Njësoj si katër vite më parë: Lulzim Basha e zyrtarizon listën e kandidatëve në mesnatë

8 Mars 2021, 18:59Politika TEMA

Ashtu si katër vite më parë, Lulzim Basha pritet ta zyrtarizojë listën e kandidatëve për deputetë vetëm në sekondat e fundit.

Ai ka njoftuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar në darkë vonë, pas orës 22:00.

Nuk dihet përse Basha pret momentet e fundit të afatit zyrtar për dorëzimin e emrave të kandidatëve, kur ato mund të ishin mbyllur me kohë.

Ndoshta është presioni i kunatit për të reflektuar, nga ata që duan të futen në listë.

Kanë kohë deri në mesnatë, të derdhin shumën e kërkuar në borderonë e kunatit.

1 komente në “Njësoj si katër vite më parë: Lulzim Basha e zyrtarizon listën e kandidatëve në mesnatë”

  1. ganidibra says:

    Sa turp. Cfare barbari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje