Zgjedhjet e 25 prillit, Facebook paralajmëron partitë shqiptare: Transparencë me sponsorizimet

9 Mars 2021, 09:26Politika TEMA

Partitë politike shqiptare duhet të bëjnë transparente mënyrën se si financojnë reklamat e tyre politike në rrjetin social Facebook para zgjedhjeve të muajit të ardhshëm.

Kështu është shprehur të hënën vetë kompania Facebook.

Sipas një deklarate të publikuar prej Facebook thuhet se: të gjitha reklamat elektorale dhe politike në Shqipëri duhet të vijnë nga reklamues të autorizuar dhe të përfshirë ‘Paid for by’ disclaimers,’ që nga kjo e enjte si dhe të autorizuara në vend, raporton Associated Press.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë planifikuar të mbahen më 25 prill dhe të dy partitë e mëdha, socialistët dhe demokratët paraqitën listat e tyre zgjedhore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje