Parimet kryesore, Patozi për ekipin e 25 prillit: Listë e hapur, figura të pastra. Të gjithë kandidatët do t'i nënshtrohen verifikimit të Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit

8 Mars 2021, 19:34Politika TEMA

Bordi Drejtues i Bindjes Demokratike miratoi sot listën e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit, parimet e kandidimit dhe të përfaqësimit, si dhe programin për zgjedhjet e 25 prillit, i cili do të publikohet ditët në vijim.

“Parimi ynë bazë në këto zgjedhje mbetet lista e hapur, i cili është kushti i parë që duhet të plotësojnë të gjithë ata që kanë pranuar të kandidojnë në siglën tonë.

Të gjithë kandidatët e Bindjes Demokratike zotohen se, pavarësisht renditjes në listë, në çdo rast, mandatin do ta marrin ata kandidatë që kanë siguruar më shumë vota preferenciale se të tjerët brenda zonës zgjedhore. Për këtë arsye, të gjithë kandidatët e Bindjes zotohen se do të tërhiqen në cdo rast nga mandati i deputetit, nëse një tjetër kandidat brenda listës ka siguruar më shumë vota preferenciale.

Një tjetër parim, që u miratua në mbledhje është barazia absolute e të gjithë kandidatëve midis njëri-tjetrit. Që do të thotë se numri rendor në listë ka vetëm vlerë konvencionale dhe jo detyruese në shpërndarjen e mandateve. I njëjti parim vlen edhe për kryetarin e partisë, i cili do të garojë vetëm në një zonë zgjedhore dhe jo në 4 të tilla, duke mos e shfrytëzuar mundësinë, që ja njeh ligji zgjedhor.

Një tjetër çështje që u diskutua në mbledhje ishte integriteti i përfaqsuesve të Bindjes Demokratike, të cilët janë zgjedhur të jenë figura të pastra në aspektin moral dhe ligjor.

Të gjithë kandidatët e Bindjes Demokratike janë individë të paakuzuar ndonjëherë për ndonjë aferë korruptive, probleme me ligjin e dekriminalizimit dhe të shkuarën  komuniste.

Për këtë shkak pjesë e listave të kandidatëve tanë janë përzgjedhur të jenë vetëm individë që nuk kanë pasur kurrë probleme me ligjin e dekriminalizimit apo ndonjë akuzë ligjore për korrupsion.

Ndërkohë bordi vendosi me unanimitet që e gjithë lista e kandidatëve të Bindjes Demokratike do të dërgohet për t’u konfirmuar nga autoriteti për informimin mbi dokumentat e ish-sigurimit të shtetit”, nenvizon Astrit Patozi, koordinator i Partise Bindja Demokratike!

2 komente në “Parimet kryesore, Patozi për ekipin e 25 prillit: Listë e hapur, figura të pastra. Të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit”

  1. Pilo Lala says:

    Ky Patozi mendoj qe duhet te marri nja 40 deputet me kete ekip te shkelqyer, te pa inkriminuar.
    Me sa duket kandidatet jane marre nga kopshti, ata nuk kane asnje proces te hapur..

  2. Ppp says:

    Z.patozi
    Nqs don vertete figura te pastra o merri sapo kan kryer studimet dhe skane pasur asnje pozite gjithashtu te mos jene bij funksionaresh
    Ose thirri nga mergata (natyrisht brezin qe ka kryer sudimet nga klasa e pare gjer te e fundit)
    Jam i binur pastaj qe denigrimi i kandidateve tuaj do jete vetem nga ana estetike se pa i denigruar as mos te shkoi mendja
    Besoj se me lista krejt te hapura dhe me figura te pastra partia jote do rritet pa tjeter
    Sukses nuk eshte qe te fitosh me doemos kushedi se cfar por zgjedhjet qe do vijne do detyrohen ti hapin listat te gjithe sepse do shihet qarte diferenca e nje partie me lista te hapura dhe atyre qe jane vetem numra
    “Suksesi me i madh i demokracise jane rregullat e lojes sesa vete loja”
    Suksese…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje