Lista e LSI-së e mbushur me të arrestuar për vrasje dhe kandidatë me dosje në SPAK

8 Mars 2021, 17:58Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë sfiduar kërkesën me natyrë ultimative të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kandidatë të pastër në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit.

Lista e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim rezulton e mbushur me njerëz të arrestuar për vrasje në rrugë, të akuzuar për vrasje të bujshme, nga ish-kryebashkiake me dosjes në SPAK, teologë të dyshimtë, nga pijanecë etj.

Pjesë e listës së LSI-së janë edhe fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ‘djegur’ nga Vetingut, të kallëzuar dhe të arrestuar për korrupsion.

Vojo Bregu

Në listën e Tiranës, ndonëse larg vijës fituese, Meta dhe Kryemadhi kanë përfshirë edhe Vojo Bregun, ish-sekretarin e përgjithshëm në Ministrisë së Bujqësisë kur drejtohej nga Edmond Panariti. Sot në duar e SPAK ka një dosje me 500 faqe për Vojo Bregun, i kallëzuar për afera në Ministrinë e Bujqësisë, sidomos me tendera, për të cilët i bënte letrat që t’ua jepte ‘miqve’.

Miranda Rira

Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit Miranda Rira, për të cilën është depozituar në SPAK një dosje për shpërdorim detyre, është vendosur nga Monika Kryemadhi e gjashta në listë në Qarkun e Elbasanit. Rira do mbahet mend gjatë edhe për ‘pushtimin’ e Bashkisë së Përrenjasit me tarafin e saj, një mentalitet ky tipik i LSI-së.

Ermir Gjinishi

Monika Kryemadhi ka renditur të tretin në Elbasan, teologun Ermir Gjinishi, ish-nënkryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar, i arrestuar më parë si i dyshuar për vrasjen e Sali Tivarit në vitin 2002, një zyrtar i lartë i KMSH. Gjinishin e larguan nga KMSH në rrethana të paqarta, ndërsa ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj Komunitetit dhe drejtuesve. Departamenti Amerikan të Shtetit, në një dokument të vitit 2004, thekson se për vrasjen e Sali Tivarit autoritetit kanë arrestuar Ermir Gjinishin, i cili më pas u la i lirë. Sipas dokumentit, Gjinishi mbështetej nga fondacioni Al Haramain, me lidhje të forta me grupet ekstremiste.

Sokol Skura

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kandiduar të pestin në Elbasan Sokol Skurën. Kandidati i LSI aktualisht ndodhet në qeli, pasi u arrestua në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Pritet që Skura të dalë nesër para gjykatës për veprën penale ‘Drejtim i mjetit në gjendje të dehur’. Skura është arrestuar edhe në 2015 për vrasjen e një kalimtari në gjendje të dehur, në Mengël të Elbasanit, por nuk është dënuar nga gjykata. Skura ka qenë nëndrejtor i Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Partia Socialiste e largoi në vitin 2015, pasi u akuzua për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.

Esmeralda Demiraj

Monika Kryemadhi ka zyrtarizuar Esmeralda Demirajn kandidate të LSI-së në Tiranë. Ajo është e bija e ish-prokurorit Skënder Demiri, i cili u arrestua në shtator të 2020 së bashku me gjyqtaren Mimoza Margjeka, me urdhër të SPAK, për një rast të dyshuar korrupsioni në drejtësi. Demiraj u la më pas në arrest shtëpie.

Aldi Fusha

Aldi Fusha është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të LSI në Tiranë, ku është renditur i 12-ti. Aldi Fusha është djali i ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, i cili u largua nga drejtësia në shkurt të vitit 2019 nga frika e Vetingut, sapo Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dërgoi dosjen e verifikimit dhe i kërkoi të justifikonte pasurinë. Komisioni i Vetingut e ka kallëzuar penalisht Petrit Fushën.

Edmond Ndou

Monika Kryemadhi ka vendosur Edmond Ndoun të dytin në listën e Shkodrës. Ditët e fundit Ndou ka nisur një fushatë marketingu, për të nxjerrë në pah ‘vlerat’ e tij. Ministria e Drejtësisë njoftonte në vitin 2017 shkarkimin e Ndout nga detyra Regjistruesin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër dhe kallëzimin e tij në fushatë, për veprën penale të përfshirjes në kundërshtim me ligjin në fushatën zgjedhore. Në atë kohë ministër Drejtësia ishte Gazmend Bardhi. Nuk dihet se çfarë është bërë me këtë kallëzim, por sot Bardhi dhe Ndou janë në një front.

Ardian Alushi 

Në listën e kandidatëve të LSI-së në Fier është përfshirë Ardian Alushi, ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë. Në vitin 2018, Alushi është kallëzuar penalisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, për një dëm të shkarkuar shtetit me vlerë 21 milionë euro.

Erald Alika

Erald Alika është pjesë e kandidatëve për deputetë të LSI në Gjirokastër. Ai është arrestuar vite më parë nga policia, pasi në makinën e tij u gjet një armë zjarri kallashnikov, i cili më pas rezultoi se i përkiste shokut të tij Olti Zekaj. Dy të rinj u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta. (Shqiptarja.com)

8 komente në “Lista e LSI-së e mbushur me të arrestuar për vrasje dhe kandidatë me dosje në SPAK”

  1. Tr says:

    HAHAHA PO I HAPEN PETE LAKRORIT. I DOLI FYTYRA E KORRUPSIONIT GATI 30 VJECARE.

  2. askush nuk e ble dot te kaluaren e tij says:

    Hajde, hajde kush flet, TemA!
    Edi Rama futi deputete, ore deputete me precedent penal!
    Apo i harruat Frrok , Preng, Ndok, malok dhe se fundi kartelen e kuqe per malok Tomken qe Rama e postoi si…kryetar te PSD!

  3. Anxhelo says:

    Baxhella te korruptuarit do zgjedhin kriminelet kush i shkon tjeter prapa asaj por do marin lesht vota se lesh e li eshte dhe vet

  4. raul says:

    Gjithe shqiptaret kane njohur tashme listen e humbesve te medhenj te sektit naziskin te Jales. Gjithe hajdute drogaxhinj, te akuzuar per vjedhje, deri dhe per vrasje kane gjetur strehe tek kjo bande e Nafije dybekut qe e ka marre rrugen e mutit dhe po shkon me shpejtesi drejt shkermoqjes totale deri me 25 prill kur do marre dhe goditjen perfundimtare nga populli shqiptar duke e derguar ne koshin e plehrave te shqiperise gruan me kryqe te thyera si nje plake 78 vjecare dhe me te urryeren ne planet.

  5. Toni.D. says:

    E cfare mendoni ju.. qe kjo leshverdhja do gjeje ndonje person me mire se vetvetja…??? Rrofte t .vasili arma berthamore e politikes shqiptare haaa.

  6. Pilo Lala says:

    Iliri dhe Monika jane te sigurte qe asnje nga ata nuk fiton.
    LSi nuk merr me shume se 2 mandate.

  7. Viola says:

    Po pse cfare prisnit.? Ky eshte rrethi politik , shoqeror, familjar dhe ekonomik i klanit te Likes.

  8. Partia e tepsise dhe kusise LIS-i says:

    Nje Pyetje fare e Thjeshte:Kur jane te Inkriminuar..apo Pleskur..KQZ Pse i Pranon???Pse nuk Refuzohen???apo Albanistan hesapi??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje