Ish anëtarja e kryesisë së PD: Basha përveçse përtac, bëri partinë e vet që i duhet ta ketë biznes për dekadën tjetër! Asnjë ndryshim nga 2017

9 Mars 2021, 10:53Politika TEMA

Endira Bushati, ish anetare e kryesise, Keshillit Kombetar te PD dhe e ish-kryetare e AMA gjatë qeverisjes së PD e ka konsideruar listën e kandidatëve për deputetë të propozuar nga Lulzim Basha si një “gjë të gjykuar”.

Bushati thotë se lista e PD nuk ka asnjë risi të ndryshme nga ajo e 2017, dhe si e tillë, është hedhur njëherë në elektorat dhe nuk ka fituar,

Madje, Bushati shkon edhe më tej me akuzat ndaj Bashës, duke thënë se është thjesht një “përtac” që i është lënë në dorë një trashëgimi e madhe, porse e ka kthyer në një biznes të vetin për dekadën e ardhme, duke aluduar se me këtë listë, PD nuk ka gjë në vijë.

Postimi i plote i Bushatit:

Është parimi “jo 2 herë mbi të njëjtën gjë”. Parim dhe i së drejtës nga rrjedh parimi i “gjësë së gjykuar”. Lumi nuk kalon 2 herë në të njëjtin vend – është shprehja e vjetër. Lexova Listën e PD-së. M’u duk po aq “fituese” sa ajo e 2017.

Teksa, Topalli, në 2 muaj parti, përbën risinë e këtyre zgjedhjeve me një ansambël profesorësh, intelektualësh, të rinj e të rejash të shkolluar në Perëndim, duke respektuar kërkesën e publikut për ekspertizë, qytetari e ndryshim.

Teksa, një Ramë i lodhur e i konsumuar, kthen përmbys gjithë PS-në, vë “në fije të perit” gjithë “të sigurtët”, që të lodhen nëse duan mandat,  që dëshmon ambicien, nervin, energjinë për të fituar “me çdo kusht”.

Basha, pasi mori “të rrëzuarit” e Komisionit Nishani-Ruli, pasi gënjeu se deputetët do t’i zgjidhnin demokratët, pasi u tall me gjysmën e Kryesisë, përsëri në 12 të natës, nxori listën e vet. Hoqi disa, vuri disa, Por ASGJË E RE! Asgjë inspiruese, që të ngjall shpresë, që “s’ke ç’i thua”….

Emra të ndryshëm, zëri i njëjtë….ai i Kryetarit. Kjo Listë është “gjë e gjykuar”!

Zgjedhësit e kanë “gjykuar” një herë në 2017!

Asnjë çudi për mua e të tjerë: Basha, përveçse përtac, si çdo trashëgimtar që i lihet pasuri e madhe, as nuk di, por as nuk do!

Ai bëri partinë e vet, që i duhet ta ketë biznes dhe për dekadën tjetër!

1 komente në “Ish anëtarja e kryesisë së PD: Basha përveçse përtac, bëri partinë e vet që i duhet ta ketë biznes për dekadën tjetër! Asnjë ndryshim nga 2017”

  1. popull del prej pyllit says:

    PD e Berishes qen plake , kriminel , hajdut ; Basha ashte figurat; nuk ka timon ; ashte negativ , si qeni plak .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje