U kap i dehur në timon, gjykata e Elbasanit jep vendimin për kandidatin e LSI

9 Mars 2021, 11:05Politika TEMA

Gjykata e Elbasanit ka vendosur detyrim me paraqitje për kandidatin e i Lëvizjes Socialiste për Elbasanin, Sokol Skurën.

Ai u arrestua mëngjesin e kësaj të henë pasi u kap nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

42 vjeçari Skura edhe në vitin 2015 është arrestuar nga policia, pasi ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari.

Edhe në atë rast Sokol Skura ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Në listën zyrtare të publikuar nga LSI gjatë kësaj të hëne Skura rezulton të jetë i pesti në renditjen e kandidatëve për deputetë.

1 komente në “U kap i dehur në timon, gjykata e Elbasanit jep vendimin për kandidatin e LSI”

  1. Koli says:

    Ah drejtesi leshi.Ne te gjithe Boten kur je i dehur ne rradhe te pare te hiqet patenta per nje kohe te gjate,deri dhe 5 vjet ,dhe e dyta kur ben aksident ne gjendje te dehur vjen dhe denimi me Burg,te pakten 15 vjet.Vetem ne Shqiperi eshte e kunderta,del i pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje