyrua të punojë në bujqësi tek stacioni i misrit. Për të kjo punë ishte tepër e vështirë, por ishte e detyruar të bënte çdo gjë që të kujdesej për familjen e saj.
Jozefina Topalli: Ai më ndihmoi për të filluar punë tek stacioni i misrit si punëtore bujqësie.
Mirela Milori: Çfarë pune ishte?
Jozefina Topalli: Mbillja, rralloja, mbaja thasë që shkarkoheshin me misër, të gjitha punët e bujqësisë që kanë ciklin e vetë, nga pranvera deri në vjeshtë ishim në fushë dhe gjatë muajve të dimrit në fusnin brenda nëpër magazina për punët e tjera. Viti i parë ishte më i vështirë, kur na jepnin rreshtat për të rralluar etj etj, ato zonjat e fshatit e bënin shpejt e shpejt rreshtin dhe unë mbetesha në fund, ato ishin aq të mira sa ktheheshin me ndihmonin për të mbaruar rreshtin dhe më thoshin, hajde mos u mërzit. Ka qenë një eksperiencë që më ka dhënë mundësi për të kuptuar jetën e fshatit në atë kohë, pavarësisht se ne ishim të varfër, ata të fshatit ishin eksremisht të varfër.
Mirela Milori: Nga Shkodra vije në fshat, kjo vajza e fisshme e bukur, elegante dhe më pas shkoje atje dhe merreshe me brigadierin, si u jetua kjo?
Jozefina Topalli: Vitin e parë unë e laja me lot tokën ku punoja. Pastaj fillova të adaptohesha, kur nuk ke asnjë mundësi tjetër, ti je e detyruar që të bësh çdo gjë për të ndihmuar familjen. Do kujtoj një moment që më vjen të qesh tani por në atë kohë e kisha hall të madh.
Kur shkova në bujqësi unë mora një kapele dhe ato më thanë hiqe kapelën, do marrësh një shami të bardhë sepse dielli të dëmton fytyrën se do punoje 8 orë aty. I thashë jo shami nuk vë në kokë, po ato gratë ishin shumë të mira, përpiqeshin që të shpjegonin se do më mbronte fytyrën. Aty refuzova dhe vazhdoja të mbaja kapelën time, e ato më shihnin me çudi.
Një ditë të bukur na tha ai që ishte brigadier, hipni në karrocë që ishte me kalë dhe do shkonim në disa parcela që ishin në një fshat tjetër. Do i binin nga qyteti për të shkuar dhe ajo ishte tmerr për mua sepse thashë do më shohin në qytet me karrocë më kalë. Thashë o zot inshallah po bie shi që të ul kapelën që mos më njohin aty. Tani më vjen për të qeshur, kur i kujtoj gjërat e tilla por ashtu ishte koha.
Gjatë intervistës me moderatoren Mirela Milori Jozefina ka treguar këshillat që nëna e saj i jepte kur e shihte në parlament dhe historinë e prindërve të saj. Ajo ka treguar se prindërit kanë një diferencë prej 20 vitesh bashkë dhe kur babai i saj doli në pension ishte shumë e vogël.
Jozefina Topalli: Ka punuar shumë gjithë jetën, ka një histori shumë të veçantë me babain tim. Në një farë mënyre për shkak të kësaj ka qenë kolona e shtëpisë, ajo ka punuar për të na mbajtur ne, për të na inkurajuar që të mësonim, ka qenë shumë strikte, por në të njëjtën kohë nuk e kam dëgjuar kurrë të çojë zërin, asnjëherë në jetën time. Do të të them një sekret, kur isha në parlament, dy fraza më thoshte, “kam frikë moj bijë se mos të të bëjnë gjë” dhe pastaj thoshte “mos shaj të lutem, mos i thuaj gjë atyre”. Kështu që është një brez shumë interesant, kanë pasur një edukatë shumë të thellë. Ka një diferencë shumë të madhe në moshë me babin.
Mirela Milori: Më the që ka një histori të veçantë me babain tuaj, cila është?
Jozefina Topalli: Kanë pasur 20 vite diferencë në moshë, kur unë kam lindur dhe kam qenë e dyta në familjen tonë, babai ka qenë 54 vjeç. Babai ka lindur në Shkodër dhe shumë herët kanë shkuar dhe jetuar në Tiranë, kanë pasur një vilë sepse babai i tij ka qenë në funksione të rëndësishme. Pastaj ka shkuar së bashku me vëllezërit dhe hallat e mia të gjithë në Itali dhe kur është kthyer ka filluar punë në Bankën e Shtetit. Në 45-ën pastaj, dy xhaxhallarët e mi edhe pse ishin shumë të ri morën dënimin me pushkatim dhe babain e dënuan nga Tirana.
Pavarësisht se ishte ekonomist dhe një nga njerëzit më me integritet, u kthye në Shkodër dhe e çuan të punonte në hamall, të mbante sapunët, nuk e di se çfarë punë bëhej. Arrkat e sapunit, t’i ngarkonte, t’i shkarkonte etj. Ai nuk pranoi të martohej sepse me rrogën që kishte, donte të ndihmonte vëllezërit e tij që pastaj u dënuan burgim të përjetshëm dhe bënë nga 25 vite burg. Deri në një moment që thanë po ne u shuam si familje dhe kështu që është martuar vonë, ka pasur diferencë me nënën dhe unë kam qenë shumë e vogël kur ka dalë në pension, pastaj pësoi një paralizë, kështu që ishte nëna që i jepte kurajo, forcë.
Ke vujt nga rregjimi kriminal komunist, por perseri me komunistin me te qelbur, dhe kriminelin e lindur Sali Berisha u bashkove,fatekeqesisht u bere si ai, do zoti ke vene mend.
Eh buçe bu.., eh buçe buçe lara lara
Se un per ty, se un per ty veç kam ndigju te palarat
E hajde pak, e hajde pak edhe aftrohu
Qe te te them, qe te te them ik e qerrohu
Eh lule lu, eh lule lule maçë maçë!!!!!
Ok eshte 8 marsi sot,,Urime gjithe grave,nenave,motrave,,por kjo e peshtire me emer shume te bukur Xhozefina eshte shembulli me kuptimplot se si nuk duhet te jete nje femer sot.
Lutje me lot krokodili per Salen qe ta marre prape Xhozin me vete si dikur …ne mesnate. Psikopate!!!
Sa qesharake eshte kjo bunder
nuk i vjen turp qe thote e lava token me
gjak se u arrestua nje kriminel
Jozi! Te te vije turp per keto qe po ben edhe thua,por edhe shume turp apo duhet te dalesh para drejtesise per krimet qe bere me Saliun duke e mbeshtetur ate ne krimet tuaja! Por krimi me i madh ishte lufta e re e kllasave qe hapet me Brrishen! Ne Shkoder ate kohe vetem ju ndertonit te tjeret i kishe bllokuar me anen e Sali kriminel tradhetarit!
Ik moj shtaze!, Mjafton te shohesh ato videot kur ishe Kryetare e Parlamentit per te kuptuar sec njeri je… Mos na u shit me e virgjer se Madona, Populli te njeh shume mire se c’prodhim je.
E dinte komandanti cfare bundre ishe qe te vuri ne kanal, kete e vertetove kur i kapje per zhelesh ne parlament. Tani hajde shaje enverin qe si ka njohur keto monstra?
Nuk me impresionon se 70%e popullsise ben ate jete te naytrshme, mirepo Jozefina dje bridhte maje motorave ne Kuvajt dhe drejtonte parlamentin shqiptar e cilindo qe kishte perpara e merrte prej zhelesh, ndersa to grate qe punoi dikur bashke me to sot jane larg saj
Ajo brodhi gjithe boten dhe me shume e kaloi kohen ne ajer se sa ne toke, ndersa ato grate ndoshta edhe sot vazhdojne pune te tilla . Keshtu qe Jozefina e leshon shtete oke sot, prandaj ato qe kaluan harrohen. Por nje gje eshte: eshte bashkefajtore per krimet e bera gjate gjithe kohes dhe s’jane pak. Jane krime monstruoze te pakten qe nga 1997 e ketej. Kohet qe jetojme mua me çudit se kriminelet i kemi perballe dhe vazhdojne te na kercenojne!
Moj Topallka e Shkodrës, ti e ke injorancën në gen, kot lodhesh me teorizime prej injoranti. Fakti që ti u lidhe me njeriun më antishqiptar të kombit tonë, Sali Berishën, mjafton për të vertetuar injirancën tënde.
Shko dhe laj zhelet në shtëpi, nuk je për politikë ti.
Kjo Xhozefina eshte nje cudi e vertete!
Kur lexon se sa ka “vuajtur” dhe cu ka bere te tjereve kur ishte ne pushtet, bashke me Sali Berishen, mendon se ajo eshte nje engjell me dhembe cakalli.
I dhemb bytha e vet, por ka qejf te kafshoje te pafuqishmit. Shprehja e saj lapidar “kapeni per zhele”, eshte pikerisht kontradita e saj midis kush eshte ajo dhe kush jane te tjeret. Ajo eshte kunder zheleve, jo kunder padrejtesise…
Sa vete hoqe nga puna ti Xhozefine dhe i le ata te lajne rruget me lot duke shitur banane rrugeve? A te kujtohet se si zhvillove luften e klasave kunder “komunisteve” dhe vlonjateve? Edhe sot i ndan vlonjatet ne te mire dhe ne te liq. Nuk ka sac ndarje ne popull, or ti injorante!
Mos fol vetem per bythen tende se sa te dhemb! Nuk na ben ne dot per te qare se e dime se kush je.
Pale po na flet edhe per familjen tende me vlera humanitare, sikur familjet tona jane pa vlera. Familja eshte familje or taj ZXhozefine dhe gjeja me e shenjte per kedo. Prandaj mos fol si nje vampir dhe kupto se nuk ka sac familje te “medha” dhe te “vogla”. Keto jane thjeshte mentalitet primitiv…. Haron zonja Xhozefine se zoti i ka bere te gjithe njelloj. Si ata me familje te “mira” dhe ata me familje te “keqia”, meritojne respect dhe te drejten per te jetuar. Ne te kunder ti je ne shpirt jo vetem me luften e klasave, por edhe me luften e vampireve.
Kur flet kershtu dukesh identike si Monika dhe ju mungon vetem filxhani i kafese per te hedhur fall si arrixhofkat. Genjeshtare ne shpirt qe perdridhes si neperke.
I ke dhjere temen gjate kohes ku ishe ne pushtet,ke abuzu sa ke mundur,e tani kerkon perseri vota,nuk ke turp po ty te ka plasur cipa fare,ik se na neverite.
Paske qare kur punoje ne bujqesi?! Po për ata të tjerët që punojshin me ty a të vinte keq vallë?! Po respekt për punën në bujqësi a duhet me tregu njeriu?!
Trimja e xha Brahos nuk ia beri syri terr kur i vune kallashin tek koka perralla.Ja qene tjetri qe thjesht e la te lire vetem kaq.Pastaj Jozi ia ktheu nderin i ra kryw e terthor botes dhe me koncesionet e laptopeve dhe rimodelimin e piramides u largove pasi mbushe xhepat.Lulka ka shume te meta por ty ama ti futi kembet ne nje kepuce
Hajde duro kete llapaqene me sali komunist kriminelin ne parlament qe nuk dine gje tjeter pervec fjalorit te tyre te ndyre e sharjeve nga pragu shtepis.
Keta plehra ne 30 vjet nuk i zgjidhen asnje problem vendit dhe popullit.
Keta mbushen xhepat dhe qefet e tyre
Pse nuk e pyeti zonja Milori , per besnikerine e verber ndaj Sali Berishes ?
Ne nje studio televizive , kjo neperka , kur eshte pyetur per gabimet e Saliut ne
vitin 1997 eshte pergjegjur “Sali Berisha ka ba vetem nji gabim , qi nuk iu dha
plumbin ballit ketyre te P.S. -se ” . A mund te quhet femer kjo egersire shpelle
qe tani kerkon serisht pushtet ?!
Jozefina Jozefina, ty dhe familjes tënde jua ka nderruar ADN-në xhaxhi Enver dhe shoku Kadri, aqë shumë, sa ti dhe familja jote e doni dhe e rrespektoni PPSH-në edhe sot në mënyrë fanatike. Çdo njeri gabon në jetë, por kur e kupton gabimin e ndreq atë ose kthen rrugë. Po ta supozojmë që ti në fillimin e jetës tënde politike nuk e ka njohur Sali Berishen, mundemi të kuptojmë fanatizmin tënd në atë kohë. Por tani të hash mut duke pikturuar me lule surratin e Sali Berishësn, shumë njërëz nuk e kuptojnë, por shumë e shumë të tjerë që kanë bërë shkollë dhe ndër ta edhe psikologë e psikiatra, shofin në personin tënd të semurin psiqik i prekur nga “sindroma e Stokholmit” ku i torturuari pas pak kohe fillon ta duaj torturuesin e tij. Po konstatoj që xhaxhi Kadri ti paska qirë robt e shtepisë në kohen e vet, dhe me gjith familje e dashuroni psiqikisht spihunin e tij Sali Berishen. Si ka mundesi ta duash edhe tani kur dihet me fakte që ka vrarë Shqiptarë e Kosovarë pa asnjë faj. Ti e din shumë mirë që Sali Berisha është një trafikant droge. Ti e din shumë mirë që edhe Azem Hajdari ka qënë syri dhe veshi i sigurimit edhe në levizjen e studentëve. Kjo dashuri spjegohet vetem me faktin se si S B ashtu edhe A H, kanë qënë thikat e sigurimit të PPSH-së dhe si të tillë ti i ke dashur dhe i don. Keto që thua janë gënjeshtra, që ju qenjt e vegjel të PD-së po i perdorni shumë, ti gjakun në flokë kur arrestuan Sali shkerdhaten, kurse xhepisti Sali Lusha ja fshinte kokrrat e lotit Sali pederit kur e vrau ai vetë Azem Hajdarin. Nuk jam Shkodran, por e di një këngë puro Shkodrane për pranveren që po vjen, dhe në shenjë rrespekti për ty po ta dedikoj : ERDH PRANVERA PJELLIN MICAT—KNON BILBILI GËM MË GËM— JOZEFIN TI HANGSHA CICAT— E TI HANGSH KARIN TEM.
Prap kjo ne politik, pu pu puuuuuuu, zor se rregullohet kjo shqypni
Me kujtohet nje rast , ne nje miting qe behej ne nje zone te Shkodres ,
Saliu si nje egersire e vertete fliste me nje urrejtje te pa pare per
opoziten e atehereshme dhe e kercenonte se do t`i tridhte lideret e
opozites (do tiu kepuste koqet ), kurse Zhelefina ne krah te tij ne tribune
mbante nje femije para vetes , qeshte dhe si e “turperuar” kthente
koken anash . E tille femer eshte kjo , qe komandonte nje qind e
katerdhet burra ne parlament .Disa deputete te PS-se , duke folur
mes tyre , thoshin qe Zhozi e quajti edhe veten burre !
E çuditshme me ju te Gazetes Tema. Mjafton te jete kunder Bashes dhe ju i krihni bishtin, harroni qe kjo eshte Jozefina e zheleve…??????
Nuk lë UFB-ja shteg të lirë. Edhe këtë e sponzorizoj për sado pak kontribut antishqiptar të japi.
pille zhelefin ; shkodra si venecja; se nuk i kishte hy uje ne bythe bundres; e fliste dokrra; hajdute e papare :
Dashnorja e Hysen Gegës ke kenë! Nuk ke punu në bujqësi,po nën tavolinën e drejtor Hysenit
Per punen ne bujqesi, i ke ekzagjeruar pasi ti xhoz ke punuar ne laboratorin e institutit te misrit e orizit me profesor Hysenin deri sa ai u transferua ne Dajc dhe me profesor Ahmet Osjen. Aty veshtiresia me e madhe ka kene me numrue kokrrat e misrit me i peshua. Ne parcelat ke dale vetem me ba matje biometrike te bimeve. Te fala.
ja me ne Funde e Mora Vesh:ILir-Floriri Hajduti paska “Arrestuar” Sali Berishen…???????????Hera e Pare qe e degjoj ne Shqiperi jetoj dhe jo ne Hene..
Jozi, për zhelet te njohin njerezit sot, dhe per mikun që fute për ne ambasaden e Parisit…
Provinciale ishe dhe provinciale mbete, më mirë rri ne Shkoder e jep mësim në Universitet, se politika iku, s’e ke më Saluin të të mbrojë…
ish agjente e sigurimit shqiptar Nje maloke e peshtire dhe injorante
Prandaj jemi ketu ne….sepse na kane drejtuar karrociere..berbere…jo intelektuale te vertete…
zhelefin ti je nji gjarpen helmues ti je e pa fe ti je femna ma e urryeme qi ka shkodra .
pse nuk flet nji fjale per sali kriminelin
Sepse sta mane bytha thojme ne nga shkodra mir bani lorenc luka qe te ra mohit
Ku i ke trimat qi te vijshin mbrapa zef gjon e kompanija bela
DO i vrane e tjeret sot jane by the lepirsit e bashes pse ti e urren romeo gurakuqin se asht me aktiv e me inteligjent se ti
TI je nji hakmarrse nji hije e zeze ti ke nji shpirte te keq
pse more vjzen e nji komunteje ne vitin 2008 dhe e fute ne pune ne parlament pse nuk more motren e Rini Monajkes deshmorit te demokracis i cili vdiq nga turturat e zylyftar ramizit me shoke
Pra ti je e destinume prej te madhut Zot me i pague tana poshtersinat qi ke ba
Kot e ke Xhozi,nuk na mallengjen dot. Si mund te jesh grua e mire ndersa ke jetuar e ke sunduar gjatè ne politike me kryekriminelin Berisha!!!!!!
Pastaj te paskesh ardhè turp te te shihnin njerezit ne nje qerre me kuaj dhe duke punu ne ara. Pse ,si e mendon veten ti ( se paku ne ate kohe kur njerezit ishin te barabarte),pse duheshe te diferencoheshe nga grate e tjera??!!
Apo ato nuk ishin njerez? Atyre sduhej tu vinte turp kur punonin e ty po?!
Kot e ke ,je e provume.
zhele ti je deshmitare e te gjitha poshtrsinave qe ka ba sali mutti
pse nuk flet ti je aktore hollivudjane mir thot Rama
ti je femna ma shpirt zeze qi ka globi